16 Feb Meta për reformën zgjedhore: Gjithëpërfshirëse dhe transparente
Posted at 03:53h
in Archived Articles
” Meta për reformën zgjedhore: Gjithëpërfshirëse dhe transparente
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë.
Fillojmë këtë mbledhje të radhës së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Do të doja ta nisja me një urim për të gjithë të zgjedhurit tanë në qeverisjen vendore sidomos për të gjithë të zgjedhuri tanë në fazën e dytë të zgjedhjeve vendore për në Këshillat e qarqeve. Në mënyrë të veçantë për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë të Qarkut të Beratit ku vetëm pak javë më parë kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Petrit Sina i mbështetur nga “Aleanca për Qytetarin” arriti të fitojë duke na dhënë një mundësi të veçantë për të treguar angazhimin dhe përkushtimin tonë në këtë nivel të qeverisjes vendore për herë të parë.
Tashmë kur zgjedhjet vendore pothuajse kanë përfunduar dhe këtu i referohem jo vetëm zgjedhjeve të 8 majit por edhe zgjedhjeve të këshillave të qarqeve ku bilanci i LSI-së është më pozitiv se asnjë herë tjetër me rreth 600 këshilltarë të zgjedhur në këshillat e komunave të bashkive dhe të qarqeve dhe me 25 drejtues të njësive vendore besoj se është koha për të dhënë një mesazh të angazhimit të plotë në punë jo vetëm të të zgjedhurve tanë por të të gjithë të zgjedhurve vendore të vendit tonë. Tani ethet e zgjedhjeve kanë kaluar dhe është koha për t’iu kthyer pritmërive të qytetarëve dhe për këtë duhet jo vetëm përkushtim i të gjithë të zgjedhurve derisa këtu kemi disa prej tyre por njëkohësisht është koha për një bashkëpunim edhe më të ngushtë midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore për një partneritet që në radhë të parë nxjerr të fituar qytetarët.
Me këtë rast dua t’i bashkohem thirrjes së ambasadorit të Prezencës së OSBE-së thirrjes së bërë sot lidhur me domosdoshmërinë për fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore e cila pritet nga të gjithë pritet në mënyrë të veçantë edhe nga Bashkimi Evropian sepse është koha vërtet për të lënë mënjanë fjalët dhe retorikat dhe për të nisur një punë serioze të përgjegjshme dhe në mënyrë institucionale pra për t’i kthyer fjalët apo shqetësimet për zgjedhjet në vepra konkrete përmes një reforme transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ne nxisim fort dialogun politik ashtu sikurse nuk mund të pranojmë që për hir të dialogut për dialog të vonohen reformat e mëdha që duhet të përmbushim të gjithë së bashku duke nisur nga më e rëndësishmja pikërisht reforma zgjedhore. Për LSI-në reforma zgjedhore nuk ka qenë nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë asnjëherë një çështje vullnetesh apo oreksesh personale apo partiake. Ajo ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një çështje prioritare dhe më e rëndësishmja në kontekstin e zhvillimeve politike dhe demokratike në vend sepse lidhet pazgjithshmërisht me cilësinë e funksionimit të demokracisë dhe të institucioneve me legjitimitetin e institucioneve por edhe njëkohësisht lidhet në mënyrë të patjetërsueshme me respektin ndaj çdo qytetari të Republikës dhe në mënyrë të padiskutueshme me barazinë e votës. Prandaj ne në mënyrë të qëndrueshme dhe konsistente kemi këmbëngulur për realizimin e një reforme zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it duke ndërmarrë hapa konkretë seriozë dhe institucionalë për të afruar dhe ulur të gjithë palët në tryezën e punës së përbashkët duke respektuar dy parimet themelore gjithëpërfshirjen dhe transparencën.
Transparenca është e domosdoshme dhe është jetike që procesi i reformës zgjedhore të jetë i suksesshëm dhe i besueshëm për publikun dhe për qytetarin shqiptar. Mungesa e transparencës e shfaqur më parë nuk ka sjellë përmirësime përkundrazi ka kontaminuar besimin te zgjedhjet dhe ka sjellë kontestimin e tyre nga pala humbëse. Zgjedhjet janë momenti më solemn kur qytetarët ushtrojnë pushtetin e tyre prandaj edhe reforma zgjedhore nuk mund të jetë e fshehur për publikun nuk mund të jetë larg syve dhe vëmendjes së tij dhe nuk mund të lihet për minutat e fundit sikurse ka ndodhur në të kaluarën. Ndërkaq i të njëjtës rëndësi është edhe karakteri gjithëpërfshirës i kësaj reforme e cila nuk është një çështje bipartiake apo tripartiake pavarësisht peshës politike dhe elektorale që mund të përfaqësojë njëra apo tjetra parti. Çështjet e reformës zgjedhore janë çështje të jetës politike dhe institucionale të vendit.
