Meta: Objektivat paraprake të LSI

Meta: Objektivat paraprake të LSI

Meta: Objektivat paraprake të LSI fitore në 20 bashki‏ Meta: Objektivat paraprake të LSI fitore në 20 bashki

Meta: Do fitojmë 1500 këshilltarë

Meta: Do fitojmë 100 komuna

Meta: Angazhim më i madh i grave në LSI

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga zëvendëskryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto zhvilloi sot takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në qytetin e Lezhës.

Kryetari i LSI-së z. Meta gjatë fjalës së tij është ndalur gjerësisht në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat integruese që përbëjnë angazhimin kryesor të kësaj qeverie.

Kryetari i LSI-së i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme tashmë po trokasin dhe Lëvizja Socialist për Integrim duhet të përcaktojë dhe objektivat e saj për një fitore sa më të madhe në garën elektorale.

Në këtë linjë z. Meta theksoi se LSI-ja do të përpiqet që të marrë një rezultat sa më të madh në shkallë vendi.

Në lidhje me objektivat e Lëvizjes Socialiste  për Integrim për zgjedhjet e ardhshme vendore z. Meta u shpreh: “Disa nga objektivat tona paraprake për zgjedhjet e ardhshme vendore që tashmë po trokasin kanë të bëjnë me të paktën fitoren e 100 kryetarëve të komunave në të gjithë vendin të 20 kryetarëve të bashkive të tre kryetarëve të qarqeve dhe të paktën të 1500 këshilltarëve në të gjitha nivelet komuna bashki dhe qarqe. Kuptohet që numri më i madh i tyre të ishin kryetare dhe këshilltare por kjo do të varet nga angazhimi i femrave dhe grave gjatë kësaj periudhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim”. 0x323031302d30332d3037 13:19)