Meta: Reforma zgjedhore të garantoj votën e emigrantëve.

Meta: Reforma zgjedhore të garantoj votën e emigrantëve.

” Meta: Reforma zgjedhore të garantoj votën e emigrantëve.

Meta: Reforma zgjedhore të garantoj votën e emigrantëve.
Meta: Hapja e klasave në gjuhën shqipe një arritje.
 
Meta: LSI me pranë emigrantëve.
Meta takon Kryearin e bashkise Skontinos.
Meta: Roli i LSI-së është t’i ofrojmë shqiptarëve besim përkushtim dhe profesionalizëm.
Meta: Emigrantët shqiptar prioritet për ne.
Anëtarësohen rreth 250 anëtar pranë LSI-së.
Procesi i organizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është shtrirë vetëm në Shqipëri por edhe në shtete ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Në këtë kuadër sot në Vollos të Greqisë është krijuar dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në këtë takim të parë ku ishin të pranishëm shumë emigrantë shqiptar simpatizantë të LSI-së morri pjesë dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta dhe depueti Vangjel Tavo.
Gjatë fjalës së rastit z. Meta pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së së degës në  Vollos vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.
Duke ju drejtuar të pranishmëve z. Meta tha se- “qëllimi im kryesor por edhe i kolegëve të mi në LSI është t’i ofrojmë shqiptarëve një politike ndryshe t’u ofrojmë besim përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje”. Më tej kryetari i LSI-së u ndal dhe në proceset në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria duke vlerësuar në mënyrë të veçantë atë të liberalizimit të vizave si arritje historike për të gjithë shqiptarët.
Duke vazhduar më tej z. Meta u ndal në hartimin e reformës zgjedhore e konkretisht në një nga çështjet me të rëndësishme të saj siç është vota e emigrantëve. Në vlerësimin e Metës reforma zgjedhore duhet të garantojë votën e emigrantëve. Madje në këtë kontekst kreu i LSI-së evidentoi faktin se partia e drejtuar prej tij është më pranë emigrantëve.
Në këtë kontekst z. Meta theksoi se-“LSI është shumë e interesuar që shqiptarët kudo ku janë të gëzojnë të drejtat e tyre veçanërisht emigrantët që mbajnë dhe një barrë të madhe ekonomike duke ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri. 
“LSI i ka dhënë një vend të rëndësishëm në programin e saj politik integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse duke filluar me marrjen e statusit legal të tyre” tha ai. Gjithashtu z. Meta gjatë fjalës së tij ka  vlerësuar  si një arritje hapjen e klasave shqipe.
 Më pas Kryetari i LSI-së z. Meta i shoqëruar nga Deputeti Vangjel Tavo është pritur në një takim tepër miqësor  nga  kryetarin e bashkisë Skontinos.
 

0x323031312d31322d3131 LSI dege ne Vollos te Greqise.JPG 20:28)”