Meta dhe Fino tur elektoral në Kuçovë

Meta dhe Fino tur elektoral në Kuçovë

” Meta dhe Fino tur elektoral në Kuçovë Berat Urë Vajgurore dhe Velabisht. “”Fitorja e koalicionit të majtë është e sigurtë”” Meta : Këto zgjedhje janë një referendum për të refuzuar këtë qeverisje të dështuar këtë alternativë të errësirës dhe shkatërrimit   

———————–

Fino: Partia Socialiste mbështet vetëm kandidatin e koalicionit të majtë dhe distancohet nga çdo individ dhe deputet që me veprimet e tij personale bie në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit të forcave politike të majta

————-lajmi————-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta së bashku me Sekretarin Organizativ të PS-së z.Bashkim Fino bënë sot një tur elektoral në qarkun e Beratit. Meta dhe Fino zhvilluan takime mjaft entuziaste në Kuçovë ku dhanë mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit të majtë Artur Kurti në Berat për kandidatin e të majtës Fadil Nasufi në Urë Vajgurore mbështetën kandidatin e koalicionit të majtë Syrja Ormënaj dhe në komunën e Velabishtit Meta dhe Fino kërkuan votat e të gjithë të majtëve për kandidatin e opozitës Bledar Çili. Gjatë këtyre takimeve Meta dhe Fino falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti elektoratin e LSI-së PS-së dhe forcave politike të tjera të së majtës por njëkohësisht shprehën mirënjohje edhe për të gjithë banorët e këtyre zonave për mbështetjen dhe përkrahjen që po japin për kandidatët e opozitës. Meta dhe Fino shprehën sigurinë për fitoren e thellë të koalicionit të majtë "Bashkë për

të Ardhmen" dhe të kandidatëve të koalicionit Artur Kurti në Kuçovë Fadil Nasufi në Berat Syrja Ormënaj në Urë Vajgurore dhe Bledar Çilin në Velabisht.

Në fjalën e tij kryetari i LSI-së z.Ilir Meta përveç të tjerave u shpreh se "këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për të përmirësuar qeverisjen vendore dhe për të rritur cilësine dhe transparencën e shërbimeve ndaj qytetarëve. Por këto zgjedhje janë një referendum për të refuzuar këtë qeverisje të dështuar këtë alternativë të errësirës dhe shkatërrimit". Më pas Meta theksoi se e majta do të fitojë në mënyrë bindëse sepse "ne jemi alternativa e ndërtimit alternativa e zhvillimit dhe integrimit të vendit".

Ndërkaq Fino në fjalën e tij u ndal në problemin e kandidatëve të pavarur. Ai theksoi se Partia Socialiste mbështet vetëm kandidatin e koalicionit të majtë dhe distancohet nga çdo individ dhe deputet që me veprimet e tij personale bie në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit të forcave politike të majta. Fino evidentoi rrezikun që mund të krijojë frymëzimi i kandidatëve të pavarur në përçarjen e votave të koalicionit të majtë por kjo gjë nuk do të ndodhë tha Sekretari Organizativ i PS-së.

Ndërkaq në këto takime morën pjesë edhe deputetët Marko Bello dhe Pilo Kerri.  0x323030372d30322d3130 AKTIVITETE 13:0)”