17 Feb Meta: Statusi"
Posted at 22:58h
in Archived Articles
” Meta: Statusi një sukses për Atdheun tonë të përbashkët.
Deklarata për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
Është kënaqësi që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të përshëndes rekomandimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë Atdheut tonë të përbashkët çka shënon një sukses të rëndësishëm dhe historik për vendin dhe për të gjithë qytetarët tanë.
Një sukses i cili duhet të ishte arritur edhe më parë megjithatë një sukses që ka nevojë të plotësohet akoma më tej në javët që vijnë me përmbushjen edhe të tre rekomandimeve të cilat mbeten ende për tu realizuar sikurse është reforma për procedurën parlamentare sikurse është ligji për Gjykatën e Lartë dhe njëkohësisht ai për statusin e nëpunësit civil.
Unë dua të vlerësoj pozitivitetin me të cilin Komisioni Europian i ka parë zhvillimet e vitit të fundit në Shqipëri vlerësimin realist që ka bërë për progresin e bashkëpunimit të arritur në Parlament por edhe jashtë tij në përmbushjen e shumë detyrimeve të rëndësishme dhe substanciale ashtu sikurse inkurajimin që i ka bërë vendit tonë përmes këtij rekomandimi pozitiv por njëkohësisht edhe përmes dhënies së mundësisë që në ditët dhe në javët e ardhshme të plotësohen edhe këto tre detyrime të tjera në mënyrë që vendet anëtare në dhjetor t’i thonë po përfundimisht statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Mendoj se është një arritje e të gjithë aktorëve politikë brenda vendit është një arritje e theksoj e vonuar por sidoqoftë është një hap i rëndësishëm është një hap historik. Ndaj e përshëndesim ndaj edhe apelojmë përsëri për të mos u vonuar më tej në mënyrë që të lehtësojmë vendimmarrjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian gjatë muajit dhjetor për Shqipërinë.
0x323031322d31302d3130 Meta_EC_Solo.jpg 18:19)”