17 Feb Meta : Integrimi
” Meta : Integrimi sfida ime.
Kryetari i LSI-së Z. Ilir Meta
Meta : Sot i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit znj. Topalli që të bëhem anëtar i Komisionit Parlamentar për integrimin evropian.
Meta : Integrimi evropian duhet të vazhdojë të jetë sfida kryesore për të gjithë. Do të vazhdojë të jetë edhe për LSI-në dhe për mua personalisht.
Meta: Vizita e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE z. Sanino duhet vlerësuar si një tërheqje vëmendjeje për të përshpejtuar ritmin e reformave që na japin statusin e Vendit Kandidat.
Meta : LSI po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës.
Meta : Vlerësojmë angazhimin e qeverisë për ngritjen e Komitetit Ndërministror.
Meta: Strukturat e LSI-së në gatishmëri të plotë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.
Në këtë situatë të acartë kur 30 komuna të vendit janë pothuajse të izoluara për shkak të situatës tepër të rëndë atmosferike e pa ndodhur që nga dimri i vitit 1985 në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim duam të tërheqim vëmendjen e të gjithëve për të treguar solidaritetin maksimal në veçanti ndaj banorëve të këtyre zonave të cilat po përjetojnë një situatë tepër të vështirë dhe të rrallë. Në këtë drejtim duam të vlerësojmë edhe ngritjen sot të Komitetit Ndërministror për të intensifikuar përpjekjet për të përballuar këtë situatë e cila mesa duke nuk do të jetë e shkurtër pasi është shumë e rëndësishme që jo vetëm të gjenden të gjitha mënyrat për të kapërcyer këtë izolim të bërë nga natyra për mbi 30 komuna të vendit tonë por njëkohësisht për të qenë pranë gjithë këtyre komuniteteve në mënyrë që të mos cenohet jeta e asnjë qytetari.
Në mënyrë që t’i jepet asistenca cilitdo që ka një problem shëndetësor në mënyrë që të mos ketë mungesa për sa i takon furnizimit me ushqime apo me medikamente të domosdoshme. Ndaj është një moment për të treguar të gjithë solidaritetin me këtë banorë dhe qytetarë. Njëkohësisht ne i ftojmë të gjitha strukturat tona sidomos në qarqet ku kemi këtë situatë të vështirë që të bëhen një shembull solidariteti dhe mbështetjeje për këtë banorë kudo ku ata jetojnë në këto komunitete. Lëvizja Socialiste për Integrim do ta vazhdojë ta ndjekë këtë situatë me shqetësim dhe do të dëshmojë të gjithë solidaritetin e saj për të gjithë shqiptarët që në këto momente po ndeshen vërtet me një fatkeqësi natyrore.
Mendoni se është reaguar në mënyrë të duhur nga institucionet për ta përballuar
mirë këtë situatë?
Është një detyrë e institucioneve shtetërore për ta përballuar këtë situatë në mënyrë të jashtëzakonshme sepse situata është e tillë dhe ky bashkërendim i domosdoshëm mendoj se o të ndihet akoma më shumë në ditët e ardhshme. Unë nuk mendoj se duhet vetëm
angazhim i strukturave shtetërore të cilat e kanë për detyrë dhe që ne i inkurajojmë që ta bëjnë me një përgjegjësi maksimale por është edhe detyrë e të gjithë shoqërisë për të reguar këtë solidaritet. Ne e shikojmë që në të gjithë Europën situatë është tepër e rëndë qindra viktima. Ndaj është e rëndësishme që të mos neglizhohet kjo situatë nga askush dhe ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë dhe për të tërhequr vëmendjen e të gjithë në këtë drejtim.
Z. Meta a ka ndonjë ndryshim nga vendimi juaj për të mos qenë pjesë e qeverisë?
Mund t’ju bëj të ditur se sot i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit znj. Topalli që të bëhem anëtar i Komisionit Parlamentar për integrimin evropian. Mendoj se integrimi evropian duhet të vazhdojë të jetë sfida kryesore për të gjithë. Do të vazhdojë të jetë edhe për LSI-në dhe për mua personalisht. Edhe vizita e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE z. Sanino duhet vlerësuar si një tërheqje vëmendjeje për të përshpejtuar ritmin e reformave që na japin statusin e Vendit Kandidat dhe që na ndihmon për të mos humbur fokusin kryesor të gjithë politikës dhe të gjithë qytetarëve tanë që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
0x323031322d30322d3037 Ilir Meta.jpg 11:55)”