17 Feb Meta : Nuk mund te këtë Shqipëri anëtare te BE-se pa fuqizimin e rolit te gruas.
Posted at 22:41h
in Archived Articles
” Meta : Nuk mund te këtë Shqipëri anëtare te BE-se pa fuqizimin e rolit te gruas.
Zhvillohet Konventa Zgjedhore e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Durrësit
Lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloj sot në qytetin e Durrësit Konventën Zgjedhore e LGI-së për qytetin e Durrësit.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deputeti Lefter Koka si dhe dy zv. Ministret Znj. Filloreta Kodra dhe Znj. Nora Malaj.
Pas fjalimeve të rastit 700 delegate të Lëvizjes së Gruas për Intgrim në qytetin e Durrësit sipas parimit “Një anëtar Një Votë” votuan për kreun e LGI-së për dy kandidatet Fjorentina Muhametaj dhe Ferteza Izvira. Pas procesit të numërimit të votave u shpall fituese kandidatura e Ferteza Izvira.
Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta : Nuk mund te këtë Shqipëri anëtare te BE-se pa fuqizimin e rolit te gruas.
Të dashura motra të Lëvizjes së Gruas për Integrim të nderuar të ftuar të nderuar të ftuara nga forumet e tjera të Gruas të Durrësit! Është kënaqësi për mua të jem sot këtu. Sidomos ishte kënaqësi e veçantë të dëgjoja Borën jo vetëm sepse ka edhe emrin e vajzës sime por mbi të gjitha sepse shohim vajza të reja të shkolluara në universitetet më të mira të Europës të cilat kthehen në vendin e tyre të cilat kthehen në qytetin e tyre dhe të cilat duan të kontribuojnë Shqipërinë si Gjermania dhe pse jo një ditë të ketë një Angela Merkel që të drejtojë dhe të përfaqësojë vlerat më të mira që i kanë të gjitha gratë e Shqipërisë vlera të shkëlqyera vlera që kanë të bëjnë pikërisht me dashurinë e nënës për fëmijën për dashurinë e vajzës për prindërit me përpjekjet dhe sakrificat e të gjitha grave për të mbajtur familjet e tyre për t’i forcuar ato për t’i edukuar fëmijët e tyre me dashurinë për familjen dhe Atdheun. Këto janë dy gjërat më të shtrenjta për çdo shqiptar të vërtetë.
Në këtë drejtim unë vij sot këtu me besim të plotë se LGI e Durrësit do të jetë një promotor akoma edhe më i fuqishëm në të ardhmen i fuqizimit të vetvetes dhe në këtë mënyrë të vetë LSI-së. Do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për fuqizimin e gruas në të gjithë jetën shoqërore politike ekonomike të Durrësit. Ky është një nga qytetet më evropiane të Shqipërisë edhe për shkak të gjeografisë është porta e parë drejt Europës dhe natyrisht që i takon vajzave dhe grave të Durrësit të jenë akoma më shumë protagoniste në të ardhmen për fuqizimin e rolit të tyre dhe të rolit të gruas në të gjithë jetën e vendit.
Në këtë sallë kemi gra të cilat përfaqësojnë vlerat më të mira të këtij komuniteti të shquara në fushat e tyre edhe më shumë se burrat. Kemi kampione të njohura të Shqipërisë kemi avokate të shkëlqyera kemi mësuese të jashtëzakonshme dhe padyshim që duhet të kërkojmë më shumë në mënyrë që i gjithë ky komunitet me vlera të mëdha të përfaqësohet akoma edhe më mirë në të ardhmen në të gjithë jetën politike institucionale dhe shoqërore. Nuk mund të ketë Shqipëri anëtare të Bashkimit Europian pa një rol shumë herë më të fuqishëm se sa sot të gruas në shoqërinë tonë në politikën tonë.
Unë jam partizan i 50% me 50% dhe në mbështesim si LSI të gjitha propozimet e rrjetit të shoqërisë civile që përfaqëson dhe mbron pjesëmarrjen e gruas në politikë që ato të reflektohen në reformën e ardhshme zgjedhore. Jam i bindur se pavarësisht se kuotat duhen dhe janë të rëndësishme për të garantuar një përfaqësim sa më dinjitoz ajo që do t’i japi vendin e duhur gruas dhe vajzës shqiptare është guximi për të qenë vetvetja kudo dhe jo thjesht pritja nga të tjerët për të respektuar kuotat e përfaqësimit. Kjo do të thotë se duhet të jeni akoma më të ndërgjegjshme për fuqinë që keni për madhështinë që keni për vlerat që keni dhe ajo që duhet akoma më shumë është një solidaritet më i madh midis jush në mënyrë që burrat mos dinë ku të futen.
