17 Feb Meta: shqiptaret e meritojnë statusin kandidat.
Posted at 22:43h
in Archived Articles
” Meta: shqiptaret e meritojnë statusin kandidat.
Procesi i riorganizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është shtrirë vetëm në Shqipëri por edhe në shtete ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Në këtë kuadër sot në Selanik të Greqisë u zhvillua Konferenca Zgjedhore e LSI-së.
Në këtë aktivitet ku mori pjesë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Z. Ilir Meta dhe deputeti i LSI-së z. Vangjel Tavo ishin të pranishëm 650 delegat të LSI-së nga Greqia e Veriut.
Konferenca Zgjedhore e LSI-së u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut Jani Butari. i cili e vlerësoi liderin e LSI-së z. Meta për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu kryebashkiaku i Selanikut z.Butari duke i konsideruar vëllezër shqiptarët që jetojnë në Selanik ka vlerësuar këtë komunitet dhe ka falenderuar ata për kontributin e madh që ata kanë dhenë dhe vazhdojnë të japin në kapërcimin e krizës ekonomike që po kalon Greqia.
“Në jemi vëllezër ndaj së bashku fal dhe kontributit që ju keni dhënë dhe vazhdoni të jepni Greqia do të kaloj këtë krizë ekonomike.” u shpreh z. Butari.
Ndërsa z. Meta gjatë fjalës së rastit pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.
Qëllimi im kryesor por edhe i kolegëve të mi në LSI tha z. Meta është t’i ofrojmë shqiptarëve një politike ndryshe t’u ofrojmë besim përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje”.
Duke vlerësuar rolin e pazëvëndësushëm që kanë emigranët në procesin e integrimit të vendit z. Meta u shpreh se “LSI vlerëson si tepër të rëndësishme rolin e shtetasve e bashkëkombasve kudo ku ata jetojnë. Ndaj LSI-ja synon përkujdesje të veçantë ndaj emigrantëve shqiptar që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare ku ata banojnë dhe punojnë.
Një tjetër temë tepër të rëndësishme për z.Meta ishte dhe reforma zgjedhore që Kryetari i LSI-së përsëriti dhe njëherë nga Selaniku nevojën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë dhe ku të ketë si qëllim kryesor barazinë e votës për qytetarët shqiptar dhe garantimin e ushtrimit të kësaj të drejtë kushtetuese për emigrantët që ata të votojnë kudo ku ata ndodhen.
Sërisht z. Meta ka apeluar për të përshpejtuar përmbushjen e të gjithë prioriteteve integruese të BE-së nga ana e politikës shqiptare që vendi të marrë sa më shpejt statusin e Vendit Kandidat për në BE.
Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e Vendit Kandidat natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen"- iu përgjigj Meta interesit të komunitetit që jeton dhe banon në Selanik.
Pas procesit të votimit të 650 delegatëve nga Greqia e Veriut rezultoj fitues për Kreun e LSI-së Guri Peja dhe Arqile Llapa për Kryetar i Komitetit Drjejtues.
0x323031322d30342d3231 New Image.jpg 19:17)”