Meta: Prezanton kandidatin për zgjedhjen e pjesshme në njësinë bashkiake nr.10 z. Gjergj Thomai

Meta: Prezanton kandidatin për zgjedhjen e pjesshme në njësinë bashkiake nr.10 z. Gjergj Thomai

Meta: Prezanton kandidatin për zgjedhjen e pjesshme në njësinë bashkiake nr.10 z. Gjergj Thomai

Meta:   Është kënaqësi e veçantë për mua bashkë me Zëvendëskryetarin e LSI-së Zotin Haxhinasto të prezantojmë sot përpara jush kandidatin e shkëlqyer të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 15 nëntorit për kryetarin e njësisë bashkiake 10 të kryeqytetit të njërës prej zonave më me tradita dhe më qytetare të Tiranës pikërisht Zotin Gjergj Thomai. Unë jam i bindur se Zoti Thomai gëzon cilësi shumë të mira për të menaxhuar në një mënyrë tepër të kualifikuar ato probleme që ka kjo njësi ashtu si kurse këto probleme janë dhe zona të tjera të kryeqytetit pasi ai ofron një ekspertizë dhe një kualifikim në mënyrë të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin urban dhe me zhvillimin urban për të cilat ai jo vetëm është specializuar në universitete nga më të njohurat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës por dhe pedagog i të cilave është në Universitetin e Tiranës. Zoti Gjergj Thomai është anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen pas një eksperience edhe si puna ime në Partinë Socialiste dhe jam i sigurt që jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së por gjithë të majtët dhe gjithë progresistët në njësinë numër 10 të kryeqytetit do të votojnë për të sepse gëzon të gjitha cilësitë dhe të gjitha vlerat njerëzore intelektuale dhe menaxheriale për të sjellë në një kohë të shkurtër një dallim të theksuar midis drejtimit dhe qeverisjes në njësinë Nr. 10 me shumë të tjetra në kryeqytet.  Në fakt për nga CV-ja dhe të gjitha të dhënat ky është kandidat për kryetar të Bashkisë së madhe por për këtë ka kohë. Pra siç e shikoni në zgjedhjet e 15 nëntorit qytetarët e Tiranës e në mënyrë të veçantë ata të njësisë Nr.10 do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kandidimi ynë ka të bëjë në radhë të parë me faktin që Lëvizja Socialiste për Integrim ka se çfarë të kërkojë dhe ka kualitete të shkëlqyera që mund të përfaqësohet në këtë këto zgjedhje. Por njëkohësisht dhe më një fakt tjetër shumë të rëndësishëm që ne nuk mund ti lëmë votuesit e majtë pa alternativë. Ndaj besoj se zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë zgjedhje të rëndësishme. Kuptohet për njësinë 10 në mënyrë të veçantë dhe besoj që kandidati ynë do të jetë fitues. Është kandidati besoj më i përshtatshëm dhe më premtues për të sjellë një frymë të re menaxhimi pikërisht të problemeve që ka nevojë kjo zonë apo ka nevojë kryeqyteti në mënyrë të veçantë të planifikimit dhe të zhvillimit urban.
Kandidati i LSI-së Gjergj Thomai:
Në radhë të parë desha të falënderoj Z.Ilir Meta për vlerësimin dhe besimin e kandidaturës time në këto zgjedhje të rëndësishme të 15 nëntorit. Gjithashtu desha të falenderoja dhe zonën Nr. 10 si një zonë me tradita qytetare të majta dhe shpresojmë t’ia kthejmë këto tradita përsëri aty ku janë.  Nga konsultimet paraprake me strukturat e LSI-së por edhe forca të majta të tjera besoj se do të marrë një vlerësim maksimal në këtë zonë.

Z. Meta cili është komenti juaj në lidhje me ankimimin e opozitës në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë?
Është e drejtë e tyre të ndjekin rrugët që i gjykojnë më të përshtatshme. Unë ua kam thënë edhe më parë dhe përsëri më duhet të flas si Ministër i Jashtëm që janë të mirëpritur në Ministrinë e Jashtme në çdo moment që të dëshirojnë që tu ofrohet i gjithë informacioni i duhur për të gjykuar lidhur domosdoshmërinë e kësaj marrëveshje.
Jam i sigurt njëkohësisht se janë të mirëpritur gjithnjë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes që të informohen në mënyrën më institucionale dhe më korrekte.
Se çfarë vendosin ata është një çështje e tyre. Unë i ftoj të informohen në Ministrinë e Jashtme ata zgjedhin të bëjnë protestë para Ministrisë së Jashtme. Kjo është çështje e tyre por këtu kemi të bëjmë me raporte shtetërore dhe kjo gjë natyrisht që kërkon një gjykim të pjekur kërkon një rrugë institucionale larg interesave të ngushta politike. Problemet e brendshme janë tjetër gjë ndërsa raporte të tilla janë shumë të rëndësishme dhe për këtë i ftoj të sillen më përgjegjësi po është e drejt e tyre.
 

0x323030392d31302d3138 Meta me kandidatin Gjergj Thomai.jpg 10:13)