16 Feb Meta: 2010-ta viti i liberalizimit të vizave
Meta: 2010-ta viti i liberalizimit të vizave
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot në ambientet e Hotel Internacional mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK). Në takimin me forumin rinor të LSI-së kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta theksoi se sfidat kryesore që ka aktualisht vendi si liberalizimi i vizave pyetësori i BE dhe gjithë axhenda e integrimit Europian kërkojnë një dialog gjithëpërfshirës ku natyrisht dhe LRI si përfaqësuese e të rinjve shqiptarë duhet të jetë pjesë e saj. Meta deklaroi se gjithë aktorët politike dhe social të shoqërisë duhet të bëhen pjesë e këtyre reformave integruese të vendit. Duke u ndalur në çështjet konkrete të rinisë kryetari i LSI-së Z. Ilir Meta theksoi se LRI në pozicionin e ri që ndodhet duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së probleme të të rinjve dhe ti jap nxitje dialogut për përmirësimin e arsimit kulturës sportit dhe integrimit europian të vendit.
“Angazhimi i të gjithë neve në qeveri dhe jashtë qeverisë i gjithë forcave politike edhe i forumeve rinore sikurse është Lëvizja Rinore për Integrim i shoqërisë civile i grupeve të interesit duhet të jetë në radhë të parë plotësimi detyrimeve tona me përgjegjësitë që kërkon ky moment i ri ndaj vendit” ka deklaruar në kryetari i LSI-së Ilir Meta në lidhje me reformat integruese.
Në takimin e LRI-së kryetarja e këtij forumi Erisa Xhixho u ndal në projektet konkrete dhe që do të zhvillojë ky forum. Ajo theksoi se ristrukturimi i LRI-së në të gjithë vendin do të zhvillohet njëkohësisht me organizimin e debateve të hapura dhe takimeve për problematikat ka sot rinia shqiptare. “Ne që sot fillojmë një punë intensive dhe të organizuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale Lëvizja Socialiste për Integrim të arrij një fitore bindëse” u shpreh Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho
Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim
Të dashur anëtarë të Komitetit Drejtues të Lëvizjes rinore për Integrim na kishte marrë malli për entuziazmin tuaj dhe jam i bindur që ky entuziazëm do të vij në rritje sepse jam i bindur se LSI është një forcë e së ardhmes dhe kjo ndodh në radhë të parë se LRI është një forcë e rinisë është shpirti dhe zemra e saj e cila gjithnjë sjell energji risi dhe besim te e ardhmja.
Unë besoj se është shumë e rëndësishme për ne sot pas 28 qershorit si një forcë qeverisëse që ti ofrojmë një të ardhme sa më të sigurt vendit dhe në radhë të parë rinisë shqiptare. Ndaj garancia më e mirë për këtë të ardhme është vet ecuria e proceseve integruese është vet fakti që brenda pak muajve aplikimi i Shqipërisë për në Bashkimin Europian u miratua dhe u kalua nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian drejt Komisionit Europian dhe vetëm pak ditë më parë Shqipërisë ju paraqit pyetësori i Komisionit Europian që përbën edhe momentin më të rëndësishëm në raport me të ardhmen evropiane të vendit dhe që është një ushtrim jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtim të demonstrimit të kapaciteteve tona kombëtare administrative dhe të vizionit tonë lidhur me anëtarësimin Europian dhe të gjitha reformat që duhen realizuar për të përmbyllur këtë proces. Njëkohësisht gjatë këtyre muajve mund të them se është realizuar një progres i jashtëzakonshëm në drejtim të plotësimit të gjithë kërkesave udhërrëfyesit të Komisionit Europian dhe procesit të liberalizmit të vizave. Në rast se 2009 do të mbahet mend si viti i NATO-s 2010-ta do njihet si viti i lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe padyshim dhe të rinisë shqiptare. Ndaj angazhimi i të gjithë neve në qeveri dhe jashtë qeverisë i gjithë forcave politike edhe i forumeve rinore sikurse është Lëvizja Riore për Integrim i shoqërisë civile i grupeve të interesit duhet të jetë në radhë të parë plotësimi detyrimeve tona me përgjegjësitë që kërkon ky moment i ri ndaj vendit. Ashtu sikurse çdo vet përjashtim i kujtdo nga ky moment shumë i rëndësishëm ku kërkohet kontributi i të gjithë është tregues i një përgjegjësie dhe detyrimi të parealizuar ndaj vendit ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj të ardhmes së tyre nga cilido. Në radhë të parë realizimi i këtyre përgjegjësive bëhet në Parlament bëhet përmes dialogut dhe jo ultimatumeve të cilat i takojnë të shkuarës. Realizimi i këtyre përgjegjësive bëhet në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë që kërkojnë avancimin e procesit të integrimit europian sepse të gjithë e dimë që gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike kanë një aspiratë të përbashkët ende të parealizuar plotësisht që është integrimi i Shqipërisë në Evropë ashtu sikurse është edhe lëvizja e lirë drejt Europës.
