14 Feb Meta dhe Fino miting entuziast në Lezhë. Meta dhe Fino deklarojnë fitoren e sigurtë të kandidatit të koalicionit të majtë në Lezhë
” Meta dhe Fino miting entuziast në Lezhë. Meta dhe Fino deklarojnë fitoren e sigurtë të kandidatit të koalicionit të majtë në Lezhë Viktor Tusha Meta: Në 18 Shkurt jo vetëm që do të fitojë koalicioni i majtë por do të ndahemi njëherë e mirë nga qeverisja e papërgjegjshme e Berishës nga qeveria e errësirës dhe mashtrimit nga qeveria që hap vetëm rrugë imagjinare për të hapur një rrugë të re në zhvillimin dhe integrimin e vendit
Fino: PD dhe klani i Manatisë ka bërë gati listat për spastrime në administratën e Bashkisë ashtu siç ndodhi e njëjta gjë me spastrimet e bëra në administratën e tatimeve doganave etj
Kryetari i LSI-së Meta dhe Sekretari organizativ i PS-së Fino zhvilluan sot pasdite një miting mjaft entuziast në Pallatin e Kulturës së Lezhës. Meta dhe Fino u takuan me anëtarë dhe simpatizantë të PS LSI dhe forcave të tjera të koalicionit të majtë në Pallatin e Kulturës së Lezhës. Ky takim u zhvillua në mbështetje të kandidatit të koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" Viktor Tusha në prag të kurorëzimit të fitores së tij si Kryetar i Bashkisë së Lezhës. Këtë takim e hapi Kryetari i PS-së Agustin Marku i cili evidentoi frymën optimiste të krijuar në Lezhë për fitoren e padiskutueshme të kandidatit të së majtës Viktor Tusha. Ai ftoi të gjithë elektoratin e majtë por edhe gjithë popullin e Lezhës për të votuar kandidatin e opozitës pasi ai garanton më shumë se kushdo tjetër zhvillimin dhe mirëqenien e Lezhës.
Ndërkaq duke e marrë fjalën në këtë miting entuziast Fino u shpreh se Partia Socialiste mbështet me të gjitha forcat dhe energjitë e saj kandidatin e koalicionit të majtë për fitoren e tij të sigurtë në Lezhë. Kandidati ynë Viktor Tusha është superior ndaj kandidatit të PD-së pasi ai ka eksperiencën e duhur për drejtimin dhe administrimin e Bashkisë së Lezhës dhe vizionin e duhur për zhvillimin e këtij qyteti tha Fino. Duke vazhduar më tej ai tha se "populli i Lezhës duhet të dijë mirë se PD ka bërë listat për spastrime edhe në administratën e Bashkisë ashtu siç ndodhi e njëjta gjë me spastrimet e bëra në administratën e tatimeve doganave arsimit etj nga klani i Manatisë. Por është e kotë se ne do të fitojmë jo vetëm Bashkinë e Lezhës por do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do t'i lejojmë që të abuzojnë me qytetarët e ndershëm dhe me pushtetin" tha Fino. Ndërkohë Sekretari organizativ i PS-së duke u ndalur tek kandidatët e pavarur theksoi se "ata kanë pak ditë kohë që të tërhiqen nga rruga e tyre e gabuar sepse kjo rrugë i bën palë me Berishën. Kandidatët e pavarur duhet të bashkohen me koalicionin e fitores tha Fino duke u tërhequr dhe duke mos u bashkuar me Berishën.
Duke ju drejtuar të pranishmëve në mes të një entuziazmi të madh Meta shprehu garancinë për fitoren e Viktor Tushës pasi ne kemi kandidatin më me vlera dhe më me integritet që do të bashkëpunojë me të gjithë ju dhe me komunitetin e Lezhës. Viktor Tusha është kandidat i moralshëm dhe me integritet pasi ai ka deklaruar se do të heqë dorë nga administrimi i biznesit të tij për të administruar dhe menaxhuar me transparencë dhe efikasitet Bashkinë e Lezhës për rritjen e mirëqenies së banorëve të Lezhës dhe zhvillimin dhe modernizimin e këtij qyteti. Meta theksoi se në 18 Shkurt jo vetëm që do të fitojë koalicioni i majtë por do të ndahemi njëherë e mirë nga qeverisja e papërgjegjshme e Berishës nga qeveria e errësirës dhe mashtrimit nga qeveria që hap vetëm rrugë imagjinare për të hapur një rrugë të re në zhvillimin dhe integrimin e vendit.
Kandidati i koalicionit të majtë Viktor Tusha në fjalën e tij shprehu optimizëm dhe siguri për fitoren. Ai duke shpalosur platformën dhe alternativën e tij të sigurtë për zhvillimin e Lezhës u shpreh se fitorja do të jetë e përbashkët fitorja do të jetë e popullit të Lezhës pasi ne do të qeverisim së bashku me komunitetin dhe qytetarët lezhjanë për të bërë një qytet model.
Ndërkaq në këtë takim shprehën mbështetjen e tyre dhe kërkuan votën e qytetarëve lezhjanë për Viktor Tushën edhe kryetari aktual i Bashkisë së Lezhës Gjok Jaku dhe një ndër drejtuesit e PS së Lezhës Mark Përlleshi.
0x323030372d30322d3134 AKTIVITETE 13:3)”