16 Feb Meta takim entuziast me LRI në qytetin e Fierit
Meta takim entuziast me LRI në qytetin e Fierit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim mjaft entuziast me Lëvizjen Rinore për Integrim në qytetin e Fierit.
Duke përshëndetur organizimin mjaft të mirë të LRI-së së Fierit Meta u shpreh tepër optimistë për të ardhmen e LSI-së në këtë qytet.
“Është kënaqësi t’ju shikoj kaq entuziast dhe energjik si gjithmonë edhe mbi te gjitha kaq optimist për te ardhmen sepse vetëm një vend me një rini që ka energji që ka besim te vetja mundet të këtë një të ardhme të sigurt dhe të shkëlqyer dhe Shqipëria është pikërisht një vend me të ardhme sepse ka një rini të mrekullueshme” u shpreh Meta.
Më pas duke folur për proceset integruese që po kalon Shqipëria Kreu i LSI-së
z. Meta u ndal gjerësisht në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas tij vetëm pak javë na ndajnë nga momenti ku te gjithë qytetaret shqiptare do të kenë të drejtën për të lëvizur të lirë në hapësirën evropiane.
Shqipëria po kalon momente tepër të rëndësishme për të ardhmen e vetë ndaj theksoi z. Meta tashmë është koha që të rinjtë të marrin me shumë përgjegjësi për të ardhmen dhe një pjesë e mirë e juaj që janë këtu kanë një eksperiencë 6 vjeçare ndaj këtë eksperiencë dhe këtë energji ju ftoj që ta investoni në mënyrë që përfaqësimi më të rinj në këshillat bashkiake dhe komunale në zgjedhjet e 8 majit të shtohet akoma më shumë në mënyrë që roli juaj në vendimmarrje në të gjitha nivelet të rritet akoma më tej.
Ndër të tjera Kreu i LSI-së z. Meta u shpreh se –“LSI është krijuar në radhë të parë si një forcë si një tribunë e rinisë shqiptare për të shprehur energjinë talentin dhe aftësitë e saj sepse LSI është ajo forcë e re politike që i jep gjithmonë energji pozitive politikës shqiptare ”.
“LSI është ajo forcë politike e cila ka treguar se është një garanci solide për stabilitetin e vendit dhe të institucioneve të tij është një forcë që investon të gjithçka për integrimin evropian të Shqipërisë është një forcë e cila nuk ka frikë nga demokracia përkundrazi është një forcë që përpiqet ta ridimensionojë politikën në vendin tonë” tha Meta.
Sipas Metës LSI-ja çdo ditë e më shumë është një forcë që nuk ka frikë as nga zgjedhjet e ndershme të lira dhe të barabarta është një forcë e cila është krijuar dhe punon çdo ditë për tu dhënë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë që vota e tyre të jetë e barabartë. Ndaj kjo forcë evropianizuese kjo forcë e së ardhmes gjithnjë e më shumë bashkon te reja dhe të rinj të fierit dhe të gjithë Shqipërisë.
0x323031302d31302d3330 Meta takim me LRI Fier.jpg 15:15)