LSI-ja duke ndjerë me përgjegjësi maksimale këtë moment të rëndësishëm ku ndodhet vendi është e angazhuar me të gjitha kapacitete e saj dhe përfaqësuesit e saj pikërisht për tu investuar tërësisht për suksesin e këtij procesi historik për vendin dhe qytetarët shqiptarë. Ne ashtu sikurse kemi bëtë deri tani do vazhdojmë të ofrojmë dhe tu qëndrojmë atyre vlerave të rëndësishme dhe tepër të domosdoshme për europianizmin e mëtejshëm të vendit politikës dhe të shoqërisë shqiptare ashtu sikurse treguam se për herë të parë në historinë e pluralizmit politik bëmë një koalicion i cili u bazua pikërisht mbi integrimin e prioriteteve tona qeverisëse ashtu sikurse kemi treguar dhe po tregojmë çdo ditë se jemi forcë e re politike me një angazhim të përhershëm për të mbyllur hendekun dhe konfliktualitetin politik për të sjellë një etik të re në diskursin politik në vend sepse është dhe një kontribut për modelin që politika ka për detyre ti paraqes rinisë. Sfidat tona të së ardhmes si forcë në qeverisje janë të shumta por në radhë të parë ato janë vet sfidat e zhvillimit të vendit. Janë sfidat që kanë të bëjnë me realizmin e reformave që kërkon integrimi që kanë t
ë bëjnë me garantimin e premtimeve që tashmë janë pjesë e programit qeverisës sidomos të atyre që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve në arësim dhe shëndetësi. Unë do ti ftoja që LRI-ja sikurse edhe në të kaluarën të vazhdojë të inicioj debatin dhe dialogun edhe me përfaqësuesin e qeverisë dhe me gjithë organizatat e tjera rinore dhe studentore për përparimin e reformave në sistemin tonë të arsimit. Janë sfida që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe të vendit si dhe me rritjen e punësimit në këto momente ku ju e shikoni që situata edhe globale nuk është dhe aq e favorshme pavarësisht se Shqipëria ka treguar dhe tregon një qëndrueshmëri ekonomike të palëkundur.
Janë sfidat që kanë të bëjnë me konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve dhe sidomos pavarësisë së tyre si një objektiv madhor i përhershëm i yni. Ndaj unë ju ftoj edhe sot sikurse më parë që të forcojmë Lëvizjen Rinore për Integrim sepse në këtë mënyrë kemi forcuar dhe LSI-në si një vlerë politike në Shqipëri me një rol të provuar reformues konstruktiv dhe Europian. Të forcojmë identitetin e kësaj force politike si një forcë progresiste e qendrës së majtë në mënyrë që Lëvizja Socialiste për Integrim të vazhdojë të përballet me sukses edhe në pozicionin e ri me objektiva politike të së majtës progresiste Europiane që konsistojnë në rritjen e solidaritetit social në shoqërinë tonë dhe politikat tona kërkojnë rritjen e barazisë sociale dhe mundësive për të gjithë sidomos për të rinjtë. Që kërkojnë gjithashtu realizmin e politikave zhvillimore që sjellin punësim dhe mbrojtje sociale dhe eliminimin e varfërisë një arsimim më të mirë për brezin e ri për përgatitjen e një force pune të kualifikuar dhe të menaxherëve dhe drejtuesve të rinj dhe mundësi më të mëdha për rininë për të konsumuar vlera kulturore dhe intelektuale si dhe për tu marrë me sport dhe sigurisht në përballjen me sfidat madhore te mbrojtjes se mjedisit apo ngrohjes globale jashtë të cilave nuk mund të qëndrojmë. Në rritjen e rolit e shtetit si rregullator i tregut dhe garantues i mbrojtjes sociale dhe në përfshirjen në një dialog të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës social ku rinia duhet të jetë protagoniste me qëllim që politika dhe partitë të mos humbasin asnjëherë sensin e realitetit por të jenë mjeti efikas për t’i shërbyer qytetareve dhe nevojave të tyre më të domosdoshme. Ndaj unë kam besim se Ju do të dini tu përgjigjeni këtyre sfidave dhe të jepni një kontribut shumë të rëndësishëm për mirëqeverisjen e vendit dhe përfaqësimin e aspiratave të gjithë të rinjve shqiptare sepse LRI është Energji e Re.
0x323030392d31322d3233 Meta-KDK LRI.JPG 17:30)