16 Feb Meta: Konventës Zgjedhore e LSI-së
” Meta: Konventës Zgjedhore e LSI-së në datat 18-19 maj
Meta: LSI një axhendë tepër të ngjeshur politike këtë vit
Meta: Konventës Zgjedhore e LSI-së në datat 18-19 maj
Meta: Zgjedhjet në LSI me emra alternativë
Meta: Po punojmë për një program dhe axhendë të re politike.
Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë vit një vit që sapo ka nisur dhe që do të kulmojë me festimin e 100-vjetorit të shtetit dhe të Pavarësisë. Kjo është një ngjarje madhore e shumëpritur një ngjarje e cila vjen edhe si kurorëzim i shumë arritjeve të Shqipërisë por edhe barë kombit në veçanti edhe të Kosovës arritje këto të gjitha që e kanë zanafillën e tyre më 28 nëntor të vitit 1912 kur Ismail Qemali Isa Boletini dhe patriotë të tjerë nga më të shquarit të asaj kohe vendosën krijimin e shtetit shqiptar dhe pas 100 vjetësh Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe besoj se këtë vit do të marrim edhe vendin e statusit të Vendit Kandidat për në Bashkimin Evropian. Por edhe Kosova është një shtet i pavarur një shtet i cili po afirmohet gjithnjë e më shumë jo vetëm si shteti më i ri por edhe si shtet më demokratik.
Në këtë drejtim edhe Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë e rëndësishme politike në vend si një forcë e koalicionit qeverisës do të përmbushë të gjitha angazhimet dhe detyrimet e saj që ky vit të jetë sa më dinjitoz për të gjithë shqiptarët. Të jetë një vit që të njohë përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes. Të jetë një vit që të njohë një stad të ri të integrimit evropian të vendit. të jetë një vit i sundimit të ligjit dhe kjo është shumë e rëndësishme për të forcuar më tej themelet e këtij shteti edhe për 100 vitet e ardhshme.
Po kështu së bashku edhe me Sekretarin e Përgjithshëm z. Luan Rama i kemi propozuar Kryesisë të cilën do ta diskutojmë edhe më pas një axhendë të rëndësishme sidomos për 6 muajt e parë të këtij vitit e cila ka të bëjë me konsolidimin e të gjitha strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim por jo vetëm por edhe të dy shtyllave kryesore si të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim. Me këtë perspektivë do të propozojmë dhe do të diskutojmë të gjithë së bashku që përpara Konventës Zgjedhore të LSI-së të cilën e propozojmë në datat 18-19 maj për tu zhvilluar me praninë e më shumë 1500 delegatëve por numri i saktë do të vendoset në raport edhe me numrin e përgjithshëm të anëtarësisë.
Do të zhvillohen edhe konventat e LRI-së dhe LGI-së. Pra në muajin mars do të zhvillohet Konventa Zgjedhore e LGI-së dhe në muajin prill Konventa Zgjedhore e LRI-së. Më këtë mënyrë këto 2 forume shumë të rëndësishme të LSI-së do të kenë mundësi jo vetëm që të konsolidojnë më tej vetveten të zgjerojnë hapësirat e shtrirjes dhe ndikimit të tyre në shoqëri dhe në të gjitha grupet sociale të afirmojnë elementë të rinj dhe protagonist të së ardhmes por njëkohësisht edhe të kenë mundësinë që të garantojnë një përfaqësim sa më dinjitoz në të gjitha strukturat që do të zgjidhen në konventën e 18-19 majit të LSI-së.
Unë besoj se me angazhimet e të gjithë juve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve në të gjithë vendin ne do të arrijmë të realizojmë vërtet shfaqjet më demokratike brenda një force politike deri më sot. Për këtë janë të ftuar të gjithë që të aplikojnë që të kandidojnë për të gjitha nivelet dhe në të gjitha forumet e LSI-së që nga kryetari e deri tek pozicionet e tjera. Gjithçka do të jetë e hapur dhe transparente. Do të ketë kandidaturë alternative për çdo pozicion sepse pa garë nuk ka demokraci dhe ne duam garë të vërtetë. Jam i sigurt që Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë pas 7 vitesh ka shumë kualiteti për të kandiduar dhe për të drejtuar me vizion dhe me dinjitet.
Unë besoj në gjithë këtë eksperiencë pozitive të akumuluar deri tani dhe jam i sigurt që do të hedhim një vështrim akoma më largpamës për Shqipërinë deri në vitin 2020 në këtë konventë të LSI-së. Kjo gjë kërkon nj rivlerësim të të gjithë programit të LSI-së të angazhimeve të saj në qeverisjen aktuale por edhe në qeverisjet e ardhshme pasi është shumë e rëndësishme që problemet dhe sfidat e ditës të mos na kufizojnë vështrimin dhe vizionin për të ardhmen. Ju falënderoj dhe një herë të gjithëve për bashkëpunimin që patëm gjatë vitit të kaluar por do të doja t’ju falënderoj akoma më shumë për bashkëpunimin e shkëlqyer që do të kemi edhe përgjatë këtij vit. E kam theksuar edhe në një konferencë pak ditë më parë që ky vit do të jetë një vit i paparë për Shqipërinë por edhe për LSI-në si një forcë pozitive që gjithnjë përpiqet të ndikojë në jetën politike të vendit duke sjellë energji tog reja energji pozitive dhe njëkohësisht duke qenë një forcë me një vizion që shikon përtej politikës së ditës.
0x323031322d30312d3233 Foto Kryesia e LSI-se.jpg 19:50)”