Meta mitingje entuziaste në Berat dhe Kuçovë

Meta mitingje entuziaste në Berat dhe Kuçovë

” Meta mitingje entuziaste në Berat dhe Kuçovë Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar gjatë kësaj fundjave mitingje entuziaste në fshatin Dyshnik të Beratit në qytetin e Kuçovës si dhe në Patos. Gjatë këtyre takimeve ka pasur një fluks anëtarësimesh të reja në LSI-së rreth 200 pranime ku vetë Meta ka shpërndarë për disa anëtarë të rinj teserat e LSI-së.
Në Dyshnik kreu i LSI që shoqërohej nga Kryetari i LSI-së për Beratin kirurgun Eduard Bejko ish-kandidati për deputet Lefter Maliqi është pritur me mjaft entuziasëm nga qindra pjesëmarrës. Në fjalën e tij gjatë takimit Meta është shprehur se “pranë LSI-së po afrohen gjithnjë e më tepër anëtarë të rinj njerëz me energji dhe me vlera që gjejnë te LSI forcën politike që është më pranë njerëzve që është serioze dhe premtimet i kthen në realitet jo si dy forcat tashmë të vjetra që vetëm kanë zhgënjyer popullin dhe janë tallur me votën e qytetarëve”.
Duke vazhduar më tej Meta theksoi se LSI do të jetë gjithnjë pranë njerëzve dhe shqetësimeve të tyre siç ka bërë që nga dita e krijimit të saj jo si PD që me demagogjinë e saj bëri vetëm premtime në letër pasi qeveria e saj tashmë nuk po i realizon ato.  

Ndërsa në qytetin e Kuçovës Meta ka theksuar se LSI ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin për sfidën e zgjedhjeve lokale. LSI do të konkurojë në të gjithë bashkitë dhe komunat dhe këshillat e tyre me synim fitoren në këto zgjedhje. Edhe në Kuçovë janë bërë 60 pranime të reja në LSI.    

Ndërkaq Meta ka zhvilluar edhe një takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Patosit ku shoqërohej nga ish-kandidati për deputet Bardhi Meli. Në këtë takim Meta theksoi se LSI është e bindur në seriozitetin e saj si forcë politike që nuk bën demagogji por vepron në favor të qytetarëve që nuk bën premtime në letër po jep garanci për ti zbatuar ato.
0x323030362d30322d3236 AKTIVITETE 11:40)”