Meta- Duhet te fitojmë kohen e humbur ne rrugën tone për ne Europë.

Meta- Duhet te fitojmë kohen e humbur ne rrugën tone për ne Europë.

” Meta- Duhet te fitojmë kohen e humbur ne rrugën tone për ne Europë.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta në Konferencën e LRI-së në Elbasan
Ju uroj suksese në këtë Konferencë Zgjedhore një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të një ngjarje shumë të rëndësishme jo  vetëm për LSI-në  por jam i sigurt edhe për jetën politike në vend dhe në radhë të parë atë rinore sikurse do të jetë së afërmi Konventa Zgjedhore e LRI-së së Shqipërisë. LRI ka qenë gjatë këtyre viteve shembulli më i mirë i angazhimit konkret plot pasion dhe plot dashuri për vendin në radhë të parë. Ka qenë shembulli më i mirë i investimit të gjithë energjive të të rinjve dhe të rejave të ëndrrave të tyre për të ardhmen për alternativën më të lidhur me proceset e integrimit europian në vend që është LSI. 
Sepse e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me progresin e procesit të integrimit europian sepse kjo është e ardhmja për të gjithë për rajonin tonë për një rajon në paqe për një rajon nuk harxhojnë të shumtën e kohës për tu marrë me të kaluarën e prindërve dhe të gjyshërve të tyre por për një rajon dhe për një Shqipëri ku politikanët i përqendrojnë të gjitha energjitë e tyre dhe vizionin e tyre për të ardhmen e rinisë për të ardhmen e këtij vendi dhe të këtij rajoni. 
Nuk ka garanci më të madhe për një të ardhme e cila siguron perspektivën e gjeneratave të reja sesa vetë angazhimi i të rinjve në politikë. Dhe për këtë shembulli dhe modeli më i mirë është ai i LRI-së. Sikurse e përmendi dhe Endriti të rinjtë në LSI kanë gjetur veten e tyre. Ata nuk janë vetëm përkrahës të LSI-së por ata janë edhe drejtues të kësaj force politike dhe janë përfaqësues të spikatur dhe të suksesshëm. Mjafton t’ju përmend vetëm një shembull konkret. Shumica e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës janë përfaqësues të LRI-së. Unë besoj se edhe në Parlamentin e ardhshëm LRI i ka të gjithë mundësitë që të ketë përfaqësuesit e saj ashtu sikurse edhe në qeverisjen e vendit. Konventa e ardhshme zgjedhore e LRI-së do të jetë një moment i rëndësishëm jo vetëm i rivitalizimit të mëtejshëm i konfirmimit të rritjes suaj të mrekullueshme në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë por do të jetë një tregues i rritjes së pjekurisë suaj përmes programit që ju do të rishikoni dhe që do të jetë një kontribut edhe për vetë rishikimin e programit të LSI-së.
 Një edukim edhe më i mirë për të rinjtë e Shqipërisë një rritje e mëtejshme e arsimit dhe formimit profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës politika më fleksibële për punësimin e të rinjve kanë qenë dhe do të jenë prioritetet tona dhe tuajat për të ardhmen ashtu sikurse edhe angazhimi i rinisë në aktivitete social-kulturore dhe sportive. Kjo sepse ne duam një rini aktive duam një rini të shëndetshme duam një rini larg drogës dhe gjithë atyre fenomeneve sociale të cilat janë një shqetësim jo vetëm për viktimat e tyre por edhe për familjet dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Rinia është aseti më i çmuar që ka Shqipëria sot dhe për të ardhmen. Prandaj të gjithë së bashku këtë aset të mrekullueshëm njerëzor duhet ta investojmë për një të ardhme më të mirë të të gjithë vendit dhe kjo e ardhme si garanci më të mirë ka pjesëmarrjen tuaj në jetën politike si garanci më të sigurt ka rolin tuaj të pazëvendësueshëm në të gjitha politikat dhe proceset integruese. Ndaj nga Elbasani ne apelojmë për të përshpejtuar përmbushjen e të gjithë prioriteteve integruese të BE-së nga ana e politikës shqiptare që vendi të marrë sa më shpejt statusin e Vendit Kandidat për në BE.  
Është koha për të fituar edhe atë kohë që është humbur me pa të drejtë sepse nuk mund të pranojmë që të mos respektojmë kohën ajo është më e çmuar dhe më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër sepse çdo minutë e humbur është një cenim i të gjithë interesave tuaja dhe të të gjithë të rinjve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nga Elbasani ne i ftojmë të gjithë politikanët që të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive sepse vendi ka nevojë për vendime të të rëndësishme ka nevojë për përgjegjësi të përbashkëta në këto moment kur bota Europa dhe rajoni janë të tronditur nga një krizë mjaft serioze ekonomike dhe financiare. 
Në këto momente Shqipëria nuk duhet të penalizohet më tej për shkak të interesave të ngushta partiake të cilitdo. Ndaj LSI do të vazhdojë të përqendrojë të gjithë energjitë e saj në prioritetin madhor të përshpejtimit të integrimit europian të vendit sepse kjo është një aspiratë e të gjithë shqiptarëve në radhë të parë aspirata e brezit të ri e gjeneratave të ardhshme. 
Për ne integrimi nuk është thjesht një qëllim në vetvete por integrimi është e vetmja rrugë e vetmja mënyrë për të përshpejtuar reformat për të zhvilluar shoqërinë tonë në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të barabarta me të gjithë ata të Europës. Nuk duhet më që të gjithë politikanët shqiptarë për shkak të luftës politike të hedhin
baltë mbi njëri-tjetrin sepse në këtë mënyrë hedhin baltë edhe ndaj vendit në këtë mënyrë nuk e rrisin besueshmërinë e vendit tonë dhe të vetës sonë në raport me partnerët ndërkombëtarë. Sa paragjykime na u desh të kapërcenim për të hequr për të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Nuk ishin të paktë ata që jepnin alarmin jashtë dhe brenda vendit se po të hiqen vizat me Shqipërinë 1 milion shqiptarë nuk do të kthehen më në Shqipëri por do të kërkojnë azil në BE. 
E kundërta ndodhi. Shqiptarët si askush tjetër për gjatë të gjithë këtij viti treguan se janë qytetarë të denjë europianë se janë qytetarë të cilët i përmbushin detyrimet sit ë gjithë të tjerët madje edhe më mirë se shumë të tjerë. Ndaj nga Elbasani le ta përcjellim këtë energji pozitive në të gjithë vendin dhe u takon të rinjve në radhë të parë të jenë përçues të vlerave më të mira të vlerave më pozitive të solidaritetit në shoqërinë tonë për një të ardhme të përbashkët për të ardhmen e merituar europiane. Suksese LRI-së të Elbasanit suksese të gjithë shoqeve dhe shokëve që ju do të zgjidhni sot për të çuar përpara këtë punë të mrekullueshme suksese!

0x323031322d30342d3033 Meta ne Elbasan…jpg 18:44)”