16 Feb Mesazhi i ngushëllimit të Kryetarit të LSI-së
Posted at 03:43h
in Archived Articles
” Mesazhi i ngushëllimit të Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta pas homazheve për Baba Reshat Bardhin
Unë e shoqërova Baba Reshat Bardhin si deputet i Skraparit në atë kohë në këtë përpjekje të parë që ai bëri për të rilindur një traditë që ishte ndërprerë në mënyrë të dhunshme nga regjimi i mëparshëm.
Të gjithë e kanë vënë re edhe ju si përfaqësues të medieve që ky është një nga evenimentet më të mëdha që ka marrë përmasa kombëtare ku marrin pjesë me dhjetëra qindra mijëra jo vetëm besimtarë bektashinj por qytetarë nga Shqipëria Kosova e Maqedonia.
Kjo tregon jo vetëm suksesin e jashtëzakonshëm që pati Baba Reshati për rilindjen e këtij besimi por njëkohësisht tregon edhe që kjo vepër e tij kjo vepër që ai ka lënë pas do ët jetojë dhe kjo e bën atë të pavdekshëm jo vetëm për besimtarët bektashinj por për të gjithë shqiptarët dhe ajo që është më e rëndësishme është ajo që Baba Reshat Bardhi dha një kontribut të jashtëzakonshëm për harmoninë ndërfetare në Shqipëri që është një ndër pasuritë më të mëdha që ka populli dhe kombi ynë dhe kjo është një tjetër arsye për të qenë mirënjohës gjithmonë këtij njeriu me veti vërtet hyjnore.
0x323031312d30342d3034 20:44)”