17 Feb Meta- Gratë një kontribut te vyer ne ndërtimin e shtetit modern shqiptar.
Posted at 22:35h
in Archived Articles
” Meta- Gratë një kontribut te vyer ne ndërtimin e shtetit modern shqiptar.
Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim festiv me rastin e 8 Marsit në Berat me gra anëtare dhe simpatizonte të LSI-së në këtë qytet. Takimi që u zhvillua tek “Hotel Turizmi” kishte mbledhur qindra gra të Beratit të cilat zënë një vend mjaft të rëndësishëm në forumet e LSI-së. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Kryetari i LSI-së Meta u shpreh se “8 Marsi është një ditë që shpreh një mesazh afirmues dhe solidariteti për gruan vendin e saj të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe familjare por edhe në atë politike. LSI u shpreh Meta duke vlerësuar gjithnjë kontributin e rëndësishëm të grave është e vetmja forcë politike që ka sanksionuar që në krijim të saj një përqindje të konsiderueshme të grave në forumet drejtuese të saj”.
Prononcimi i z. Meta pas zhvillimit të aktivitetit.
Jam i lumtur që t’u uroj të gjitha nënave të gjitha grave të gjitha vajzave të Shqipërisë gëzuar 8 marsin sepse kjo është një ditë shumë e rëndësishme është një ditë që na kujton të gjithëve se duhet të bëjmë më tepër për të përmirësuar dhe forcuar pozitën shoqërore të nënës të gruas dhe të vajzës shqiptare. Sepse nënat gratë dhe vajzat e Shqipërisë kanë bërë shumë për vendin kanë bërë shumë për këtë shtet për të cilin ne tashmë do të festojmë edhe 100-vjetorin e pavarësisë dhe roli i tyre ka qenë i padiskutueshëm në të gjitha etapat më të rëndësishme të historisë sonë. Ka qenë një rol jashtëzakonisht i rëndësishëm për periudhën e Rilindjes Kombëtare ka qenë një rol shumë i rëndësishëm për pavarësinë e vendit për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ne të gjithë e dimë sesa kanë luftuar vajzat dhe gratë e Shqipërisë dhe kanë sakrifikuar për lirinë e vendit dhe jemi këtu përballë në një nga lagjet që lindi një nga heroinat më të shquara të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Margarita Tutulani dhe kanë qenë të shumta të gjitha ato “Margarita” që kanë sakrifikuar të gjithë jetën e tyre rininë e tyre për lirinë e vendit për të ardhmen e Shqipërisë. Unë jam i sigurt që nënat gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të bëjnë akoma më shumë në të ardhmen. Ne ndjehemi të detyruar për t’i përkrahur për t’i mbështetur për t’i vlerësuar ashtu sikurse ato e meritojnë me shpirtin e tyre të madh me dashurinë e madhe që kanë për Atdheun dhe familjen dhe përpjekjet që bëjnë për t’i rritur fëmijët e tyre me traditat më të mira patriotike dhe atdhedashëse.
A do të merrni pjesë në qeveri tani që u shpallët i pafajshëm?
Jam shumë i kënaqur që jo vetëm jam çliruar nga akuza të bazuara mbi shpifje dhe trillime por edhe që jam krejtësisht i lirë për tu angazhuar me energji të papara për suksesin e zgjedhjeve të vitit 2013. Por përpara se të shkojmë atje kemi angazhime më të mëdha që kanë të bëjnë me përshpejtimin e proceseve integruese të vendit dhe unë do të kontribuoj maksimalisht edhe në Komisionin Parlamentar të Integrimit Europian.
Reformat po ecin në mënyrë shumë të ngadaltë. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë?
Nëse apeli tepër i sinqertë që LSI ka bërë prej kohësh do të ishte marrë në konsideratë dhe në rast se angazhimi ynë konstruktiv do të ishte një model për tu ndjekur edhe nga të tjerët Shqipëria do ta kishte marrë me kohë statusin e Vendit Kandidat sepse e ka merituar. Ata që thonë se vendi në e meriton për këtë apo atë arsye më kujtojnë ata që thoshin brenda dhe jashtë se kur të hiqen vizat 1 milion shqiptarë do të ikin në Europë dhe nuk do të kthehen më. Dhe ne e kemi parë dhe Europa e ka parë se sa të pavërteta kanë qenë të gjitha këto insinuata sepse koha tregoi që të gjithë shqiptarët qytetarët e Shqipërisë i respektuan detyrimet që vinin nga procesi i liberalizimit të vizave më mirë se qytetarët e çdo vendi tjetër në Ballkanin perëndimor. Kjo është një e vërtetë absolute. Prandaj Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e Vendit Kandidat natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen.
0x323031322d30332d3038 AKTIVITETE FOTO META ME GRAT NE BERAT.jpg 17:9)”