Meta takim me krerët e LSI së rretheve

Meta takim me krerët e LSI së rretheve

” Meta takim me krerët e LSI së rretheve

Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta 
“Në radhë të parë do të doja t’iu uroja të gjithë mësuesve mësueseve veçanërisht pedagogëve dhe pedagogeve gëzuar Festën e 7 Marsit. Këtë e ka bërë në emrin tonë edhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe unë nuk mund të rrija pa iu bashkuar këtij urimi për të gjithë ata që për gjenerata të tëra kanë punuar dhe punojnë pikërisht për të formuar dhe edukuar me ndjenjat e atdhedashurisë por edhe të lirisë të drejtave të njeriut humanizmit gjenerata të tëra. Aq më tepër kur ky proces është shumë i rëndësishëm në ditët e sotme dhe për të ardhmen. 
Së dyti është kënaqësi që takohemi sot jo vetëm me kryetarët e LSI-së në rrethe por edhe përfaqësuesit e LSI-së për të gjitha KZAZ-të kur tashmë edhe procesi i kompletimit të administrimit zgjedhor po përparon. Sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm të përmbylljes së përgatitjeve paraelektorale që do të thotë se përgatitjet e deritanishme përbajën një bazë të sigurt për fushatën por mbi të gjitha për procesin. Dua të theksoj rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve rëndësinë e procesit dhe besoj se fakti që LSI ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku ajo u përjashtua padrejtësisht nga procesi i administrimit të zgjedhjeve do të japë kontributin e saj të jashtëzakonshme dhe me këtë rast i ftoj të gjithë përfaqësuesit tanë në të gjithë nivelet e administratës zgjedhore që të respektojnë vetëm ligjin dhe sigurisht të jenë misionarë të standardeve evropiane të këtyre zgjedhjeve. 
Komunitetit ndërkombëtar ka dhënë dhe jep një kontribut të rëndësishëm që jo gjithmonë është marrë në konsideratë nga të gjithë forcat politike përsa i takon përmirësimit dhe progresit të procesit zgjedhor dhe njëkohësisht ne kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar dhe sidomos me OSBE/ODIHR-in për të arritur ato progrese të cilat kërkohen edhe në rekomandimet e fundit pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Më ketë rast dunë besoj se të gjithë jemi njëkohësisht të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha që zgjedhjet e 8 majit të flasin për qytetarët dhe në interes të tyre. 
Që do të thotë se të gjitha përpjekjet që bëhen për të politizuar këtë proces nuk janë të dobishme dhe konstruktive për vetë qëllimin që kanë zgjedhjet e 8 majit në mënyrë të veçantë do të thosha janë tërësisht të pasinqerta. Nuk ka thjesht përpjekje për t’i kthyer në zgjedhje politike sepse zgjedhjet politike u bënë më 28 qershor të 2009 dhe do të bëhen më 28 qershor shto një ose hiq një ditë të 2013-s. Por në fakt pëpjekja për të krijuar goja idenë për zgjedhje politike ka të bëjë me asgjësimin e thelbit të zgjedhjeve të 8 majit dhe me vetë asgjësimin e misionit që ka vetë pushtetit vendor që ka çdo bashki që ka komunë që ka çdo këshill komune bashkie apo qarku që është pikërisht për t’i shërbyer qytetarit dhe për t’i plotësuar çdo ditë me përgjegjshmëri nevojat më jetike për të garantuar një cilësi të re të jetës dhe të shërbimeve të çdo qytetari kudo ku ndodhet. 
Mungesa e projekteve përsëritja e vetvetes pabesueshmëria e premtimeve të pësëritura sigurisht që i çon forca të caktuara politike drejt gjoja zgjedhjeve të reja politike. Deri tani në Shqipëri pra u bënë dy vjet që kanë përfunduar zgjedhjet e vitit 2009 janë bërë nja 30 herë zgjedhje të parakohshme nja 60 herë ka ikur Berisha dhe qeveria nga pushteti dhe natyrisht deri në 28 qershor të 2013-s kjo do të ndodhë edhe nja 50 apo 60 herë të tjera por për ne nuk është kjo e rëndësishme sepse çdo forcë tjetër politike ka të drejtën e saj të paraqesë slogane që dëshiron të parashtrojë objektivat që ka dhe në një farë mënyrë të bëjë edhe lojën politike që kërkon. Por për ne ka shumë rëndësi e theksoj meqenëse këtu jemi me të gjithë ju dhe të gjithë jemi në përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 8 majit të intensifikojmë përgatitjet për paraqitjen e projekteve konkrete duke filluar që nga qyteti i Tiranës kryeqyteti i vendit dhe duke vazhduar deri te komuna më e largët e Kelmendit apo bashkia e Konispolit.  
