14 Feb Meta dhe Rama prezantojnë kandidatin e koalicionit të majtë për komunën e Farkës
Meta dhe Rama prezantojnë kandidatin e koalicionit të majtë për komunën e Farkës Besnik Xhanin Meta : Erdhi momenti që me votën tuaj t'i jepni fund shpërdorimeve dhe abuzimeve korruptive që janë bërë me pronat dhe tokat
Koalicioni i majtë "Bashkë për të Ardhmen" prezantoi sot kandidatin për krytarin e Komunës së Farkës Besnik Xhani. Në kete prezantim mjaft entuziast dhe me besim për fitore morën pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta si dhe Kryetari i PS dhe njëkohësisht kandidat i opozitës për Tiranën z.Edi Rama të shoqëruar nga dy deputetët e zonës Nikollaq Neranxi dhe Durim Lamaj si dhe përfaqësues të tjerë nga partitë e koalicionit "Bashkë për të Ardhmen". Gjithashtu morën pjesë edhe Kryetari i LSI-së për Tiranën rreth Roland Çelmeta Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së Dritan Ylli.
Në fjalën e tij Rama kërkoi mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve për kandidatin e shkëlqyer të opozitës Besnik Xhani. "Me fitoren e kandidatit Besnik Xhani do të fitojë kjo komunë në mënyrë që të marrë fund tregtia e tokave të marrë fund dhunimi i kësaj zone që me flamurin e Partisë Demokratike i kanë dhënë jetë një barbarie që është evidente në syte e te gjithëve". Gjithashtu kreu i PS-së Rama tha se- kjo mbështetje dhe ky entuziazëm që është përtej partive tona është rezultat i nevojës së komunitetit për të ndërruar drejtim dhe mënyrën e qeverisjes në këtë zonë në mënyrë që e nesërmja me z. Xhani të jetë ndryshe.
Duke votuar Besnikun tha ai ju keni votuar gjithë socialistët dhe progresistët që kjo komunë të drejtohet nga këta njërëz që kanë marr përsipër të ndryshojnë Shqipërinë.
Ndërsa Kryetari i LSI z.Ilir Meta duke kërkuar votën e të gjithëve për mbështetjen e kandidatit të opozitës së bashkuar Besnik Xhani tha se "tani erdhi ora që populli i komunës së Farkës të ndahet me korrupsionin vendor të Sali Berishës dhe me sekserët e tij në komunën e Farkës. "Erdhi momenti që me votën tuaj t'i jepni fund shpërdorimeve dhe abuzimeve korruptive që është bërë me pronat dhe tokat e popullit e këtij komuniteti" tha Meta. Duke e cilësuar këtë zonë si shumë të rëndësishme për vlerat që ajo mbart kryetari i LSI u shpreh se "është koha që ti jepni fund shpërdorimit dhe abuzimit lidhur me administrimin e kësaj zone të mbrekullueshme që është bërë nga drejtuesit aktual të Partisë Demokratike". Ndaj tha ai ju do të votoni për një njeri që i takon gjithë komunitetit për një njeri i cili do zbatojë programin tonë të së majtës së bashkuar për një qeverisje vendore të ndershme të përkushtuar transparente dhe në funksion të komunitetit.
Njëkohësisht jam i bindur tha Meta se gjithë demokratët e ndershëm të Farkës që e dinë shumë mirë se çfarë është bërë në këtë zonë do të votojnë për Besnik Xhanin sepse ai nuk do ti ndajë popullin e këtij komuniteti në të majtë dhe të djathtë por do punojë për mirëqënien e tyre.
Gjithë komuniteti i Farkës e ka kuptuar që antikorrupsioni i Berishës para 3 Korrikut ishte vetëm një mashtrim electoral sepse ju po e shikoni se si po e ble energjinë elektrike 3 herë më shtrenjtë sesa qeveritë që ai akuzonte. Ju po e shikoni sesi ai po e deklaron sot se gjithë akuzat për korrupsion që ka bërë për qeverinë e para 3 Korrikut kanë qënë mashtrim electoral tha Meta duke ju kërkuar të pranishmëve që të votojnë kandidatin e së majtës.
0x323030372d30312d3330 AKTIVITETE 12:52)