Meta- Duhet atdhedashuri dhe vullnet polìtik për te marre statusi.

Meta- Duhet atdhedashuri dhe vullnet polìtik për te marre statusi.

” Meta- Duhet atdhedashuri dhe vullnet polìtik për te marre statusi.

Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në takimin me strukturat e LRI-së në  Lezhë

Të dashura motra vëllezër dhe të rinj lezhjanë. Lidhja e fortë e LSI-së me Lezhën nis me një emër shumë të dashur për ju këtu me emrin e Viktor Tushës këtij qytetari model që pasqyron vlerat më të mira të qytetarisë lezhjane i cili ka treguar përkushtim dhe angazhim ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm duke qenë edhe një kryebashkiak model i cili edhe pse në kushte të vështira ka përfunduar dhe ka çuar përpara projekte shumë të rëndësishme për qytetin tuaj dhe komunitetin tuaj. Këto ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në Lezhë në të gjithë infrastrukturën e këtij qyteti por unë do të përmendja në mënyrë të veçantë rrugën e mrekullueshme që të çon tek Kalaja e Lezhës dhe që do shërbejë si një katalizator për të nxitur dhe promovuar turizmin në qytetin tuaj dhe në dobi të komunitetit tuaj.

Një projekt shumë i rëndësishëm që falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të Viktorit për ecjen përpara drejt mbylljes dhe që ka qenë një gangrenë për qytetarët e Lezhës është rruga e spitalit. Ashtu sikurse shumë shkolla janë ndërtuar dhe janë inauguruar ashtu sikurse objektivi i tij më i ri që është një objektiv që lidhet me të ardhmen e këtij qyteti por edhe të rinjve dhe të fëmijëve të Lezhës. Objektivi i tij më i ri është Lezha qytet universitar. Dhe ne do ta mbështesim fuqimisht për realizimin dhe konkretizimin e këtij objektivi sepse kjo do ta ndihmojë Lezhën të ketë më shumë të ardhme. Do të ndihmojë rininë lezhjane të arsimohet më shumë por njëkohësisht edhe me një kosto shumë më të pakët për familjet lezhjane. Do ndihmojë nesër për t’u bërë një qytet edhe më evropian.

Ne sot kemi në Lezhë sikurse u konfirmua edhe para disa muajsh një forum të shkëlqyer të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe unë dua të falënderoj kryetaren e këtij forumi znj. Prenda Sejdia dhe gjithë shoqet e saj për punën e mrekullueshme që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë sepse fuqizimi i gruas është një prioritet i veçantë i LSI sepse pa këtë fuqizim të gruas vajzës dhe të nënës lezhjane dhe shqiptare nuk ka një evropianizim të plotë të shoqërisë sonë dhe të familjes shqiptare. Dhe sot ne kemi një konfirmim të ri kemi një lëvizje rinore për integrim në Lezhë të riorganizuar me djem dhe vajza të shkëlqyer plot emocion plot ëndrra aspirata dhe energji. Dhe unë dua të falënderoj të gjithë vajzat dhe djemtë e LRI-së së Lezhës për këtë stad të ri ku e kanë sjellë këtë organizatë në qytetin dhe në rrethin e tyre. Dua të falënderoj edhe Arturin i cili edhe pse i ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit në Itali ka ardhur me guxim dhe besim në Lezhë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për veten e tij për familjen e tij dhe për komunitetin e tij pikërisht këtu. Dhe ne do t’i mbështesim të gjithë këta të rinj që jo vetëm që të integrohen më mirë në politikën shqiptare në jetën tonë ekonomike e sociale por edhe që me njohuritë e tyre të fituara në vendet evropiane të ndihmojnë komunitetin dhe gjithë shoqërinë tonë për ritme më të larta të zhvillimit dhe të integrimit. .

 Në 20 tetor ne do të kemi zgjedhjet në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe unë i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të marrin pjesë në këto zgjedhje. Ashtu sikurse i ftoj drejtuesit e LSI-së së Lezhës që të respektojnë vendimet që janë marrë nga Komiteti Organizator i Konventës së LSI-së në mënyrë që 30 për qind e delegatëve në këtë Konventë të jenë nga Lëvizja Rinore për Integrim dhe 30 për qind do të jetë përfaqësimi i LRI-së në të gjitha forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sepse LSI është parti e të rinjve dhe të reja. Është e atyre që kërkojnë rimte më të larta është e atyre që duan të ecin më shpejt në rrugën e progresit në rrugën e zhvillimit në rrugën e integrimit evropian. Është partia e atyre të rinjve dhe të rejave të cilët nuk i përballojnë në dëshpërim vështirësitë e jetës edhe ato të ditëve të sotme që nuk janë të pakta por i përballojnë me guxim me bashkëpunim dhe solidaritet me njëri –tjetrin në bashkëpunim dhe solidaritet me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dhe LSI është krijuar për t’i mbështetur të rinjtë në mënyrë që ata të ndërtojnë një të ardhshme të sigurt në vendin e tyre pranë familjeve të tyre në komunitetin e tyre.