Unë besoj shumë se LGI në Durrës pas kësaj konference do të dalë edhe më e organizuar edhe më e motivuar që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 kontributi juaj të jetë shumë herë më i madh dhe më i dobishëm sepse nuk do të jetë një kontribut thjesht për suksesin e LSI-së por do të jetë një kontribut për të forcuar stabilitetin e vendit për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit do të jetë një kontribut për të zhvilluar vendin në rrugën e duhur do të jetë një kontribut jo për të konfliktuar më tej politikën tonë tepër të mbarsur me konflikte të panevojshme por për ta paqëtuar atë për të ndërtuar më shumë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
Të gjitha këto nuk mund të bëhen më mirë se sa me dashurinë e një nëne me dashurinë e gruaje me dashurinë e një vajze sepse shpirti juaj i jashtëzakonshëm human duhet të jetë në themelet e një Shqipërie më paqësore e një Shqipërie e cila jo
vetëm përmbledh energjitë pozitive por edhe talentet dhe talentet dhe aftësitë e mira sepse ne të gjithë e dimë që shqiptarët kudo ku kanë shkuar kanë shkëlqyer dhe kanë arritur të vlerësohen në mënyrë të jashtëzakonshme por ka ardhur koha që shkëlqimin më të mirë shqiptarët t’ia japin vendit të tyre sepse është një vend që i ka të gjitha mundësitë dhe resurset.
vetëm përmbledh energjitë pozitive por edhe talentet dhe talentet dhe aftësitë e mira sepse ne të gjithë e dimë që shqiptarët kudo ku kanë shkuar kanë shkëlqyer dhe kanë arritur të vlerësohen në mënyrë të jashtëzakonshme por ka ardhur koha që shkëlqimin më të mirë shqiptarët t’ia japin vendit të tyre sepse është një vend që i ka të gjitha mundësitë dhe resurset.
Unë besoj shumë te gratë unë besoj shumë tek të rinjtë dhe të rejat si Bora që foli sot këtu të cilat janë me dhjetëra dhe me qindra që bashkohen dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim që kanë vizionin dhe edukimin më të mirë që Shqipëria të bëhet vërtetë si Europa sepse i ka të gjitha mundësitë. Nuk meritojmë ne më të përmendemi negativisht nga të tjerët për shkak të konflikteve të kota dhe për shkak të perceptimeve të së kaluarës. U tha në mënyrë të përsëritur nga shumë skeptikë apo edhe keqdashës që po të hiqen vizat për shqiptarët 1 milion shqiptarë do të mbeten në vendet e BE-së dhe nuk do të kthehen.
Çfarë ndodhi një vit pasi i hoqën vizat? Mbi 1 milion shqiptarë kanë udhëtuar për gati 16 muaj në hapësirën Shengen dhe nuk kemi asnjë rast ku shqiptarët të mos kenë përmbushur detyrimet që vijnë nga Bashkimi Europian. Shqiptarët janë njerëz të qytetëruar të kulturuar të përgjegjshëm janë qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre por janë qytetarë edhe që dinë të mbajnë dhe përmbushin detyrimet e tyre me korrektesë absolute. Le të marrim ne politikanët shqiptarë shembullin e qytetarëve shqiptarë dhe këtë besoj do ta kemi edhe më të lehtë me ndihmën dhe mbështetjen tuaj të grave dhe të vajzave në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Ju uroj suksese dhe mbarësi zgjedhje sa më demokratike dhe mbi të gjitha ju uroj një solidaritet gjithnjë edhe më të fuqishëm sepse fuqia juaj është e papërballueshme dhe këtë fuqi duhet ta orientojmë gjithmonë për të përshpejtuar zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Fuqizim i gruas do të thotë modernizim dhe zhvillim më i shpejtë i vendit do të thotë mirëqenie më shumë për familjet tuaja dhe familjet e të gjithë shqiptarëve. Suksese!
0x323031322d30342d3038 AKTIVITETE Meta LGI Durres.jpg 17:8)”