15 Feb Meta: Politika konkrete për punësimin e të rinjve.
Meta: Politika konkrete për punësimin e të rinjve. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta I shoqëruar nga Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Tiranës zhvilloi sot një takim me qindra të rinj të LRI-së në Vorë. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se “është një kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu mes kësaj rinie të mrekullueshme. Duke përshëndetur të rinjtë për pjesëmarrjen dhe përqafimin e alternativës së LSI Meta theksoi se është Koha për Veprim pasi papunësia po vjen duke u rritur dhe veçanërisht papunësia për të rinjtë që mbarojnë shkollat dhe nuk dinë ku të shkojnë. Meta u shpreh se është Koha për Veprim pasi çmimet njëlloj si premtimet boshe te Qeverisë Berisha po vijnë gjithnjë në rritje. Ndaj tha ai pas anëtarësimit në NATO Shqipëria ka nevojë që të luftojë varfërinë dhe papunësinë. Duke folur para të rinjve Kryetari i LSI u shpreh se Koha për Veprim nuk do të kishte kuptim pa Rininë në Veprim. Lideri i LSI ka ftuar të gjithë të rinjtë në të gjithë vendin që duke u bashkuar të mund të investojnë për punësimin e tyre do të mund të investojnë për të ardhmen dhe dinjitetin e tyre. Të rinjtë në LRI nuk janë thjesht fasadë shtoi Meta por janë forca që na motivon jo vetëm për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit por për ta kthyer në investim për të ardhmen jo vetëm ndaj të rinjve por edhe për zhvillimin e Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për ju dhe LSI është forca juaj që ju jep mundësinë që të bëheni pjesë e vendimmarrjeve qeverisëse pas 28 Qershorit. Ish-Kryeministri Meta theksoi se është “LSI që do të mund të ndryshojë për mirë jetën e shqiptarëve që do të mund te luftojë papunësinë dhe varfërinë. Është Koha për Veprim tha Meta për t’u ndarë jo vetëm nga njerëzit që e fusin dhe e rikthejnë vendin në krizë por për t’u ndare nga politika e 1 Prillit nga politika qe nuk do t’ia dijë për shqiptarët. Ndërsa Erisa Xhixho duke shprehur sigurinë e plotë në suksesin historik që do të ketë LSI-ja në këto zgjedhje i dha garancinë të pranishmeve që do të jetë zëri i tyre në parlamentin e ardhshëm. Duke përfituar nga të pranishmit ku një pjesë e mirë e tyre ishin dhe maturantë Xhixho pati mundësinë për të folur për “Maturën Shtetërore”. Në këtë aspekt ajo se reforma në Maturën Shtetërore është e dështuar dhe gjysmake e cila ndonëse u propagandua si një reformë e suksesshme nuk i arriti qëllimet e saj. Ndaj sipas Xhixhos është domosdoshmëri rikonceptimi i reformës së Maturës Shtetërore gjë për të cilën do të angazhohet LSI. “LSI angazhohet për rikonceptimin e Maturës Shtetërore në përmbajtje në strukturë dhe në vlerësim në mënyrë që brenda pak viteve ne të arrijmë nga niveli aktual i realizimit të preferencave të lëndëve që është 30 për qind për të ndjekur degë të caktuara në Universitete në 60 për qind. Në këtë mënyrë Matura Shtetërore nuk do të jetë një stres nuk do të jetë një përllogaritje shumë e komplikuar për ju dhe për të gjithë ata që bëjnë vlerësimet por do të jetë vërtetë diçka shumë më e thjeshtë dhe që do t’i shërbejë realizimit të aspiratave tuaja për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për të shprehur talentin dhe aftësitë tuaja në fushat ku ju keni më shumë për zemër” u shpreh në fund Xhixho.
0x323030392d30352d3236 08:20)