13 Feb Meta takim me gratë e LSI në Shkodër
Meta takim me gratë e LSI në Shkodër 15:19 Meta prezanton tre kandidate femra për deputete në Qarkun e Shkodrës Nora Malaj Vjollca Vuçini dhe Saemira Laçi
Meta: Në politikën e punësimit të LSI gratë dhe vajzat janë prioritet i saj
—
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është pritur sot në një takim miqësor nga gratë shkodrane të LSI. Kreu i LSI ishte i shoqëruar nga Nënkryetari i LSI dhe kandidat i LSI për deputet në Shkodër Prof.Sokol Axhemi nga kandidati tjetër për deputet në Shkodër ish-kampioni i sportit Seit Fishta.
Duke prezantuar edhe kandidatet e tjera për deputete në qarkun e Shkodrës që janë tri gra të shquara si sociologia e njohur Nora Malaj si dhe kandidatet Vjollca Vuçini dhe Saemira Laçi Kreu i LSI shtoi se dimensioni dhe mesazhi i LSI po kap çdo lartësi deri edhe ne komunat dhe fshatrat më të largëta. Ky është një tregues dhe sinjal mjaft i qartë theksoi Meta se është Koha për Veprim. Meta deklaroi se është Koha për Veprim pasi vetëm LSI garanton dinjitetin e cilitdo veçanërisht të vajzave dhe grave. Meta theksoi se eshte Koha për Veprim pasi duhet të kuptojmë që pa vënë në veprim talentet e grave nuk mund të edukojmë gjeneratat e ardhshme.
Meta nënvizoi se tre janë prioritetet e qeverisjes së LSI; punësim punësim punësim ku të gjitha politikat qeverisëse ku dhe gratë dhe vajzat do të jenë përfituese të tyre do jenë në funksion të punësimit. Kreu i LSI shtoi se vetëm duke krijuar lehtësira për bizneset do të mund të arrijmë të punësojmë shumë qytetarë.
Duke u ndalur edhe ne sektorin e bujqësise Meta shtoi se është i patolerueshëm fakti që edhe pse 50 për qind e popullsisë jeton në fshat shqiptarët ushqehen kryesisht me produkte importi. Kjo vjen vetëm si pasojë e indiferencës se shtetit. Prandaj është Koha për Veprim nënvizoi Meta që të mbështesim bujqësinë vendase e cila është e lidhur direkt me gjendjen ekonomike kombëtare.
Lideri i LSI Meta shtoi gjithashtu se është Koha për Veprim pasi pas 28 Qershorit do të punojmë për të liberalizuar vizat për t’u krijuar lehtësira biznesit.
Ndërkaq Meta gjatë fjalës së tij theksoi se ka shumë projekte për Shkodrën që do të realizohen menjëheë pas fitores në 28 Qershor. 0x323030392d30332d3239 Meta prezanton kandidaten per deputete ne Shkoder Nora Malaj.JPG