14 Feb Mblidhet në Romë Komisioni Ndërkombëtar i Ballkanit. Merr pjesë edhe Kryetari i LSI-së
” Mblidhet në Romë Komisioni Ndërkombëtar i Ballkanit. Merr pjesë edhe Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta Dy vjet pas fillimit te punes dhe nje vit pas publikimit te raportit “Ballkani ne te Ardhmen e Evropes” Komisioni Nderkombetar mbi Ballkanin mbajti takimin e tij perfundimtar ne datat 8-9 Maj 2006 ne Rome. Në këtë takim merrte pjesë edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta që është anëtar i këtij Komisioni.
Ne deklaraten e leshuar sot anetaret e Komisionit paralajmeruan Bashkimin Evropian rreth rreziqeve qe mund te sjellë mosdhenia e nje perspektive te qarte per vendet e Ballkanit Perendimor.
Bashkimi Europian duhet t’u përmbahet angazhimeve të Selanikut për Ballkanin Perëndimor. Kështu apeloi Komisioni Ndërkombëtar i Ballkanit në një deklaratë për shtyp. Për herë të parë reagohet publikisht ndaj zbehjes së vullnetit të BE-së për zgjerimin me vendet e rajonit. Kryetari i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin z.Xhuliano Amato u shpreh se mbledhja e Salzburgut e ministrave të jashtëm të BE tregoi se procesi i anëtarësimit nuk do të varet vetëm nga plotësimi i standarteve nga vendet e rajonit por edhe nga kapacitetet absorbuese të BE-së. Bashkimi Europian nuk duhet të shtojë pengesat për Ballkanin Perëndimor por t’u përmbahet premtimeve të Samitit të Selanikut të vitit 2003.
Ndërkaq kreu i LSI-së Meta pas mbledhjes së Komisionit
të Ballkanit u shpreh se pavarësisht problemeve në rritje të vetë BE-së nuk duhet harruar se vetëm anëtarësimi në
BE i vendeve të rajonit është garancia për paqen e sigurtë të Ballkanit dhe Europës.
Komisioni Ndërkombëtar i Ballkanit i zhvilloi punimet prej dy ditësh në Romë. Në këtë takim merrte epjesë edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta si anëtar i këtij Komisioni.
Komisioni ka pasur një qëndrim të vazhdueshëm në mbështetje të intesifikimit të marrëdhënieve midis BE-së dhe rajonit si dhe në përshpejtimin e ritmeve të integrimit të tij në Bashkimin Europian
0x323030362d30352d3039 AKTIVITETE 12:35)”