Meta : LSI ka lindur si një sfidë për ndryshimet e vendit

Meta : LSI ka lindur si një sfidë për ndryshimet e vendit

” Meta : LSI ka lindur si një sfidë për ndryshimet e vendit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në turin për ristrukturimit të strukturave politike të LSI-së është ndalur sot në qytetin e Korçës ku ka marr pjesë në Konferencën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim. 
841 delegat të Lëvizjes Rinore për Integrim sipas parimit “Një anëtar një votë” zhvilluan sot zgjedhjet për kreun e LRI-së  në këtë qytet ku fituese pas procesit të numërimit të votave rezultoi Arsidesa Hysi  përballë Niko Kapurani.
Fjala e Kryetari të LSI-së z. Ilir Meta  
Në zgjedhjet e fundit të 8 majit LSI realizoi një rritje prej 50% të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Jam i bindur se në zgjedhjet e vitit 2013 rezultati do të jetë disa herë më pozitiv sepse LSI ka treguar që është një fuqi pozitive është një faktor konstruktiv e cila fuqizimin e saj e sheh si një kontribut për fuqizimin stabilitetit të vendit si një kontribut për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit. Kjo sepse në themel të fuqizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim qëndron fuqizimi i rolit të të rinjve dhe të reja në LRI në LSI në jetën politike ekonomike dhe shoqërore të vendit. Fuqizimi i të rinjve dhe të rejave është shpresa më e madhe për ndryshime më te shpejta në shoqërinë tonë në vendin tonë dhe në komunitetin e secilit. 
Vendi kërkon një ritëm më të lartë ndryshimi dhe këtë në radhë të parë do ta promovojnë të rinjtë dhe të rejat sepse energjitë e tyre janë të pafundme. Jo vetëm kaq por edhe informacioni dhe njohuritë e tyre janë gjithnjë e në rritje. Ndaj edukimi i mëtejshëm i të rejave dhe të rinjve përmirësimi i kushteve të arsimimit të tyre kualifikimi i tyre i mëtejshëm profesional në përputhje më nevojat e tregut të punës do të jenë prioritet e LRI dhe të LSI-së. Ne duam një rini e cila entuziazmin e saj ta investojë për të ndërtuar të ardhmen e saj në Korçë dhe në Shqipëri. Emigracioni nuk është më perspektiva e të rejave dhe të rinjve të Shqipërisë përkundrazi të gjitha mundësitë dhe kushtet janë që të rinjtë ta gjejnë vetveten dhe të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre këtu në Korçë dhe në Shqipëri. Ndaj ne shohim procesin e integrimit evropian të vendit si mundësinë më të mirë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë për të krijuar më shumë vende pune për të nxitur më shumë investime për të tërhequr më shumë investitorë të huaj në mënyrë që të gjithë këta faktorë do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik të vendit duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe të reja për punësimin e tyre dhe për perspektivën e tyre këtu në vend. 
Ne jemi një forcë politike që është krijuar në emër të integrimit evropian të vendit të këtij interesi mbarëkombëtar sepse asnjë komb tjetër në Ballkan nuk ka përfituar më shumë se kombi ynë nga proceset integruese pas rënies së Murit të Berlinit dhe pas përmbysjes së regjimit të mëparshëm. Ja ku është sot Shqipëria anëtare e NATO-s një vend i gatshëm për të qenë kandidat për në Bashkimin Europian. Kosova një shtet i pavarur që po njihet akoma edhe më tepër. Janë këto procese integruese që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Janë këto procese integruese që po i bëjnë kufijtë krejtësisht të panevojshëm. Janë këto procese integruese të cilat në radhë të parë kanë si projekt të përbashkët një rini kanë si projekt të përbashkët një të ardhme për një jetë më të mirë për të rinjtë dhe fëmijët e sotëm dhe jo beteja pa kuptim për të kaluarën e stërgjyshërve dhe të gjyshërve energji të harxhuara negativisht që i kanë sjellë aq shumë konflikte të gjithë rajonit ku jetojmë. Ndaj  në krye të proceseve integruese është dhe do të jetë rinia. Ishte ajo në dhjetor të vitit ’90 që solli pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të jetë ajo që do të përmbushë deri në fund misionin për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe sot këtë do ta bëjmë më mirë se dje sepse kemi një rini shumë më të arsimuar shumë më të përgatitur me dije bashkëkohore e gatshme për t’i aplikuar ato. 
Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i mbështesë të rinjtë gjithmonë. Do t’u japë vendin që ata meritojnë. Në Tiranë fëmijët e anëtarëve të këshillit bashkiak për Lëvizjen Socialiste për Integrim janë anëtarë të LRI-së. Unë besoj se me këtë entuziazëm  edhe në zgjedhjet e ardhshme në Korçë ne do të kemi shumë më tepër të reja dhe të rinj përfaqësues të të gjitha niveleve e pushtetit sepse ne të rinjtë i duam për t’i dhënë tonin jetën shoqërore ekonomike politike të komunitetit dhe të mbarë vendit. 
Dua t’ju falënderoj për këtë punë të shkëlqyer që keni bërë gjatë këtyre muajve të fundit dhe për mbështetjen qe u japin të rinjve dhe të rejave dhe dua të shpreh bindjen time se entuziazmi juaj do të shkojë edhe në komuna edhe në fshatrat më të thella të rrethit të Korçës kudo ku ka të rinj kudo ku duhet të ketë shpresë dhe besim për të ardhmen në Lekas e kudo sepse solidariteti juaj me të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Korç&
euml;s dhe të gjithë Shqipërisë është baza e suksesit tonë në të ardhmen por pas asnjë diskutim është edhe siguria  më e madhe se ju do të keni në duart tuaja fatin tuaj dhe të atdheut tonë të përbashkët. Sepse e keni të gjithë përgjegjshmërinë për të marrë vendimet e duhura ndaj i uroj suksese Lëvizjes Rinore për Integrim të Korçës dhe është e qartë se kjo sallë nuk është më e vlefshme për takimet tona. Rroftë Lëvizja Rinore për Integrim. Rroftë rinia e mrekullueshme e Korçës. 
Prononcimi për mediet i dhënë pas takimit në Korçë
z. Meta jeni një nga politikanët që shpesh herë keni apeluar për Reformën Zgjedhore.  Shpresoni që thirrjet e tua do dëgjohen nga partitë e tjera?
 
Ne shpresojmë që të përshpejtohen ritmet e reformës zgjedhore dhe njëkohësisht të bëhen gjithë ato përmirësime të cilat të realizojnë evitimin e çdo lloj kontestime të mundshëm sikurse ka ndodhur në të kaluarën. Për këtë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe natyrisht edhe realizimin e barazisë së votës. Ne jemi të hapur për çdo formulë që i realizon këto sepse kuptohet që çdo formulë është çështje kompromisi dhe duhet kompromis. 
Zoti Meta a do të jetë zoti Nano kandidatura për President e LSI-së?
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim më i rëndësishëm është procesi i cili duhet të jetë një proces kushtetues pa asnjë diskutim por edhe sa më konstruktiv që të jetë e mundur. Emrat vinë pas procesit. Faleminderit. 

0x323031322d30342d3130 AKTIVITETE DSC_0080.jpg 11:49)”