17 Feb Meta : Imuniteti
” Meta : Imuniteti rruga më e mire dhe më efikase është konsensusi parlamentar.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i bënë sërish apel politikës që mos të shpërdoroi kohën për përfitime por të plotësoi sa më parë kriteret për marrjen e statusit kandidat. Këtë apel z. Meta e ka bërë në hapjen e Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë ku po pushojnë 600 të rinj nga LRI-ja e qarkut të Fierit.
Duke vlerësuar kontributin që ka dhënë LSI-ja si në kuadër të liberalizimit të vizave dhe ruajtjes të stabilitetit politik z. Meta ka theksuar se -Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformatdhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë . Ndaj tha ai ne gjejmë rastin përsëri ti ftojmë aktorët politikë të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë në javët që po vinë për ti dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisëdhe te krijimit të shtetit tonë.
Më pas duke folur për situatën më të fundit politike që është heqja e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë Kreu i LSI-së z. Meta ka shprehur dhe njëherë vullnetin e forcës që ai drejton për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të kësaj çështje.
Ne kemi qenë prej vitesh tha z. Meta për heqjen e imunitetit për politikanëtdhe për të gjithë zyrtaret e lartë që ata atë barazohen më të gjithë qytetarët e tjerë.
Ndaj ne e gjejmë rastin shtoi ai përsëri të theksojmë se kjo është e domosdoshme kjo është një kërkesë jo vetëm e partnereve ndërkombëtarë por edhe qytetarëve shqiptarë për të cilën ata mund të shprehen e dhe me referendum por është rruga më e mirë më e shpejtë më efikase që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjate 2-3 javëve të ardhshme .
Duke ju drejtuar të rinjve pjesëmarrës z. Meta ka vlerësuar punën e tyre të bërë në të gjitha fushatat elektorale ku LSI-ja ka konkurruar më kandidatët e vetë ndaj z. Meta shprehu dhe njëherë bindjen se ne të gjithë së bashku do të japim një kontribut të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për progresin e Shqipërisë. “Ne kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e venditkemi dhënë një kontribut tepër të çmuar dhe konkret për liberalizimin e vizave kjo ka qenë një nga premtimet tona kryesore në vitin 2009” theksoi z. Meta
Më pas z. Meta ka është ndalur gjerësisht në funksionimin e brendshëm të LSI-së duke theksuar që riorganizimi i strukturave politike të LRI-së dhe LSI-së të kryera tashmë dhe që do finalizohen në Konventën Kombëtare Zgjedhore që do të zhvillohet në fund të shtatorit do të jetë një “motor” i fuqishëm që do na çoi drejtë suksesit në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
“Në zgjedhjet e vitit 2013 ne të gjithë së bashku me mbështetjen tuajtë paçmuar do të nënshkruajmë një faqe të re e cila do të jetë në interes të integrimit evropian të Shqipërisëtë reformavetë ndryshimeve që krijojnë një perspektivë te re më të sigurt më të qëndrueshme për të gjithë shqiptarëtnë mënyrë të veçantë për të rinjtë.
Njëkohësisht përpara nesh është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-sëku LRI-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëmLRI është një forcë shumë e madhe jo vetëm përfaqësuese por edhe drejtuese në LSI. Ndaj theksoi ai unë jam i bindur se këtë do ta konfirmojë akoma më shumë dhe në mënyrë konkrete Konventa e ardhshme zgjedhore e LSI ku LRI do te ketë delegatët e saj përfaqësuesit e saj në forumet më të larta të LSI.
“Dhe unë jam i sigurt se ju keni mundësinë jo vetëm për të luajtur një rol të jashtëzakonshëm në drejtimin e LSI por ju do të keni mundësinë pas zgjedhjeve të 2013 të luani një rol shumë të rëndësishëm edhe në drejtimin e Shqipërisëndaj ju uroj suksese mbarësi dhe një shumëfishim të jashtëzakonshëm” përfundoi z. Meta
0x323031322d30382d3236 DSC00554 (1).jpg 10:41)”