Meta :Prokuroria

Meta :Prokuroria

” Meta :Prokuroria ky institucion kaq kyç për luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit të jetë i tillë dhe të mos marr lidershipin e korrupsionit në këtë vend.

     Meta : Për mua mbetet e rëndësishme si qytetar por njëkohësisht si politikan forcimi i shtetit i ligjit i institucioneve dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit.

Meta : Në emër të këtyre qëllimeve kamë dhënë dorëheqjen nga postet qeveritare që mbaja e kam konsideruar veten pa imunitet.

Meta :  Kam kërkuar të hetohet dhe të zbardhet çështja nga prokuroria.

Meta: Shqipëria është pjesë e Europës dhe Ilir Meta këtë betejë do ta fitoj në institucionet shqiptare apo europiane

Meta : Avokatët e mi nuk kërkuan që të mbyllet kjo çështje për shkelje të procedurave por përkundrazi kërkuan që çështja të shkoi deri në fund.

z. Meta a keni një koment Ju për pretencën e djeshme të bërë nga Prokuroria të bërë ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë?

Jam i zhgënjyer në kuptimin pozitivë pasi pretenca kur nisi kjo çështje nga bosët e vërtetë të prokurorisë ishte dënim me vdekje për Ilir Metën dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim.  Ju e mbani mend refrenin “ndjesë pastë” nga janari deri në 8 maj.  Ndërsa dje u dha një “dënim” modest në raport me të parën prej dy vitesh dhe një gjobë prej disa milion lekë meqenëse ata nuk rinë dot pa vënë gjoba. Natyrisht kjo është një e drejtë e Prokurorisë por për mua mbetet e rëndësishme si qytetar por njëkohësisht si politikan forcimi i shtetit i ligjit i institucioneve dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit.

Kjo është arsyeja që unë jam akuzuar pas një komploti dhe një montazhi të qartë televiziv për qëllime krejtësisht politike në emër të këtyre qëllimeve kamë dhënë dorëheqjen nga postet qeveritare që mbaja e kam konsideruar veten pa imunitet kam kërkuar të hetohet dhe të zbardhet çështja nga prokuroria kam shkuar vetë i pari në prokurori për të bashkëpunuar më të në respekt të ligjit dhe zbardhjes të së vërtetës dhe unë do të vazhdoj të mbetem një qytetar i përgjegjshëm dhe një njeri i ligjit i institucioneve dhe i shtetit.

Sot pas 20 e ca vitesh atëherë kur unë dhe shumë student të tjerë u ngritëm për të sjellë atë ndryshim që e ndahu Shqipërinë me epokën komuniste dhe të gjyqeve politike ka ndodhur një ndryshim i madh. Natyrisht jo çdo gjë është perfekte  por megjithatë Shqipëria është një vend demokratik është një vend europian dhe unë kam premtuar që në fillim që unë do ta fitoj këtë betejë se edhe nëse politika apo edhe për fat të keq dhe krimi i organizuar mund të kap përkohësisht titullarët e institucioneve madje shumë të rëndësishme dhe ti santazhoi për qëllime politike nuk mund të kap dot të gjithë shtetin. Sepse e thash dhe më lartë se tashmë Shqipëria është pjesë e Europës dhe Ilir Meta këtë betejë do ta fitoj në institucionet shqiptare apo europiane. Sepse dhe ju e keni ndjekur dje ka qenë një pretencë e mbështetur në asnjë fakt në asnjë provë në asnjë dëshmitar.  Një pretencë vetëm politike.  

Shqetësimi im është ky; Ligji të respektohet për të gjithë në rastin konkretë duke filluar nga unë dhe për çdo politikan në këtë vend.  Ju e dini shumë mirë që Gjykata e Lartë i shpalli të pa ligjshme veprimet e Prokurorisë por avokatët e mi nuk kërkuan që të mbyllet kjo çështje për shkelje të procedurave por përkundrazi kërkuan që çështja të shkoi deri në fund që prokuroria të konsumonte çdo lloj prove dhe psudoprovë dëshmitari dhe psudodëshmitari në mënyrë që të shkohet sa më afër të vërtetës.

Në këtë drejtim nuk dua të flas me ngarkesa ndaj prokurorisë pavarësisht se rezervat e mia për atë kanë qenë më kohë dhe nuk lidhen thjesht me këtë çështje. Kjo çështje është një shembull i qartë ashtu siç do ketë dhe çështje të tjera i standardeve të dyfishta për qëllime politike të prokurorisë . si qytetar i këtij vendi për mua është e rëndësishme si taksapagues si të gjithë juve që Prokuroria ky institucion kaq kyç për luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit të jetë i tillë dhe  të mos marr lidershipin e korrupsionit në këtë vend.  Sepse kjo do të ishte katastrofike për të gjithë sistemin dhe kjo gjë nuk mund të ndodh. Unë kam besim se gjithnjë mes betejës së krimit të organizuar dhe shtetit shteti gjithmonë do të fitoj pavarësisht se hallkat e tij mund të jenë të korruptuara mund të jenë të santazhuara mund të jenë të inkriminuara.

unë i ftoj të gjithë politikanët që akuzohen të ndjekin shembullin tim dhe unë jam gati që në emër të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit të paguaj çdo çmim.  Unë jam i bindur se do e fitoj këtë betejë sepse Shqipëria është një vend europian dhe qytetarët shqiptar kur nuk e gjejnë këtë të drejtë në sistemin tonë për arsye politike për arsye korrupsioni apo për arsye të tjera dhe këto arsye ekzistojnë dhe janë shqetësime për partnerët tanë ndërkombëtar këtë të drejtë  mund ta gjejnë në institucione europiane në gjykatën europiane sikurse ka ndodhur dhe raste të tjera.

z. Meta do i riktheheni posteve ekzekutive në Qeveri pasi të merret një vendim nga Gjykata e Lartë?

Kjo nuk është aspak çështje e rëndësishme as për mua as për LSI-në as për qytetarët shqiptar. Për mua është e rëndësishme që LSI-ja të rris akoma dhe më teje performancë e saj si forcë qeverisëse.  Potencialet dhe mundësitë janë akoma dhe më të mëdha ndaj unë jam i sigurt që këtë vit LSI-ja do të ketë një rritje të jashtëzakonshme për arsye se vijmë pas një suksese të fuqishëm elektoral jo vetëm në Tiranë por dhe dyfishimin e saj
në Shkodër dhe anembanë vendit.  Në këtë vit që përkon dhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit do të ketë shumë zhvillime pozitive ashtu sikundër jam i bindur që dhe reformimi i institucioneve të drejtësisë do ti shërbej çlirimi i tyre nga ndikimi i politikës dhe nga infektimi prej korrupsionit.

0x323031322d30312d3037 Meta ne Shkoder 22.jpg 19:11)”