Meta: LSI nis punën për zgjedhjet lokale

Meta: LSI nis punën për zgjedhjet lokale

Meta: LSI nis punën për zgjedhjet lokale Meta : LSI forcë kryesore në Lushnjë

 

Meta: LSI po punon për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.

 

Meta: LSI nis punën për zgjedhjet lokale.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimi z. Ilir Meta i shoqëruar nga N/Kryetari Dritan Prifti zhvilloi sot takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në qytetin e Lushnjes. Gjatë zhvillimit të këtyre takimeve anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së kanë vlerësuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e LSI-së në Qeverinë e Integrimit.

 

Në fjalën e tij kryetari i LSI-së z. Meta është ndalur gjerësisht në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat integruese që përbëjnë angazhimin kryesor të kësaj qeverie. Z. Meta u shpreh se koalicioni midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia e qytetarëve për realizimin e këtyre reforma.

 

Më tej z. Meta ka garantuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së se kjo forcë politike do të qëndroj larg tensioneve false. Veprimi politik i LSI-së deklaroi z. Meta do të ketë si orientim vetëm integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët  dhe simpatizantët e LSI-së Meta  u ndal gjerësisht në procesin e strukturimit të LSI-së. Në këtë kontekst duke theksuar se LSI-ja është forcë kryesore politike në Lushnjë Meta deklaroj se LSI po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

Duke theksuar domosdoshmërinë e përmirësimin e Kodit Zgjedhor Kryetari i LSI-së z. Meta u shpreh se ;”LSI ka filluar punën për përgatitjen e një platforme për përmirësimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vëna re gjatë zgjedhjeve të 2009-tës”. Ai u shpreh se ky përmirësim duhet të bazohet mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportin e saj për zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.

 

Duke konsideruar vitin 2010 si vitin më të rëndësishëm përsa i përket konkretizimit të reformave dhe proceseve integruese të vendit Meta ftoi opozitën që të kryej rolin e saj jo vetëm në përmbushjen e standardeve të BE-së por edhe në realizimin e aspiratave të qytetareve shqiptarë dhe vet votuesve të saj.  0x323031302d30332d3036 13:17)