Meta në Vlorë: Të hiqet imuniteti për deputetët

Meta në Vlorë: Të hiqet imuniteti për deputetët

” Meta në Vlorë: Të hiqet imuniteti për deputetët

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimz. Ilir Meta ka qenë sot në mesditë në qytetin e Vlorës ku ka marr pjesë në Konferencën Zgjedhore të LRI-së.
Konventa Zgjedhore e Lëvizjes Rinore për Integrim zgjodhi një strukturë drejtuese për të punuar në përgatitjen e zgjedhjeve për kreun e kësaj strukture në qytetin e Vlorës.
Gjatë fjalës përshëndetëse pasi falënderoj dhe vlerësoj punën e shkëlqyer nga strukturat e LRI-së në këtë qytet z. Meta është shprehur entuziast për suksesin që LSI-ja do të ketë fal kontributit të çmuar të tyre në zgjedhjet e 2013.
Duke vazhduar në këtë kontekst z. Meta ka përshëndetur dhe punën e bërë për anëtarësimet e reja në LSI. Vetëm për një periudhë të shkurtër nga momenti i fillimit të punës për ristrukturimin e strukturave drejtuese janë anëtarësuar mbi një mije të rinj dhe të reja në strukturat e LSI-së. 
Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta.
Të dashur të rinj dhe të reja të qytetit të Vlorës. Është kënaqësi të jem sot këtu me ju në këtë vit historik për të gjithë Shqipërinë por edhe për të gjithë vlonjatet. Në këtë vit kur të gjithë shqiptarët anembanë globit ku janë ndihen vlonjatë sepse ky është një vit shumë i rëndësishëm për të gjithë kombin tonë është një vit shumë i rëndësishëm për Vlorën e cila është qendra e shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar. T’ju them të drejtën u habita kur dëgjova një koleg politikan që pak ditë më parë u shpreh se qeveritarët duhet të vijnë me kuaj në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë sepse unë dua t’ju siguroj se pa eskortë policie arrita në Vlorë vetëm për një orë e 10 minuta. 
Ndaj jam i sigurt se për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë në Vlorë nuk është e nevojshme as që qeveritarët  të vijnë me kuaj dhe as opozitarët të vijnë me kometë sepse Shqipëria ka pësuar dhe pëson ndryshime të rëndësishme. Ashtu sikurse ne jemi të vetëdijshëm se në këtë 100 vjetor Vlora dhe e gjithë Shqipëria ka nevojë  për mesazhe që i për bashkojnë shqiptarët dhe jo që i ndajnë ka nevojë për mesazhe që e afrojnë Shqipërinë me Europën jo me fjalë por me vepra jo me përdorim force dhe pretekste që ngadalësojnë reformat por me votën e përfaqësuesve që ka zgjedhur Vlora dhe e gjithë Shqipëria në Kuvendin e Shqipërisë sepse të gjithë kanë votuar pavarësisht nga forca politike edhe në qershor të vitit 2009 që shqiptarët të udhëtojnë si qytetarë europianë pa viza në Bashkimin Europian dhe sot ky është një realitet ashtu sikurse  kanë votuar të gjithë politikanët në Parlament të votojnë reforma që kërkon Shqipëria evropiane reforma që kërkon Bashkimi Europian. 
Kjo është e vetmja rrugë për t’i shërbyer kësaj aspirate mbarëkombëtare pavarësisht nga dallimet partiake. Është koha që të gjithë në këtë 100 vjetor të tregojmë se kemi mësuar nga historia jonë nga historia jonë e mirë dhe e lavdishme nga historia e Skënderbeut dhe nga historia e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit nga historia jonë e lavdishme e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare ku Vlora dhe vlonjatët mbajtën një peshë të jashtëzakonshme. 
Të mësojmë nga historia më e mirë por të kemi parasysh se Shqipëria dhe Vlora nuk kanë më asnjë minutë për të humbur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të ndërtuar një të ardhme e cila bazohet në një shoqëri demokratike në një shoqëri që zbatohet në meritokraci dhe jo në privilegje ndaj dua të gjithë t’i përgjigjen thirrjes të Bashkimit Europian por  edhe të LSI-së që të gjithë politikanët dhe personat publikë që të lenë imunitetin dhe të jenë të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë para drejtësisë dhe ligjit sepse kjo është rruga më e mirë që politikanët t’i shërbejnë transparencës por edhe marrje të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. 
Është kënaqësi të shoh një LRI të jashtëzakonshme sot në Vlorë ashtu sikurse këtë e kam vënë re edhe në Korçë edhe në Elbasan dhe kudo në Shqipëri. Kjo është fuqia më e madhe që ka Shqipëria dhe shoqëria jonë. Kjo është fuqia më pozitive më shpresëdhënëse dhe më europianizuese e shoqërisë sonë dhe mbarë kombit tonë. Jam i lumtur që Lëvizja Rinore për Integrim vazhdon  të jetë forumi rinor më aktiv anë e mbanë vendit. Ashtu sikurse LRI është shembulli më i mirë i emancipimit dhe i barazisë gjinore aq sa duke parë sallën këtu unë mendoj se në LRI ka nevojë për forca por ka nevojë për forca për djem jo për vajza. 
Të dashur motra dhe vëllezër më të rinj është kënaqësi të ndodhem dot këtu me ju dhe do të jemi vazhdimisht me këtë ekip të mrekullueshëm që ka zgjuar shpresa të mëdha për përfaqësimin e të rinjve në Vlorë. Unë i jam i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo vendore LRI do të ketë një përfaqësim akoma edhe më t&eum
l; mirë sikurse e ka edhe në Tiranë ku shumica e anëtarëve e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës janë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim. Unë besoj se ju do të keni zërin dhe përfaqësimin tuaj edhe në Kuvendin e ri të Shqipëri në mënyrë që Kuvendi i ardhshëm të diskutojë më shumë për rininë të mendojë më shumë për të të aprovojë ligje më të mira të cilat ndihmojnë jo vetëm për një arsimim më të mirë por edhe për një arsimim për punësimin e të rinjve. 
 

0x323031322d30342d3135 AKTIVITETE DSC_0076 (2).jpg 15:16)”