14 Feb Meta dhe Blushi mitingje entuziaste në Pogradec dhe komunën e Buçimasit
Meta dhe Blushi mitingje entuziaste në Pogradec dhe komunën e Buçimasit Meta : Edhe 5 ditë na ndajnë nga fitorja e koalicionit të majtë në të gjithë Shqipërinë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta së bashku me sekretarin politik të Partisë Socialiste Ben Blushi zhvilluan sot takime entuziaste në qytetin e Pogradecit dhe komunën e Buçimasit për prezantimin e kandidatëve për koalicionit të majtë në zgjedhjet e 18 Shkurtit. Duke prezantuar kandidatin e koalicionit të majtë për komunën e Buçimasit Roshi Tollozhina sekretari politik i Partisë Socialiste Ben Blushi u shpreh se ne jemi të bindur se kemi gjetur njeriun e duhur që do të dijë të zgjidhë hallet dhe shqetësimet e banorëve të kësaj komune.
Ndërsa kryetari i LSI-së z.Ilir Meta duke marrë fjalën mes një entuziasmi të madh të të pranishmëve u shpreh se mazhorancës së rremë të Sali Berishës po i vjen fundi. "Vetëm 5 ditë na ndajnë nga fitorja e koalicionit të majtë në të gjithë Shqipërinë vetëm 5 ditë i mbeten Berishës sepse më pas ai do kthehet në opozitë aty ku e ka vendin. Me votën tuaj tha Meta ju do jepni fund korrupsionit 16 vjeçar të Partisë Demokratike në këtë komune sepse edhe kryetari i kësaj komune ka qenë pjesë e atyre klaneve që në mënyrë mafioze kanë keqqeverisur komunën tuaj. Prandaj tha Meta ju me votën tuaj do të ndëshkoni gjithë ata të korruptuar që kanë luajtur me të ardhmen dhe që kjo komunë t'i bashkangjitet shumë shpejt fitores së koalicionit të majtë në Pogradec dhe në Korçë por edhe triumfit tonë në të gjithë Shqipërinë në 18 Shkurt.
Kandidati i koalicionit të majtë Roshi Tollozhina duke shpalosur një pjesë të projektit të tij për drejtimin e kësaj komune tha se premtimet tona janë realiste dhe të zbatueshme. Me ndihmën e opozitës së bashkuar ne do të rregullojmë infrastrukturën rrugore shërbimin shëndetësor ristrukturimin e shkollave etj. 0x323030372d30322d3134 AKTIVITETE 13:3)