16 Feb Meta: Është ende shpejtë të flasim për Presidentin e ardhshëm
” Meta: Është ende shpejtë të flasim për Presidentin e ardhshëm aq me tepër kur kemi një President në detyre.
Meta: Përvjetori i pare pa viza.
Meta :Sot pas një vitit jemi krenar qe skeptiket brenda dhe jashtë vendit paragjykonin lëvizjen e lire.
Meta : Ne nuk dëshirojmë te vëmë kushte por do insistojmë në ndryshimin e sistemit.
Meta: Qëndrimi ynë për reformën zgjedhore parimor modeli spanjoll jo i përshtatshëm.
Meta: Viti i ardhshëm shumë i rëndësishëm për shqiptarët 100 vjetori I Pavarësisë.
Meta: Është ende shpejtë të flasim për Presidentin e ardhshëm aq me tepër kur kemi një President në detyre.
Sot është përvjetori i parë që nga momenti kur të gjithë qytetarët shqiptarë fituan të drejtën për të lëvizur si qytetarë të barabartë evropianë në të gjithë hapësirën Shengen. Kjo është një nga arritjet më të mëdha të vendit tonë të popullit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë në veçanti gjatë gjithë këtyre 20 viteve pasi vetëm në një vit rreth 800 mijë qytetarë shqiptarë e kanë prekur këtë arritje këtë fitore dhe këtë sukses. Jemi krenarë sot një vit pas kësaj arritjeje për arsye sepse përkundër edhe skepticizmit për fat të keq të forcave të caktuara politike edhe brenda vendit apo edhe qarqe të caktuara jashtë vendit të cila paragjykonin se kjo lëvizje e lirë do të sillte probleme në vendet e hapësirës Shengen pra përkundër të gjithë këtyre paragjykimeve përkundër të gjithë këtij skepticizmi qytetarët shqiptarë u sollën në mënyrën më shembullore në mënyrën më evropiane në mënyrën më korrekte në mënyrën më të përgjegjshme duke treguar se ata vërtet e meritonin dhe e meritojnë këtë arritje duke mos sjellë asnjë shqetësim përkundrazi.
Kjo është arsyeja që edhe vetë Komisionerja Malstrom ka bërë vlerësimet e saj për këtë mënyrë tepër të përgjegjshëm se si iu përgjigjën të qytetarët shqiptarë përgjatë këtij viti kësaj drite jeshile që dha Bashkimi Evropian dhe vendet e zonës Shengen. Jemi krenarë njëkohësisht po të kemi parasysh se gjatë këtij viti sa kohë e jashtëzakonshme e çmuar është kursyer për qindra e mijëra qytetarë shqiptarë të cilët në të kaluarën do t’i duhej të mbanin radhë të gjata dhe të pafundme për javë muaj të tërë pranë ambasadave të huaja me qëllim për të lëvizur në vendet e hapësirës Shengen.
Njëkohësisht jemi krenarë sepse gjatë këtij viti i është dhënë dinjiteti i merituat pasaportës tonë të qytetarëve shqiptarë e cila po fiton një dinjitet gjithnjë edhe më të madh. Njëkohësisht jemi të lumtur sepse kjo arritje nuk kufizohet vetëm me atë që u fitua një vit më parë përkundrazi. Edhe gjatë ditës së djeshme u nënshkruan 2 marrëveshje tepër domethënëse me Malin e Zi dhe Maqedoninë ku për herë të parë qytetarët tanë do të lëvizin në vendet fqinje vetëm me karta identiteti. Ndërkohë që shumë marrëveshje janë arritur po negociohen po diskutohen me shumë vende të tjera të rëndësishme në të gjithë botën me të cilat shqiptarët dëshirojnë të komunikojnë dhe të zhvillojnë marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat të cilat do të synojnë përsëri heqjen e vizave me këto vende dhe fitimin e lehtësive të tjera. Prandaj është një përvjetor tepër domethënës është një përvjetor tepër i suksesshëm dhe jam i sigurt që kështu do të vijojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast mendoj se falënderimi më i mirë u takon qytetarëve tanë të cilët janë sjellë në mënyrën më shembullore përgjatë gjithë këtij viti
Z. Meta si do ta vlerësonit punën e Komisioni për Reformën zgjedhore pasi ditën e djeshme kishte një tjetër takim të këtij komisioni dhe mesa u vu re 2 forcat kryesore nuk kanë vullnetin për të ndryshuar sistemin kërkesë kjo e vazhdueshme e forcës suaj politike?
Qëndrimi ynë është tepër parimor dhe konsistent. Ne besojmë se modeli i importuar spanjoll nuk është një model i përshtatshëm për të respektuar atë parim kushtetues të barazisë së votës së qytetarëve shqiptarë. Ndaj ne do të insistojmë për të diskutuar edhe vetë çështjen e sistemit. Ne nuk dëshirojmë të vëmë kushte por është e domosdoshme që të kemi një sistem më demokratik më përfaqësues më të drejtë dhe që nuk synon thjesht të shkojë në drejtimin e interesave të forcave të caktuara politike por që synon të rrisë besimin e qytetarëve shqiptarë tek vota e tyre dhe në radhë të parë tek barazia e kësaj vote.
Z. Meta në një intervistë për Top Channel Fatos Nano ka shprehur ambicien për të garuar vitin e ardhshëm në postin e Presidentit. A do ta mbështesë LSI z. Nano? Dhe pyetja e dytë: Nëse Gjykata e Lartë do të marrë një vendim në favorin tuaj a do të riktheheni si ministër në Kabinetin Berisha?
Dëshiroj të theksoj se vitin e ardhshëm nuk është çështja e Presidentin më e rëndësishmja. Viti i ardhshëm është një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin tonë dhe kombin tonë. Është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar.
Ndaj nuk dëshiroj t’i japë më shumë rëndësi se sa i takon çështjes së Presidentit aq më tepër kur jemi ende shumë herët për të folur për këtë çështje dhe ku natyrisht është një President tjetër në mandatin e tij. Lëvizja Socialiste për Integrim për këtë çështje në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe natyrisht do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike edhe me forca të tjera politike bazuar edhe në marrëveshjen e kësaj qeverie koalicioni
.
Për çështjen tjetër mendoj se kjo është një çështje fare e parëndësishme. Pranvera e vitit të ardhshëm është shumë e rëndësishme për Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi do të mblidhet Konventa e saj Kombëtare Zgjedhore dhe në këtë drejtim të gjitha energjitë e mia i janë përkushtuar ripërtëritjes dhe dinamizmit të mëtejshëm të LSI-së jo vetëm në planin organizativ dhe strukturor por edhe në planin politik dhe programor.
0x323031312d31322d3135 20101215130514_15121037_UjJD2.jpg 16:5)”