Meta: Mesazhi ynë mbetet gjithmonë

Meta: Mesazhi ynë mbetet gjithmonë

Meta: Mesazhi ynë mbetet gjithmonë gjithëpërfshirja duke respektuar rregullat e lojës demokratike duke respektuar kuadrin

Zoti Meta do donim një koment në lidhje me atë që është quajtur fronti i së majtës?
 
Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s është një vend shumë demokratik. Kushdo qytetar ka të drejtë të shpreh mendimet e tij por jo vetëm kaq por edhe ka të drejtë të shikojë ëndrra me sy hapur. Absolutisht që cilido që del jashtë realitetit jashtë normalitetit dhe jashtë logjikës demokratike dhe njëkohësisht që i lexon së mbrapshti mesazhet e qytetarëve shqiptarë dhe të komunitetit ndërkombëtar veçse vet dëmtohet por kursesi nuk i ndal dot proceset demokratizuese europianizues dhe integruese të Shqipërisë në realizmin e mëtejshëm të aspiratave të tyre. Mesazhi ynë mbetet gjithmonë gjithëpërfshirja duke respektuar rregullat e lojës demokratike duke respektuar kuadrin Kushtetues dhe institucional të vendit dhe njëkohësisht duke zhvilluar një dialog i cili ka në themelet e tij interesat më të mira për vendin dhe për gjithë qytetarët shqiptarë.
 
Z.Meta mos kemi të bëjmë me një presion të kryetari të PS-së ndaj Presidentit për aq kohë sa Presidenti ka deklaruar në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” se hapja e kutive është anti-kushtetuese? 

Nuk mendoj se presionet verbale janë ato të cilat çojnë procesin përpara apo çfarë do lloj presionesh të tjera. Theksoj dhe një herë është fatkeqësi kur një politikan del nga realiteti. Është punë për të por përsëri është fatkeqësi për të kur shikon ëndrra me sy hapur. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s Shqipëria ka institucione të qëndrueshme të cilat nuk funksionojnë në mënyrë perfekte por sidoqoftë funksionojnë në mënyrë demokratike dhe absolutisht që të gjithë duhet të respektojnë rregullat e lojës të përcaktuara nga kuadri Kushtetues i vendit dhe logjika demokratike.
 
Z.Meta koalicioni i majtë ka mandatuar z. Rama për të negociuar për zgjidhjen e krizës a ka ndodhur e njëjta gjë dhe në rastin e mazhorancës? Apo mendoni se tryeza duhet të jetë më e gjerë sesa kaq?
 
Besoj se z. Berisha është tërësisht i qartë dhe i vullnetshëm për të ofruar ato garanci demokratike të cilat asnjë herë nuk kanë munguar nga ana e mazhorancës dhe nga e qeverisë për opozitën por që akoma më tej janë përforcuar dhe nga një mesazh tepër i qartë dhe kompleks që vjen nga Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të cilën qeveria dhe mazhoranca janë shprehur plotësisht të dëshiruar dhe të vullnetshëm që ta zbatojnë dhe respektojnë siç i takon një mazhorance serioze një mazhorance që punon për integrimin europian të vendit.
 
Z. Meta si e vlerësoni reagimin e Presidentit Topi pas ofrimit që Rama dhe Berisha për t’u ulur në negociata? Mendoni se u morën masat e duhura për ta konkretizuar këtë tryezë?

Nuk dua të bëjë asnjë koment për rolin e Presidentit pasi unë duke respektuar pozitën e tij kushtetuese mbi palët dhe njëkohësisht angazhimin e tij konstruktiv të shprehur në mënyrë të vazhdueshme për të kontribuar në ecjen përpara të vendit përmes një dialogu sa më të frytshëm që inkurajon të gjithë të bëhen pjesë e këtyre proceseve unë veçse mund të shpreh bindjen time që mazhoranca është plotësisht e vullnetshme për t’i qëndruar me seriozitet të gjitha pikave të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe njëkohësisht është absolutisht shumë e qetë për të vazhduar programin e saj të reformave i cili nuk mund të ndalet nga asgjë. Por i cili është shumë i rëndësishëm sepse në radhë të parë absolutisht u shërben interesave të gjithë qytetarëve shqiptarë. 
Ne presim hapa shumë të rëndësishëm për t’i konkretizuar këtë vit në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë sikurse është liberalizmi i vizave ku Shqipëri ka bërë në muajt e fundit një progres spektakolar për të përmbushur detyrimet. Po punohet me intensitet për të përmbyllur gjithë procesin e pyetësorit dhe më pas për të ecur edhe drejt statusit të vendit kandidat. Në këto kushte do të ishte një fatkeqësi politike për të gjithë ata që do të vetë përjashtoheshin nga procese madhore që kanë të bëjnë me interesa kombëtare dhe të gjithë shqiptarëve.  

Së shpejti do të mbërrijë në Shqipëri një delegacion i KE-së që do të monitorojë hapat që janë bërë për zgjidhjen e krizës. Si do ja shpjegonit faktin që akoma nuk keni arritur në një marrëveshje paraprake për t’u ulur në negociata ?
 
Dialogu kërkon dy palë asnjë herë nuk ka munguar vullneti për dialog nga ana e qeverisë përkundrazi qeveria ka qenë e hapur për dialog dhe do të thosha se ka qenë tepër zemërgjerë në drejtim të plotësimit të shumë prej kërkesave dhe pretendimeve nga ana e lidershipit të opozitës.
 
Por ju mund ta shikoni sjelljen tjetër për fat të keq krejtësisht destruktive arrogante të një anshme dhe shantazhuese ku ndërkohë që pritet të fillohet një tryezë dhe zhvillohet një dialog paralajmërojnë një front që do të na sjelli qametin njësoj si në mitingun e famshëm në fund të nëntorit që do rrëzonte qeverinë dhe kutiçkat bashkë me të. Nuk është kjo sjellje evropiane nuk është kjo një sjellje konstruktive. Por megjithatë edhe kjo pjesë e opozitës është opozita jonë e shqiptarëve dhe të gjithë kemi për detyrë ta ndihmojmë që rigjejë forca kurajo dhe qytetari që të sillet në një mënyrë më konstruktive. Proceset do të ecin përpara asgjë nuk i ndalon dot.
 
Z.Meta një pyetje që duket pak si e herët: Sa do të jetë e hapur LSI për të pranuar ata deputet të PS-së që njihen si Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS të cilët mund të thyejnë bojkotin dhe mund të hyjnë në Kuvend? Sa do jetë e hapur LSI për të krijuar le të themi një gru
p parlamentar?
 
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka qëllim të shtoj grupin e saj parlamentare me manovra të cilat nuk janë aspak të preferuara nga ana e jonë. Aq më tepër as nuk janë të domosdoshme për arsye sepse ne kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike dhe jemi të bindur se kjo do të jetë një qeveri shumë e suksesshme e cila do të përmbush të gjitha angazhimet e saj kryesore me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë deri në 28 qershor të vitit 2013. Përsa i takon qëndrimeve dhe problemeve që janë brenda opozitës ato janë problemet e tyre dhe unë nuk dua të marrë përsipër të bëhem pjesë e debateve të tyre.

0x323031302d30322d3037 Meta Deklarate.jpg 11:55)