Ky është misioni ynë për t’i dhënë vërtet atë perspektivë që meritojnë këto zgjedhje në funksion  të qytetarëve  jo thjesht në funksion të forcave politike. Sepse absolutisht këto janë zgjedhje administrative këto janë zgjedhje për të zgjedhur menaxherët e problemeve të përditshme të qytetarëve dhe çdo përpjekje për të fshehur thelbin e këtyre zgjedhjeve është një mungesë sinqeriteti në raport me qytetarin që do të votojë në 8 maj për menaxherët e ardhshëm të administratave vendore ndaj ne jemi tërësisht të obliguar  të paraqesim të gjitha projektet një pjesë e mirë e të cilëve janë bërë gati edhe prej jush dhe prej strukturave në rrethe. 
Lidhur me çështjen e koalicionit. Koalicionet janë një gjë e domosdoshme sidomos në demokraci dhe me këto sisteme zgjedhore që ne kemi. Janë edhe një ushtrim i rëndësishëm i kulturës së demokracisë ashtu sikurse kanë edhe problemet e tyre. Sepse çdo forcë politike ka dëshirë të ketë mundësisht kandidatë në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë të tjerat ta mbështesin atë. Nga ky rregull edhe ne nuk bëjmë përjashtim në kuptimin e dëshirës dhe të jeni të sigurt as forcat e tjera nuk bëjnë përjashtim. Por në fund të fundit koalicioni është edhe një ekuilibër sa më i artë të jetë i mundur ku pikërisht synimi kryesor në fund të fundit është përzgjedhja e kandidatëve më të përshtatshëm më konsensualë jo thjesht brenda nj&
euml; koalicioni por në raport me qytetarët. Askush nuk mbetet i kënaqur nga koalicioni asnjëherë të jeni të sigurt. Z. Braho nuk ka qenë i kënaqur në 2007 të jeni i sigurt se nuk është as tani dhe nuk ka për të qenë asnjëherë. 
Mora si shembull z. Braho se ka qenë prezent në diskutimet e ndryshme por të jeni të sigurt të gjithë ju se kjo çështje mbetet kështu gjithmonë. Por ajo që duhet të jetë në fokusin tonë dhe që është shumë e rëndësishme është roli që duhet të kemi ne për të konsoliduar këshillat e komunave të bashkive dhe qarqeve. Roli i tyre që ata duhet të luajnë është gjithnjë e më i madh edhe në kontrollin ndaj kryetarëve të bashkive kryetarëve të komunave dhe kryetarëve të qarqeve. Sepse roli i tyre është sulmuar jo pak gjë që ka ndikuar që abuzimi me pushtetin vendor të jetë i niveleve të papranueshme  dhe prandaj çdo forcë politike ka rastin ka mundësinë  të tregojë aftësitë e saj në fund të fundit me përfaqësimin që arrin në shkallë kombëtare sa i përket këshilltarëve dhe rolit që ajo luan  në të gjithë këto këshilla. Unë besoj se me këtë mbledhje të sotshme ne po i afrohemi finalizimit të periudhës paraelektorale. Iu falënderoj për angazhimin që keni patur akoma më shumë për angazhimin që do të keni në të ardhmen. 
Dhe mbi të gjitha do t’i ftoja edhe një herë përfaqësuesit tanë në të gjitha KZAZ-ët dhe përfaqësuesit tanë komisionarët tanë pranë çdo qendre votimi që në fund të fundit duhet të respektojnë ligjin dhe vetëm ligjin në mënyrë që ata të mos jenë thjesht misionarë të një force të caktuar politike por të jenë misionarë të progresit të ndjeshëm që duhet të realizojë transparenca e këtyre zgjedhjeve të cilat jam i bindur që pavarësisht nga përpjekjet destrkutive që bëhen nga forca të tjera politike për të dëmtuar cilësinë e tyre do të njohin një progres të mëtejshëm dhe për këtë jam i bindur që do të kenë rolin e tyre dhe organizatat ndërkombëtare dhe vëzhguesit ndërkombëtare të cilëve unë edhe përmes një letre iu jam drejtuar për të sjellë sa më shumë vëzhgues për të konfirmuar transparencën e procesit zgjedhor. Ky është një proces që nuk ka nevojë për paragjykime. 
Ky është një proces që e ka të nevojshme dhe të domosdoshme kontributin  gjithsecilit. Ne jemi mësuar sepse të gjithë kemi luajtur futboll që në mosha më të hershme kur nuk na pëlqente rezultatit përpiqeshim të prishnim ndeshjen ose të lëviznim shtyllën e portës. Kjo është një gjë që nuk shkon nuk funksionon sepse jemi 20 vjet në një proces demokratizimi pavarësisht nga vështirësitë e tij dhe tani është koha që të gjithë të marrim përgjegjësi. Nuk është koha dhe as momenti për të dëmtuar një proces i cili në fund të fundit është jetik për qytetarët është i domosdoshëm edhe për kredibilitetin e vendit dhe për ecurinë e procesit të integrimit.

0x323031312d30332d3037 Meta takim me Kryetaret e LSI.jpg 22:41)”