Meta takim me Keshillin Sindikal

Meta takim me Keshillin Sindikal

” Meta takim me Keshillin Sindikal Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta së bashku me Nënkryetaren Filloreta Kodra zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit e Këshillit të Bashkëpunimit Sindikal(KBS). Kryetari i LSI-së Meta gjatë këtëij takimi u garantoi përfaqësuesëve të KBS-së mbështetje në çdo inisiative që ka si qëllim rritjen e nivelit jetik dhe zgjedhjen e problemeve të ndryshme sociale. Në këtë kontekst Meta theksoi se “ne jemi të preukupuar për zhvillimin ekonomik në vend dhe si një forcë e majte politike ne jemi të interesuar për një bashkëpunim të mundshëm që ka si qëllim zgjedhjen e problemeve ekonomike dhe sociale”. Ndërsa Kryetari i Bashksis s Sindikatave t Shqipris Ibrahim Kercuku duke vlerësuar mbështetjen dhe interesimin nga LSI-ja theksoi se disa nga problemet që shqetëson më shumë KBS-së është deklarimi i munimumit jetik në vend nënshkrimi i kontratës kolektive të punës riformatimin e Këshillit Kombëtar të Punës si edhe rishikimin e pronave të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe të Konfederatës së Sindikatave.
Në përfundim të këtij takimi të parë zyrtar të LSI me përfaqësuesit e KBS-së u ra dakort për hartimin e një platforme bashkëpunimi afatgjate.

0x323030362d30372d3130 AKTIVITETE 12:40)”