Ato janë në interesin e të gjithë qytetarëve prandaj gjithçka duhet zgjidhur në interes të tyre dhe të barazisë së votës. Nuk duhet të përsërisim më praktika që kanë dështuar në mënyrë të përsëritur. Duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe duhet që të mos bëjmë reformë për një palë zgjedhje por të vendosim themele të shëndetshme për demokracinë dhe institucionet në një plan afatgjatë. Ky qëndrim i yni është në koherencë të plotë me qëndrimin tonë që nga themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vonesat e deritanishme janë të pajustifikuara. Asnjë arsye parimore nuk ka që të mos nisë puna për reformën zgjedhore. Prandaj është koha për t’i dhënë fund fjalëve dhe për të kaluar në veprime konkrete. Njëkohësisht është një kërkesë e gjithë opinionit publik e të gjithë qytetarëve tanë që t’i jepet fund lojës me proceset e integrimit evropian t&eu
ml; vendit dhe penalizmit pa të drejtë të vendit të shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që aspiratën kryesore kanë pikërisht bashkimin e Shqipërisë me Evropën e Bashkuar. Në këtë drejtim ne bëjmë apel për t;i dhënë fund taktikave zvarritëse dhe për t’iu drejtuar Parlamentit për t’iu përgjigjur atyre kërkesave të shtruara qartë nga ana e Komisionit Evropian prek kohësh me qëllim që të përmbushim të gjitha prioritetet të cilat presin vetëm zbatimin e vullnetit politik përmes një votimi të përgjegjshëm dhe transparent. Kjo pasi ligjet të cilat prej vitesh janë gati janë bërë me ekspertizën më të kualifikuar të vetë Bashkimit Evropian.
ml; vendit dhe penalizmit pa të drejtë të vendit të shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që aspiratën kryesore kanë pikërisht bashkimin e Shqipërisë me Evropën e Bashkuar. Në këtë drejtim ne bëjmë apel për t;i dhënë fund taktikave zvarritëse dhe për t’iu drejtuar Parlamentit për t’iu përgjigjur atyre kërkesave të shtruara qartë nga ana e Komisionit Evropian prek kohësh me qëllim që të përmbushim të gjitha prioritetet të cilat presin vetëm zbatimin e vullnetit politik përmes një votimi të përgjegjshëm dhe transparent. Kjo pasi ligjet të cilat prej vitesh janë gati janë bërë me ekspertizën më të kualifikuar të vetë Bashkimit Evropian.
Vetë Bashkimi Evropian po ndeshet me sfida të panjohura më parë për të kur edhe në dy vendet tona kryesore fqinje anëtare të Bashkimit Evropian kanë zhvillime të cilat tregojnë se situata ekonomike dhe financiare në këto vende por në tërësi në të gjithë Bashkimin Evropian është një situata më problematike se në të kaluarën. Pra në këtë kontekst të ri dhe natyrisht shqetësues vetëm një angazhim më i madh dhe më i përgjegjshëm i të gjitha forcave politike i të gjitha aktorëve politikë do të bëjë të mundur që vendi ynë të kalojë jo vetëm me një kosto sa më të ulët për qytetarët tanë këtë situata delikate ekonomike dhe financiare në tërësi por njëkohësisht edhe që në te mos i japim argumente të gjithë atyre që shqetësohen për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian duke vazhduar atë politikë jo konstruktive të cilën kemi dy vite që e kemi ndeshur. Këtu bëhet fjala për të ardhmen e të gjitha qytetarëve shqiptarë këtu bëhet fjala për të ardhmen jo vetëm të të gjithë neve që jemi sot. Por edhe të fëmijëve tanë por jo vetëm kaq pasi këtu bëhet fjalë dhe për rolin dhe angazhim që Shqipëria duhet të ketë jo vetëm si partner i Bashkimit Evropian dhe si një vend anëtar i NATO-s por në tërësi për rolin për të cilën ajo është vlerësuar gjithmonë për stabilitetin rajonal dhe unë mendoj se kjo është një sfidë e të gjithëve dhe nuk është vetëm një sfidë e qeverisë apo e maxhorancës aktuale.
Ndaj edhe në këtë mbledhjet sotme përveç diskutimit të kësaj situate politike të angazhimit tonë të mëtejshëm për të kontribuar për të përshpejtuar këto reforma në veçanti për të konkretizuar më tej ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore për të cilën ne kemi marrë edhe një nismë konkrete edhe në Kuvend unë besoj se po kaq e rëndësishme është edhe gjallërimi i mëtejshëm organizativ dhe politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim rritja e pjesëmarrjes së saj në të gjitha debatet për të gjitha çështjet e rëndësishme të qeverisjes por edhe të shoqërisë sonë dhe natyrisht që unë besoj se edhe diskutimet në këtë mbledhje dhe vendimet që do të marrim sot do t’i shërbejnë këtyre qëllimeve.
0x323031312d31312d3130 LSI mbledhje Kryesia.jpg 18:39)”