Meta merr mesazhe urimi dhe bashkepunimi nga Kushner dhe Bakojanis

Meta merr mesazhe urimi dhe bashkepunimi nga Kushner dhe Bakojanis

Meta merr mesazhe urimi dhe bashkepunimi nga Kushner dhe Bakojanis‏ Ministri i Jashtëm i Francës z. Bernard Kushner mesazh urimi për Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm z.Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës
Kushner: Kemi konstatuar qartë progresin e arritur prej Shqipërisë në rrugën e saj drejt afrimit me Europën dhe ju inkurajoj të vazhdoni përpjekjet e bëra deri më sot. Ju siguroj se Franca do të vazhdojë t’ju ofrojë mbështetjen e saj të plotë
—-
I dashur Zoti Zv.Kryeministër
Në këto momente që ju përgatiteni për të kryer funksionet e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të vendit tuaj më lejoni t’ju përcjell përgëzimet e mia dhe t’ju ofroj urimet më të thella për një sukses të plotë në përmbushjen e misionit tuaj.
Jam i lumtur që do kem mundësinë të punoj me ju në kuadrin e dialogut të zhvilluar mes vendeve tona dhe për forcimin e lidhjeve të miqësisë tashmë të vjetra midis Francës dhe Shqipërisë.
Kemi konstatuar qartë progresin e arritur prej Shqipërisë në rrugën e saj drejt afrimit me Europën dhe ju inkurajoj të vazhdoni përpjekjet e bëra deri më sot. Ju siguroj se Franca do të vazhdojë t’ju ofrojë mbështetjen e saj të plotë.
Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë dhe miqësinë time
Bernard Kouchner
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Europiane
Republika Franceze
—————————————
Ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis mesazh urimi për Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm z.Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës
SHKELQESIA JUAJ
Me rastin e emërimit tuaj si Zv.Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm do të doja t’ju përcillja urimet e mia më të sinqerta dhe t’ju uroja juve çdo sukses ne misionin tuaj te rëndësishëm.
Kam bindjen se gjatë qëndrimit tuaj në detyrë marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona do të pasurohen dhe zgjerohen në nivel dy palësh dhe ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE një përpjekje që Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Eksperienca juaj e çmuar në skenën politike shqiptare do të kontribuojë pa dyshim për këtë qëllim.
Në të njëjtën linjë do të doja të theksoja rolin pozitiv që ka luajtur minoriteti grek në marrëdhëniet tona dypalëshe po gjithashtu dhe në kontekst të Shqipërisë si një vend demokratik Europian.
Me këtë rast më lejoni gjithashtu të shpreh falënderimin tim për gadishmërinë e vendit tuaj për të ndihmuar gjatë zjarreve të fundit në Greqi. Oferta juaj është vlerësuar shumë nga Qeveria greke dhe populli grek edhe pse kërkesat operacionale  nuk i lejuan autoritet koopetente për të përdorur këtë kontribut.
Duke ju uruar edhe një herë çdo sukses në përgjithësisë tuaja të reja mbetem sinqerisht Dora Bakiojanis e Greqisë. 0x323030392d30392d3136 19:34)