Meta :Takim me anëtarët e Kryesisë dhe Kryetarët e Rretheve për zhvillimet e reja politike

Meta :Takim me anëtarët e Kryesisë dhe Kryetarët e Rretheve për zhvillimet e reja politike

Meta :Takim me anëtarët e Kryesisë dhe Kryetarët e Rretheve për zhvillimet e reja politike

Së pari dua t’ju falënderoj dhe njëherë për kontributin tuaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së të dhënë deri tani dhe së dyti t’ju ftoj të gjithëve që të angazhohemi në këtë stad të ri që ka hyrë politika shqiptare por edhe vetë LSI-ja për ridimesionimin e kësaj force si një forcë qeverisëse dhe e përkushtuar për reformat që i duhen vendit për të garantuar stabilitet qëndrueshmëri progres dhe  realizim të standardeve evropiane gjatë këtyre katër viteve. Por gjithashtu dhe për të vazhduar punën për forcimin dhe rritjen e strukturave të LSI-së në të gjithë vendin pas një analize që do të bëjmë në të gjitha rrethet dhe në të gjitha njësitë vendore sipas organizimit të LSI-së.

Po hyjmë në një stad të ri politik. Vendimi i LSI-së për çdo ditë dhe më shumë bindemi që ka qenë më i drejti ka qenë më i maturi ka qenë më atdhetari për të garantuar një qëndrueshmëri të vendit dhe një shpejtësi të re të reformave që na ndihmojnë dhe për të realizuar dhe programin tonë të integrimit evropian të vendit por edhe ato premtimi që ne kemi bërë për zhvillimin ekonomik dhe social. Në mënyrë të veçantë për punësimin për integrimin e moshës së tretë dhe në të gjitha aspektet e tjera.

Besoj se me angazhimin e LSI-së në qeverisje të gjithë  duhet të kuptojnë se forcimi i LSI-së mbetet një prioritet i pazëvendësueshëm  dhe natyrisht që konfirmimin e vendimit të marr nga LSI-ja do të jenë zgjedhjet vendore të ardhshme ku jam i sigurt që për lëvizjen tonë rezultati do të jetë jashtëzakonisht pozitiv dhe inkurajues sepse qytetarët janë lodhur  nga grindjet dhe problemet e mëdha  të vënë re sidomos brenda Partisë Socialiste.  Ne vetë e dimë që bëmë një marrëveshje me këtë forcë politike në  vitin 2006  e cila nuk jetoi më shumë sesa një vit dhe për kaq kohë me paterica derisa u rizgjodh Kryetar i kësaj partie në krye të  Bashkisë së Tiranës. Një marrëveshje që nuk u respektua asgjëkund në asnjë nivel. Ne nuk kemi kohë të humbasim me njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë lloj serioziteti. Duhet të ecim përpara në këtë partneritet të ri që është një risi për vendin për politikën shqiptare dhe që tregon që LSI-ja do të sjell gjithmonë vlera pozitive të reja dhe me një karakter europianizues për politikën shqiptare por edhe për vendin.

 

0x323030392d30392d3132 18:00)