14 Feb Mblidhet Kryesia e LSI. Kryesia merr vendim për lëvizje të reja në drejtim të bashkëpunimit me socialistët e bazës
” Mblidhet Kryesia e LSI. Kryesia merr vendim për lëvizje të reja në drejtim të bashkëpunimit me socialistët e bazës Sot pasdite u mblodh Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integim. Objekti i mbledhjes së kryesisë ishte raportimi i anëtarëve të Kryesisë mbi gjendjen e strukturave të LSI në rrethet e ndryshme të vendit. Secili prej anëtarëve të Kryesisë analizoi situatën e LSI-së në varësi të rretheve të patronazhit. Ajo që u evidentua ishte fakti që LSI tashmë është një forcë tërësisht e strukturuar dhe e organizuar në të gjithë Shqipërinë. Organizatat e LSI janë të ngritura në çdo komunë dhe Bashki si dhe në çdo qendër votimi. Ndërkaq anëtarët e Kryesisë raportuan edhe për përgatitjen e strukturave të LSI-së për sfidën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Ndërkaq në pjesën e dytë të mbledhjes së Kryesisë u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe veçanërisht për situatën e marrëdhënieve me Partinë Socialiste dhe partitë e tjera të majta. Kryesia e LSI-së vendosi që të ndërmarrë lëvizje të reja në drejtim të bashkëpunimit me socialistët e bazës dhe me të gjithë të majtët që kërkojnë fitoren e të majtës në zgjedhjet e ardhshme vendore për të krijuar mundësinë edhe për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme për të larguar kështu parlamentin e Mega-Dushkut dhe si rrjedhojë edhe rikthimin e legjitimitetit të institucioneve.
Për këtë arsye Kryesia e LSI-së vendosi që të thërrasë javën e ardhshme Komitetin Drejtues Kombëtar (KDK) të LSI-së për të diskutuar lëvizjet e reja në kuadrin e bashkëpunimit të së majtës.
0x323030362d30352d3133 AKTIVITETE 12:36)”