Unë jam i bindur se në vitin 2013 mundësitë tona do të jenë shumë të mëdha  për të mbështetur komunitetin e të gjithë qarkut tuaj sepse jam i sigurt se në vitin 2013 Lëvizja Socialiste për Integrim e qarkut të Lezhës do të ketë zërin e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë jam i bindur se ju do të mbështetni kandidatët më të mirë dhe më përfaqësues dhe në radhë të parë ata që janë më të lidhur me rininë me të rinjtë dhe të rejat e Lezhës dhe gjithë qarkut tuaj. Unë dua të falënderoj njëkohësisht edhe koordinatorin e LSI-së për qarkun e Lezhës zotin Petrit Gjoni për punën e tij të palodhur që i ka dhënë impulse të reja të gjithë punës sonë në këtë qark ashtu sikurse Pashkun nënkryetarin e LSI Novruzin dhe të gjithë kolegët tanë  këtu në Lezhë dhe në gjithë qarkun. Gjovalinin në Mirditë Pashkun Markun në Kurbin e kështu me radhë. Të gjithë së bashku do të arrijmë që të kemi jo vetëm një LSI shumë më të fuqishme në zgjedhjet e 2013-ës por që në këtë mënyrë të kontribuojmë për një ritëm më të lartë dhe më të shpejtë integrimi europian të vendit. Të kontribuojmë p&eum
l;r rritjen e punësimit sidomos për të rinjtë dhe të rejat. Të kontribuojmë për të ulur tensionet artificiale  të politikës së ngërçeve dhe bllokimeve pa kuptim për t’i hapur rrugë politikës së bashkëpunimit të politikës së zgjidhjes të problemeve politikës së përmbushjes së detyrimeve ndaj Bashkimit Europian por në radhë të parë qytetarëve shqiptarë pa humbur kohë me përgjegjshmëri sepse koha është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe në veçanti për më të rinjtë. Ndaj dhe slogani ynë ‘të ecim më shpejt’ është një slogan i cili konfirmon vendosmërinë tonë për t’i dhënë një ritëm të ri gjithë angazhimit tonë politik por edhe në tërësi të gjithë procesit të integrimit evropian sepse kryefjala e LSI-së është integrimi. Ne dhamë një kontribut të veçantë për liberalizmin e vizave një premtim i mbajtur vetëm në një vit qeverisje duke plotësuar me qindra kushte. Një premtim i provuar edhe nga shumë prej jush që janë në sallë dhe nga gati 1 milion shqiptarë anembanë vendit.

Ne kemi bërë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Ka mbetur vetëm për dy çështje që të konfirmohet përfundimisht statusi i vendit kandidat për Shqipërinë. Duhet vetëm pak vullnet politik duhet vetëm pak atdhedashuri nga të gjitha forcat politike në Parlament pak përgjegjësi dhe absolutisht që statusi është krejtësisht i fituar dhe i merituar për qytetarët shqiptarë. Nga Lezha e Besëlidhjes nuk mund të japësh veçse mesazhe bashkëpunimi dhe përgjegjshmërie për interesat e vendit dhe për interesat kombëtare.

LSI është një  forcë e cila i mbron këto interesa me përgjegjshmëri dhe konstruktivitet ashtu siç bëri edhe ministri ynë i Jashtëm Profesor Panariti këto ditë edhe gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi ashtu sikurse ne kemi bërë dhe do bëjmë gjithmonë sepse për çdo forcë politike interesat kombëtare duhet të jenë ato të cilat duhet të prevalojnë mbi çdo interes tjetër të ngushtë politik apo partiak. Ju jeni me fat që i takoni një qyteti me një histori të jashtëzakonshme sikurse është Lezha sepse ju trashëgoni një histori të veçantë por ju jeni akoma më shumë me fat sepse keni mundësi që bazuar mbi atë që mëson historia e Lezhës e në veçanti Besëlidhja e madhe të jepni mesazhet e bashkëpunimit mesazhet e interesit më të madh interesit të vendit interesit të komunitetit mbi interesat e vogla të partive apo të individit. Ju uroj suksese në këtë konferencë të mrekullueshme me këtë staf të ri ku e keni futur Lëvizjen Rinore për Integrim në Lezhë dhe jam i sigurt se nuk do të mundemi dot të bëjmë me LRI takim në këtë sallë ashtu sikurse besoj që kryetari i Bashkisë të na japë leje ta bëjmë në shesh. Faleminderit! Urime dhe suksese!

0x323031322d31302d3035 AKTIVITETE LRI Lezhe (8).jpg”