Meta :6 gusht-i

Meta :6 gusht-i

” Meta :6 gusht-i kohë e mjaftueshme për konsultimet e nevojshme.

 

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të konfirmoj vendosmërinë tonë jo vetëm për të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar të 6 gushtit por edhe njëkohësisht për të përdorur me eficiencë maksimale kohën e mbetur deri atëherë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje dhe një kompromis i cili zgjidh njëherë e mirë çështjen e imunitetit në Shqipëri për politikanët dhe për të gjithë zyrtarët e lartë. Dihet se për një kohë të gjatë është zhvilluar një debat i vazhdueshëm dhe i herëpashershëm për këtë çështje.

Ekziston sensibilitet i lartë publik po edhe i partnerëve ndërkombëtarë. Është theksuar se hapat e para në çlirimin e politikanëve nga imuniteti i zyrtarëve të lartë do të mirëpriteshin dhe do të vlerësoheshin si një vullnet jo vetëm për të luftuar korrupsionin por edhe për të hedhur një hap më tej për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në Bashkimin Europian. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë një pjesëmarrëse aktive në këtë debat prandaj ajo ka paraqitur edhe propozimet e saj të cilat konvergojnë por edhe divergojnë me draftin e paraqitur nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Megjithatë për ne çështja më kryesore nuk është thjesht për ndryshimin në formulim. Çështja kryesore e cila duhet t’i bashkojë të gjithë aktorët parlamentarë në mënyrë të veçantë është zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje dhe natyrisht brenda datës 6 gusht sepse ne vlerësojmë se është shumë e rëndësishme për zgjidhje të çështjes në themelet e saj ashtu sikurse po kaq e rëndësishme është edhe koha kur realizohet kjo zgjidhje dhe ne mendojmë se të gjitha palët janë të përgatitura për mendimet e tyre të ndryshme në angazhimin për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e imuniteteve. Prandaj Lëvizja Socialiste për Integrim apelon për të përdorur të gjithë kohën e cila nuk është e pakët deri në 6 gusht për të dhënë një zgjidhje përfundimtare një zgjidhje edhe kushtetuese por njëkohësisht në radhë të parë një zgjidhje politike dhe morale.

Zoti Meta z. Rama duket se ka qenë i qartë sa i përket një vendimi të marrë për çështjen e imunitetit ku deklaron se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve në 6 gusht. Sikurse e thatë dhe ju ky është një nga kushtet që Shqipëria të marrë statusin kandidat. Sa po pengon realisht ky qëndrim kundërshtues i Partisë Socialiste për marrjen e statusit?

Nuk mund të bëj komente mbi komentet por jam i bindur që të gjithë aktorët janë të përgatitur për këtë çështje sepse kjo është debatuar disa herë. Ka pasur iniciativa të ndryshme përgjatë këtyre dhjetë viteve. Tani është momenti final i konkretizimit dhe absolutisht që koha se kur do të realizohet është shumë e rëndësishme përsa i takon vlerësimit që do të bëhet për Shqipërinë për të përfituar si një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Ndaj të gjitha pretendimet për rrugët për mënyrat për konsultimet që duhen zhvilluar edhe me grupet e interesit janë të gjitha të arsyeshëm por absolutisht do të ketë dhe një objektiv kohor ndaj mendojmë që janë tërësisht të mjaftueshëm këto ditë e këto javë që kanë mbetur për t’u dhënë një përgjigje tepër transparente dhe serioze të gjitha pretendimeve në mënyrë që të gjitha palët të votojnë me konsensus ndryshimet që priten për çështjen e imunitetit.

0x323031322d30372d3137 fAdOq20120717110137_17071240.jpg 16:59)”