Meta: LSI-ja jo pjesë e spekulimeve por pjesë e zgjidhjes.

Meta: LSI-ja jo pjesë e spekulimeve por pjesë e zgjidhjes.

” Meta: LSI-ja jo pjesë e spekulimeve por pjesë e zgjidhjes.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryetari Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim (LGI) në qytetin e Elbasanit.

Duke i përcjell të pranishmeve urimet për festat e fundvitit z. Meta ka vlerësuar angazhimin e LGI-së së Elbasanit si tëpër të rëndësishme për forcimin e strukturave të LSI-së në Qarkun e Elbasanit.

Më pas duke bërë një përmbledhje për arritjet e LSI-së për vitin 2011 z. Meta e ka vlerësuar këtë vit si tepër të rëndësishëm dhe pozitivë për LSI-në ku z. Meta u shpreh se “-  ky vit ishte tepër i suksesshëm për LSI-në një vit ku ajo tregoi një rritje spektakolar ku arriti të merrte  më shumë se 40 mijë vota në raport me zgjedhjet e fundit të 2009-ës një vit ku LSI-ja fitoi për herë të parë Kryetarin e Qarkut të Beratit një vit ku LSI-ja ka arritur shumë prej objektivave të saj dhe ka hedhur baza të sigurta për një të ardhme akoma më përfaqësuese dhe domethënëse për LSI-në dhe për të gjitha reformat që presin vendin në të ardhmen.

Më pas z. Meta duku ju përgjigjur interesimit të gazetarëve ka dhënë një prononcim pas aktivitetit me Lëvizjen e Gruas për Integrim në Elbasan.

Z. Meta si i vlerësoni zhvillimet e fundit në politikën shqiptare kemi parasysh zgjidhjen e dy funksionarëve të institucioneve të rëndësishëm në vend sikurse është Kryetari i Lartë i Shtetit dhe Avokati i Popullit.
Mendoj se kemi disa zhvillime të rëndësishme dhe pozitive sikurse është zgjidhja e Kryetarit të Lartë të Shtetit në respekt të Kushtetutës apo sikurse është dhe zgjidhja e Avokatit të Popullit dhe kjo në respekt të Kushtetutës dhe të konsensusit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.
Në këtë drejtim duhet të vazhdohet përpara për të plotësuar të gjitha detyrimet e tjera dhe të gjitha reformat që kërkon procesi i integrimit europian me qëllim përmbushjen e të gjithë rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat sa më parë.
Natyrisht çështja themelore mbetet progresi në reformën zgjedhore dhe në mënyrë të veçantë është gjithë përfshirja që duhet të karakterizojë këtë reformë zgjedhore dhe standardet që ajo duhet të garantoj.

Z. Meta në gjykimin tuaj si ish-Kryeministër i zgjedhur nga Partia Socialiste dhe si ish-drejtues i lartë i kësaj force politike a keni një koment në lidhje me rastin “Islami”.?

Rasti “Islami” është vërtetë një precedent jashtëzakonisht negativë dhe i pa pranueshëm për standardet demokratike për gjithë shoqërinë shqiptare aq më tepër që ka qenë një fenomen i panjohur dhe për vetë Partinë Socialiste në të kaluarën.  Për më tepër duke pasur në konsideratë të vetë z. Islami që ka pasur që nga themelimi dhe transformimi i partisë që  përjashtoi pra që nga Partia e Punës në Partinë Socialiste dhe njëkohësisht dhe në pozicionet e ndryshme që z. Islami ka përfaqësuar këtë forcë politike por dhe profile i tij tepër i lartë intelektual dhe shkencor që ka qenë  një vlerë e shtuar e asaj partie.

A  është e gatshme LSI-ja të pranoj z. Islami në këtë forcë politike?
Aderimet në çdo forcë politike bazohen në  dëshirën dhe në vullnetin e çdo  individi. Natyrisht që kjo nuk është pyetje e përshtatshme për mua por për z. Islami . Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila pranon gjithkënd i cili është në harmoni të plotë me statutin e saj dhe me qëllimet e saj programore.

Z. Meta a keni një koment në lidhje me debatin e fundit përsa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri?
Përsa i takon çështjes së Presidentit do të diskutohet në kohën e duhur pra mendoj se jemi tepër herrët për të folur për këtë çështje kështu që unë nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve por natyrisht ne do të punojmë si LSI për të qenë gjithnjë pjesë e zgjidhjes.

0x323031312d31322d3234 AKTIVITETE 20101215130514_15121037_UjJD2.jpg 17:44)”