17 Feb Meta: Integrimi evropian i vendit
Posted at 22:42h
in Archived Articles
” Meta: Integrimi evropian i vendit kryeprioriteti i LSI-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ndalesën e radhës në kuadër të riorganizimit dhe ristrukturimit të të gjitha strukturave të LSI-së e ka bërë në Bashkinë e Kamzës.
Konferenca Zgjedhore e LRI-së në këtë qytet kishte mbledhur qindra të rinj dhe të reja simpatizantë dhe anëtar të LRI-së ku përveç zgjedhjes së strukturave drejtuese u miratua dhe axhenda e punës në kudër të organizimit .
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Meta deklaroi se përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të vendit është kryeprioriteti i LSI-së.
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në takimin e LRI-së së Kamzës.
Të dashur motra dhe vëllezër anëtarë dhe simpatizantë të LRI-së! Është kënaqësi që të jem sot me ju këtu. Natyrisht që ky takim është me interes reciprok por të jeni të sigurt ju që energjitë që unë dhe të gjithë ne marrim nga ju janë të jashtëzakonshme dhe na motivojnë edhe ne për të bërë më shumë për të rinjtë e komunitetit tuaj dhe për të rinjtë në përgjithësi.
Në një kohë të shkurtër ju keni bërë një punë të lavdërueshme dhe unë dua të falënderoj të gjithë stafin këtu dhe jam i bindur se me këtë trend ju do të arrini shumë shpejt që të jeni një fuqi shumë e madhe në të gjithë Bashkinë e Kamzës një fuqi shpresëdhënëse dhe transformuese jo vetëm për komunitetin tuaj por edhe për t’i dhënë një shtytje shumë më të fuqishme Lëvizjes Rinore për Integrim në të gjithë vendin.
Lëvizja Rinore për Integrim është forumi rinor më i fuqishëm në të gjithë vendin është forumi rinor ku ka shumë të rinj e të reja në të Shqipërinë është forumi rinor i cili ka përfaqësimin e tij në rritje në të gjithë strukturat e LSI-së.
Në Këshillin e Bashkisë së Tiranës shumica e anëtarëve të këtij këshilli janë të Lëvizjes Rinore për Integrim sikurse është edhe Endriti. Ne të rinjtë nuk i duam të jenë si fasadë ne të rinjtë i duam që të kenë një rol kryesor në vendimmarrje dhe një rol përcaktues për të ardhmen e tyre. Ne duam që të rinjtë të marrin në dorë të ardhmen e tyre të ardhmen e komunitetit të tyre të ardhmen e të gjithë vendit sepse rinia është shpresa më e madhe që ka Shqipëria për ndryshime më të shpejta.
Rinia është vetë fuqia më e madhe që ka Shqipëria dhe ne të gjithë do ta vëmë në lëvizje në mënyrë që kjo fuqi pozitive kjo fuqi e cila mbart në radhë të parë ëndrrat tuaja pasionet tuaja talentet tuaja dhe aftësitë tuaja duke u bazuar fuqishëm në solidaritetin tuaj të jashtëzakonshëm ta kthejmë në fuqinë më të madhe transformuese për të zgjidhur të gjitha ato sfida që vendi ka nevojë që shoqëria ka nevojë. Integrimi është kryeprioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim sepse integrimi për ne është mënyra më e mirë për të modernizuar vendin shoqërinë tonë ekonominë shqiptare për ta bërë atë konkurruese për ta bërë të aftë për të hapur vende pune më shumë në radhë të parë për të rinjtë.
Dhe për këtë është e rëndësishme që të mbështesim më tej politikat për një edukim më të mirë politikat për një formim profesional në përputhje me nevojat e tregut të punës në të ardhmen për të bërë më shumë në mënyrë që të rinjtë ta gjejnë veten në Shqipëri dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre pikërisht këtu. Është kënaqësi që të shohim një vit pasi hoqëm vizat për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që qytetarët shqiptarë i respektuan detyrimet e Bashkimit Europian më mirë se qytetarët e tjerë të vendeve të tjera të Ballkanit dhe të rajonit tonë. Kjo tregon qartë që vendi është në një stad të ri që qytetarët shqiptarë janë në një nivel shumë më të lartë se sa paragjykohen padrejtësisht nga politika.
Ndaj është koha edhe për çështje të tjera të integrimit evropian për përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore të miratimit sa më të shpejtë për miratimin e Gjykatës Administrative për reformat e tjera në fushën e drejtësisë të ecet me një ritëm të ri që Shqipëria ta fitojë statusin e Vendit Kandidat pikërisht në këtë vit të rëndësishëm që është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të formimit të shtetit shqiptar. Ju uroj suksese. Jam i bindur se do të kemi edhe mjaft takime të tjera me të gjithë ju këtu në Kamëz në Bathore në Paskuqan dhe të gjithë rrethin e Tiranës. Ju uroj suksese sot dhe suksese për të ardhmen Rroftë Lëvizja Rinore për Integrim! Jeni të paparë!
0x323031322d30342d3132 AKTIVITETE kamez (6).jpg 11:47)”