Meta- 28 dhe 29 nëntori janë bashke si kokat e shqiponjës ne flamur.

Meta- 28 dhe 29 nëntori janë bashke si kokat e shqiponjës ne flamur.

” Meta- 28 dhe 29 nëntori janë bashke si kokat e shqiponjës ne flamur.


  Kreu i LSI bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve ne Çorovode.

  Meta nderon dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare.

  Meta- 5 shtatori dite e veçante me te fillon çlirimi i Shqipërisë.

  Meta- 28 dhe 29 nëntori janë bashke si kokat e shqiponjës ne flamur.

  Meta- Sot nderojmë gjakun e te rënëve ne emër te një kauze te madhe mbare europiane.

  Meta- Gjaku i dëshmorëve te LANÇ ne mbrojtje te pavarësisë se vendit.

  Meta- Sot përkulemi me nderim te madh para sakrificës jetës dhe veprës se dëshmorëve te Atdheut.

  Meta- Te mos hidhet balte mbi LANÇ dhe 29 nëntorin.

Lideri i LSI-së Homazhe në Çorovodë me rastin e përvjetorit të çlirimit të Skraparit

Ilir Meta: Nderim të thellë sakrificës së dëshmorëve të Atdheut

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte ditën e sotme në qytetin e Çorovodës ku ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në këtë qytet me rastin e 5 Shtatorit ditës së çlirimit të Skraparit. Në fjalën e tij përshëndetëse është shprehur se 5 shtatori është është vërtet i veçantë pasi në këtë datë fillon çlirimi i Shqipërisë.

Lideri i LSI-së u shpreh se 28 nëntori i 1912 dhe 29 nëntori i 1944 qëndrojnë dhe do të qëndrojnë gjithmonë në historinë e Shqipërisë si dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë kombëtar dhe askush nuk mund t’i ndajë. “Është një kënaqësi e veçantë që edhe unë të jem sot në këtë 5 shtator së bashku me ju. Në këtë 5 shtator që është vërtet i veçantë sepse është 70 vjetori i fillimit të çlirimit të Shqipërisë në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Është i veçantë sepse të gjithë ata që në emër gjoja  të vlerësimit të 28 nëntorit si ditë e pavarësisë dhe e krijimit të shtetit tonë përpiqen të lënë në hije 29 nëntorin dhe luftën e lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare ne u themi se e kanë mjaft të gabuar sepse 28 nëntori i 1912 dhe 29 nëntori i 1944 qëndrojnë dhe do të qëndrojnë gjithmonë në historinë e Shqipërisë si dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë kombëtar dhe askush nuk mund t’i ndajë.

Ne u themi të gjithë atyre që kërkojnë të hedhin baltë mbi luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare se do të ishte e pavlerë 28 nëntori 1912 pa 29 nëntorin e 1944 sepse në rast se populli i Shqipërisë do të ishte rreshtuar me nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të kishte më përvjetorë të pavarësisë së Shqipërisë. Shqipëria do të kishte humbur dhe do të ishte copëtuar ashtu siç i ndodhi edhe në konferencat famëkeqe në fillim të shekullit të kaluar” u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Z. Meta deklaroi se 29 nëntori i 1944 e ka zanafillën pikërisht në 5 shtatorin e 1942 pikërisht kur partizanët e Skraparit çliruan Skraparin dhe dhanë sinjalin e madh të fillimit të çlirimit të gjithë Shqipërisë. Skrapari nuk mund t’i harrojë 300 djemtë dhe vajzat që dha në luftën për çlirimin e atdheut jo vetëm në Skrapar jo vetëm në Berat jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë dhe përtej saj në emër të një kauze të madhe evropiane dhe botërore kur Shqipëria sakrifikoi dhe në saj të kësaj mbrojti pavarësinë e fituar në 28 nëntor të 1912.  

“Ne jemi sot këtu për të vlerësuar dhe për t’u përulur përpara të gjithë patriotëve të Skraparit që kontribuuan për pavarësinë e vendit përpara Riza Cerovëz i cili udhëhoqi lëvizjet progresiste në emër të një sistemi demokratik dhe të një jete më të mirë për Skraparin dhe për të gjithë Shqipërinë. Ne jemi këtu për t’u përkulur me nderimin më të madh ndaj partizanëve të parë të Skraparit ndaj Zylyftar Veleshnjës i cili me heroizmin e tij në Tendën e Qypit dhe kudo tjetër u bë një simbol frymëzimi për të gjithë popullin e Skraparit për t’u ngritur në luftë kundër pushtuesit ndaj Karaman Yllit kësaj figure të nderuar që nuk i takon vetëm krahinës sonë dhe qarkut tonë por që i takon të gjithë Shqipërisë për kontributet e veçanta në luftë për çlirimin e atdheut por edhe për arsimimin e Shqipërisë.

Një vend që doli nga lufta me shkallën më të lartë të analfabetizmit dhe një vend që shumë shpejt që falë Karaman Yllit dhe shumë njerëzve të tjerë të ndritur si ai përmes reformave në arsim e zhduku analfabetizmin” vijoi ai.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta tha se aktiviteti i organizuar është në ndër të të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për tu përkulur me nderim të thellë karshi kontributit të tyre.  

“Ndaj jemi sot këtu t’i nderojmë të gjithë këta njerëz të ndritur dëshmorët dhe heronjtë tanë të Skraparit të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Jemi këtu të përkulemi me nderim më të thellë ndaj veprës së dëshmorëve tanë ndaj partizanëve që luftuan në Skrapar dhe në të gjithë Shqipërinë ndaj familjeve të të rënëve ndaj familjeve të partizanëve. Jemi këtu për t’u uruar jetë të gjatë të gjithë këtyre veteranëve që kemi këtu të cilët nuk lodhen për të festuar këto data por edhe për të kujtuar historinë brezave më të rinj dhe pasardhësve të tyre. Rroftë populli i Skraparit rroftë 5 shtatori rrofshin 28 dhe 29 nëntori.

Rroftë Shqipëria Europiane e cila do të realizohet plotësisht duke mbajtur të gjalla idealet e lirisë dhe demokracisë për të cilat luftuan të parët tanë”  përfundoi fjalën e tij në qytetin e &Ccedil
;orovodës me rastin e 5 shtatorit ditës së çlirimit të Skraparit.

0x323031322d30392d3035 DSC_0540.jpg 19:9)”