Meta: “Plani jonë më i prekshëm nga shqiptarët”

Meta: “Plani jonë më i prekshëm nga shqiptarët”

Meta: “Plani jonë më i prekshëm nga shqiptarët” Lideri i Lëvizjes Socialiste për integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga kandidati për deputet në qarkun e Tiranës Roland Çelmeta zhvillojë sot një takim entuziast me komunitetin e komunës Farkë. Gjatë këtij takim Meta ka prezanton Planin për Veprim të LSI-së. Lideri i LSI shprehu bindjen e tij se kandidatët e LSI do të jenë fitues sepse përfaqësojnë vlerat më të mira dhe janë të lidhur ngushtë me komunitetin e kësaj zone. Meta u shpreh se Koha për Veprim për Sali Berishën është Koha për Largim. Ka ardhur Koha për Veprim u shpreh Meta për të nxjerrë shqiptarët nga kriza dhe nga varfëria ku t’i i fute akoma më thellë për të nxjerrë Shqipërinë nga korrupsioni dhe Gërdec-qeverisja që t’i solle gjatë këtyre 4 viteve dhe për të zhvilluar ekonominë. Meta theksoi se Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve deklaratave përmes fjalimeve por vetëm përmes Kohës për Veprim. Ndaj dhe Plani ynë për Veprim fillon pikërisht me punësimin dhe jo më kot ne e theksojmë çështjen e punësimit si çështjen themelore që ka sot vendi që kanë sot shqiptarët dhe mbi të cilën do të ndërtohen të gjitha politikat shtetërore qeverisëse fiskale dhe arsimore. Sepse shqiptarët do të kenë mirëqenie vetëm duke u bazuar tek puna dhe tek djersa e tyre vetëm në këtë mënyrë do të kemi rritje të prodhimit do të kemi edhe rritje të ekonomisë dhe produkteve tona. Programi i LSI synon krijimin e një sistemi të plotë agraro-industrial i cili do të bëjë të mundur që çdo gjë të funksionojë në mënyrë perfekte që mos të ketë asnjë pengesë asnjë ndërprerje pasi ne do të subvencionojmë nga 25-50 të imputeve në bujqësi do të subvencionojmë prodhimin deri në masën 30 për qind e njëkohësisht do të garantojmë krijimin e një industrie agropërpunuese që është një problem i madh sot në vend kur këto prodhime do të grumbullohen por edhe do të përpunohen. Ndërsa kandidati për deputet Roland Ccelmeta duke besuar dhe shprehur optimizmin e tij për fitoren e LSI-së u shpreh se “vota për LSI-në është votë për Shqipërinë” . 0x323030392d30362d3039 Meta sot ne Farke.JPG 08:47)