Meta në Kuçovë në prezantimin e kandidatit të “Aleanca për Qytetarin”

Meta në Kuçovë në prezantimin e kandidatit të “Aleanca për Qytetarin”

” Meta në Kuçovë në prezantimin e kandidatit të “Aleanca për Qytetarin” Selfo Kapllani

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Beratit Nasip NaçoGenc PolloLefter Maliqi ne turin e tij elektoral për zgjedhjet e 8 majit është ndalur dje në qytetin e Kuçovës dhe Urës-Vajgurore. Në këto takime z. Meta së bashku me përfaqësues të partive të tjera të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Kuçovës z. Selfo  Kapllani dhe për Bashkinë e Urës- Vajgurore z. Thoma  Rumniçi.
  
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Kuçovë
Të dashura  motra  dhe vëllezër të Kuçovës. Edhe për mua është kënaqësi e veçantë që të jem sot në Kuçove për të shprehur mbështetjen më të madhe për kandidatin e Aleancës për Qytetarin Çekun apo Selfo Kapllanin. Me këtë rast në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të falënderoja përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kuçovës Fadil Mara Rustem Beramaj e shumë të tjerë për mirëkuptimin që kanë treguar për të mbështetur këtë kandidaturë e cila tani është e të gjithëve dhe jam i bindur që nuk është vetëm e forcave që përbejnë Aleancën për Qytetarin por tani Çeku është për kandidaturën e çdo qytetari të Kuçovës që kërkon ndryshim. 
Unë besoj se modestia e tij se aftësitë e tij edhe si inxhinier edhe si drejtues por mbi të gjitha se dashuria e tij për Kuçovën dhe për të gjithë bashkëqytetaret e tij do të na ndihmoje që 9 Maj të nisim një faqe të re për Kuçovën dhe për të gjithë këtë popull të mrekullueshëm. 
Jam i bindur që ai i ka të gjitha aftësitë për të paraqitur dhe për të hartuar së bashku me ju dhe me të gjithë intelektualët e Kuçovës që nuk i mungojnë dhe s’i kanë munguar asnjëherë projektet e domosdoshme që e zhvillojnë Kuçovën jo vetëm në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të ndryshme por jam i bindur se ai do të vijë së bashku me të gjithë ju në partneritet me qeverinë me sipërmarrjet me bankat për të nxitur ato aktivitete të rëndësishme të domosdoshme që kërkojnë rritjen e punësimit pasi ky është një popull i cili njihet si popull mjaft punëtor  dhe është detyra jone është detyra e Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë është detyra e qeverisë dhe të gjithëve për t’i dhënë mundësi që të punojnë dhe të jetojnë më mirë me djersën e tyre. 
Ky koalicion në vitin e parë me një punë të jashtëzakonshme arriti të heqë vizat për të gjithë kuçovarët dhe të gjithë shqiptarët.  Edhe pse ju e dini shumë mirë që sa shumë pengesa iu vunë nga lidershipi i Partisë Socialiste këtij procesi madhor nga i cili nuk përfituan vetëm ata të cilët përkrahin këtë koalicion por përfituan të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim politik. Jam i bindur se nga Çeku si Kryetar i ri i Bashkisë do të përfitojë i gjithë komuniteti i Kuçovës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kuçovës. 
Kuçova ka të drejtë nga ata që e kanë drejtuar deri tani është ndarë si me thikë në të kaluarën. Ndaj me votën e 8 Majit qytetarët e Kuçovës do të votojnë për t’u bashkuar për qytetin e tyre për një harmoni të re për një raport të ri në mes të këtij komuniteti të mrekullueshëm që do t’i japi mundësi për të ecur përpara në një të ardhme të sigurt. Votoni për Selfo Kapllanin votoni për një ndryshim të madh të rëndësishme për të gjithë popullin e mrekullueshëm të Kuçovës. Fitore!

0x323031312d30342d3034 AKTIVITETE Meta ne Kucove.jpg 20:42)”