17 Feb Meta- LSI bashkon idealet e qytetareve qe duan Shqipërinë ne BE.
” Meta- LSI bashkon idealet e qytetareve qe duan Shqipërinë ne BE.
Lideri i LSI-së takim në Fier pranohen 350 anëtarë të rinj
Ilir Meta: LSI bashkon idealet e qytetarëve që duan Shqipërinë në Bashkimin Europian
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte ditën e sotme në një takim me strukturat e LSI-së në Fier. Në këtë takim janë anëtarësuar rishtas në radhët e LSI-së edhe 350 anëtare dhe anëtarë të rinj. Në fjalën e tij Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se LSI bashkon idealet e qytetarëve që duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Sipas z. Meta integrimi është sfidë e LSI në shërbim të qytetarëve të cilët sipas tij kanë nevojë për frymën e solidaritet. për frymën e solidaritet. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se LSI është në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme zgjedhjeve për kryetar dhe Konventës Kombëtare Zgjedhore.
Fjala e plotë
Është kënaqësi edhe për mua që të marr pjesë sot në këtë takim me anëtare dhe anëtarë të rinj në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këto pranime të reja vijnë në një moment të rëndësishëm vijnë në një moment rritjeje për Lëvizjen Socialiste për Integrim në prag të zgjedhjeve që ne kemi në LSI ditën e shtunë për kryetar dhe më 27-28 tetor në Konventën Zgjedhore të LSI-së në Tiranë do të shpalosen të gjitha objektivat tona për të ardhmen do të bëhen ndryshimet programore dhe statusore por njëkohësisht do të zgjidhet edhe i gjithë ekipi drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jemi në një proces anëtarësimesh të reja në të gjithë vendin jemi edhe këtu në Fier.
Fieri për ne është një objektiv shumë i rëndësishëm sepse është qarku i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë pas Tiranës por edhe është një zonë mjaft e rëndësishme jo vetëm për të gjithë komunitetin dhe banorët këtu por është një burim shumë i rëndësishëm zhvillimi për ekonominë e vendit për industrinë e vendit për sipërmarrjen e lirë për perspektivën edhe të turizmit. Është një qark i cili ka një rini të jashtëzakonshme dhe ne kemi një degë të mrekullueshme edhe të LRI-së në qytetin dhe Rrethin e Fierit. Është një qark me një perspektivë dhe kjo perspektivë do të jetë akoma edhe më e fortë pas vitit 2013 me një LSI shumë më të fortë me një LSI e cila do të jetë një faktor edhe më i rëndësishëm në gjithë qeverisjen e vendit në forcimin e stabilitetit të vendit në përshpejtimin e të gjithë reformave që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe për këtë ne jemi të inkurajuar edhe nga prania juaj këtu edhe nga angazhimi juaj për të aderuar prej sot në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Kjo është një lëvizje me të ardhme sepse është një lëvizje e cila që nga dita e themelore si çështje themelore të orientimit të saj politik dhe kombëtar ka sfidën e integrimit është një lëvizje e cila ka treguar me angazhimin e saj dhe me vlerat që ajo ka sjellë kontribute tepër domethënëse sidomos për sa i takon liberalizimit të vizave që sot nuk është më një premtim por është një fakt është një realitet që preket nga çdo qytetar i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë. LSI ka qenë një promotore e rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit për të gjitha reformat që kanë të bëjnë me marrjen e statusit të vendit kandidat. Është për të ardhur keq që rekomandimi pozitiv i këtij statusi nga ana e Komisionit Europian ende kërkon një angazhim që duhet të ishte përmbushur me kohë nga të gjitha forcat politike në Parlament për miratimin e disa projektligjeve të cilat janë gati të cilat janë të standardeve europiane.
Por ne përsëri apelojmë që urgjentisht gjithë forcat politike në Parlament të përmbushin këto detyrime të mos bëhemi pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor pasi kjo është një aspiratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë pavarësisht nga përkatësitë partiake. LSI do të ketë në qendër të saj për të ardhmen zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe në mënyrë të veçantë çështjen e nxitjes së politikave të punësimit gjë që është tepër e rëndësishme për të përballuar edhe problemet sociale të familjes fierake dhe shqiptare gjë që është shumë e rëndësishme edhe për t’u dhënë siguri dhe besim të gjithë atyre të rinjve që kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre familjen e tyre këtu në Fier dhe në Shqipëri gjë që është e rëndësishme për të forcuar kohezionin social të komunitetit dhe të gjithë shoqërisë sonë. Ndaj edhe konventa e LSI do të shpalosë disa prioritete disa objektiva konkrete e të matshme dhe për këtë kërkohet angazhimi jo vetëm i drejtuesve jo v etëm i përfaqësuesve tanë në qeveri dhe në qeverisje por kërkohet angazhimi i çdo anëtari dhe anëtareje të thjeshtë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sikurse e tha dhe Berti objektivat tona për Fierin janë ambicioze por ato janë realiste sepse ne këtë e mbështesim në traditën që ka LSI-ja që nga krijimi i saj në këtë qytet në këtë rreth në këtë qark.
Me mbështetjen e cila vjen në rritje që e tregon edhe prurjet e reja sot dhe që do të vijojnë edhe në të ardhmen dhe unë kam besim të plotë që në zgjedhjet e vitit 2013. LSI-ja në Qarkun e Fierit do të arrijë një sukses tepër solid dhe të sigurt. Dhe ky sukses absolutisht që do të jetë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të këtij komuniteti të rritjes së mundësive dhe të kujdesit tonë ndaj komunitetit të Fierit dhe njëkohësisht një mbështetje për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë. Për mua ishte kënaqësi e veçantë që u takuam këtu dhe duke iu uruar të gjithëve suksese dhe mir&e
uml; se erdhët në LSI ju siguroj për mbështetjen e ekipit drejtues të LSI-së në Tiranë për të gjithë degën tonë të Fierit për atë sukses që ne të gjithë synojmë në 2013-ën që do të jetë një sukses në të mirën tuaj në të mirën e komunitetit tuaj por edhe në të mirë të vendit sepse sa më e fortë të jetë LSI-ja aq më e qëndrueshme është politika në vend dhe mbi të gjitha aq më shpejt do të ecë Shqipëria drejt Europës. Suksese!
0x323031322d31302d3138 AKTIVITETE DSC_0149.jpg 13:36)”