Mblidhet konventa e LSI se Tiranes

Mblidhet konventa e LSI se Tiranes

Mblidhet konventa e LSI se Tiranes

Shqiptarët janë lodhur nga bojkotet që cënojnë interesat e vendit sepse shqiptarët janë lodhur me fjalime anti-amerikane dhe anti-europiane.

 

Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Konvetën e LSI së Kryeqytetit

 

“Përshëndetje motra dhe vëllezër të kryeqytetit! Përshëndetje të veçanta Lëvizjes Rinore për Integrim dhe ekipit të ri drejtues të kryeqytetit që vetëm pak ditë më parë më parë u zgjodh në mënyrën më të emancipuar dhe më demokratike sipas parimit “një anëtar një votë” nga të gjithë anëtarët e LSI-së së Tiranës. Sot është një ditë e rëndësishme për të falënderuar të gjithë ju anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës për atë manifestim të shkëlqyer që realizuat më 26 shtator ku treguat se LSI është forca politike me shumë të ardhme sepse është e vendosur të qëndrojë gjithnjë e hapur dhe demokratike. Ju treguat se forca e LSI-së nuk janë ata që përfaqësojnë sot në qeverisjen e vendit në nivele të ndryshme por forca e LSI-së janë anëtarët e thjeshtë të saj janë rinia e saj dhe janë intelektualët e mrekullueshëm si Shezai Rrokaj Edmond Panariti apo edhe Enver Roshi e shumë e shumë të tjerë të cilat janë angazhuar dhe kontribuojnë në këtë forcë politike për t’i shërbyer emancipimit të politikës shqiptare por njjëkohësisht për të hedhur ide të rëndësishme për zhvillimin e këtij vendi dhe të shoqërisë sonë.

Meqenëse ky është takimi i parë me të gjithë anëtarët e LSI-së së kryeqytetit për një kohë relativisht të gjatë unë dua t’ju kërkoj ndjesë për mungesën time objektive për një vit pranë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë në Tiranë dhe në të gjithë vendin. E di se shumë gjëra më mirë mund të ishin bërë nga të gjithë ne gjatë vitit të parë të kësaj eksperiencë të re me prezencën tonë në qeverinë e koalicionit. Por unë jam krenar dhe besoj se me mua edhe ju të gjithë sepse gjatë këtij viti ne kemi arritur të konsolidojmë një proces jetik për integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në një vit ne arritëm të përmbushim jo pak por me qindra kushte nga udhërrëfyesi i Komisionit Evropian në mënyrë që qytetarët shqiptarë të fitojnë të drejtën për të udhëtuar më në fund të lirë në hapësirën shengen të Bashkimit Evropian. Për këto arritje janë bërë me qindra ligje vendime qeverie dhe akte të tjera nënligjore për këto arritje janë bërë me dhjetëra miliona euro investime jo vetëm për dokumentet e sigurisë së qytetarëve shqiptarë por janë investime të jashtëzakonshme për të forcuar dhe noterizuar kufijtë e Shqipërisë për të sjellë në një standard të ri luftën kundër krimit të organizuar. Ndaj votimi i Parlamentit Evropian nuk ishte një dhuratë për Shqipërinë dhe shqiptarët por ishte një mirënjohje dhe një vlerësim i arritjeve të jashtëzakonshme të Shqipërisë në më pak se një vit. Në këtë mënyrë ne do mbajmë premtimin tonë kryesor afatshkurtër gjatë këtij mandati që shqiptarët të lëvizin pa viza brenda këtij viti. Por ne e dimë shumë mirë se heqja e vizave është vetëm një stacion më pranë Bashkimit Evropian ne e dimë shumë mirë se duhet akoma më shumë punë energji përkushtim angazhim në mënyrë që shqiptarët standardet evropiane më parë t’i arrijnë këtu në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ndaj ky është dhe angazhimi ynë më i rëndësishëm dhe novator. Ne për këtë kemi nevojë të domosdoshme jo thjesht angazhimin e përfaqësuesve tanë në qeveri dhe në nivele të tjera. Për këtë kemi të domosdoshme edhe angazhimin e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kjo është ftesa që unë i bëj sot të gjithë anëtarëve të kryeqytetit dhe përfitoj nga ky takim për t’ua bërë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë në të gjithë Shqipërinë. Sot është koha që të gjithë përfaqësuesit e LSI-së në pushtet duke filluar që nga unë i pari e në të gjitha nivelet t’i harrojnë të shtunat dhe të dielat. E shtuna dhe e diela jonë është me anëtarët dhe me simpatizantët tanë në të gjithë Shqipërinë. Procese të mëdha na presin dhe Shqipëria ka nevojë për angazhimin tonë të jashtëzakonshëm. Unë ju falënderoj për gatishmërinë tuaj. Sot të gjithë përfaqësuesit tanë në qeverisje duhet të harrojnë që të ndërrojnë numrat e celularëve me qëllim që anëtarët e tyre të LSI-së të mos i shqetësojnë gjoja në telefon. Ministra zëvendësministra drejtorë apo edhe nëpunës të thjeshtë duhet të bëjnë atë që bëri dje Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili që vajti në një fshat të largët të Beratit për të takuar një fëmijë me probleme shëndetësore. Kristina Agalliu një vajzë 12-vjeçare e cila ka nevojë për ndihmën tonë për ndihmën e shtetit për ndihmën e shoqërisë që të jetojë në mënyrë të shëndetshme si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Ne e dimë se mrekullitë nuk mund të ndodhin brenda një dite dhe as brenda një viti kur bëhet fjalë për standarde ekonomike dhe sociale por mrekullia bëhet çdo ditë me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë neve. Mrekullia bëhet duke qenë të vendosur në objektivat tona duke u kujtuar për njerëzit dhe për elektoratin jo një herë në katër vjet por çdo ditë të javës. Ndaj ky është angazhimi ynë i Lëvizjes Socialiste për Integrim ne nuk jemi nga ato forca politike që u kthejnë kurrizin anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre pasi vijnë në pushtet. Ne nuk jemi forcë politike e cila ka vendosur të vegjetojë duke qëndruar në pushtet. Jo! Ne jemi n
jë forcë politike për integrimin e Shqipërisë dhe kemi hyrë në një koalicion për integrimin e Shqipërisë Ne kemi hyrë në një koalicion për t’i dhënë jetë dhe për t’i dhënë një perceptim të prekshëm çdo ditë të ardhmes së qytetarëve shqiptarë dhe këtë duhet të demonstrojmë çdo ditë jo vetëm duke punuar me përkushtim për qytetarët në qeverisje por edhe duke i takuar anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe duke i kërkuar mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre.

Ne e dimë se varfëria mbetet ende një problem serioz për një pjesë të mirë të qytetarëve tanë por jemi të vendosur për të luftuar varfërinë dhe kjo do të bëhet me politika ekonomike të cilat do të nxisin më tej sipërmarrjen e mesme dhe të vogël me politikat tona të cilat do të përshpejtojnë interesimin e projekteve shumë të rëndësishme dhe investimeve të huaja në Shqipëri duke thyer çdo barrierë burokratike dhe korruptive. Ne nuk i kemi harruar përfaqësuesit e biznesit fason përkundrazi do të jemi shumë më pranë tyre dhe gjithë atyre familjeve të cilat mbahen me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm jo vetëm për ta por edhe për ekonominë shqiptare.

Ne jemi të bindur se vullneti ynë jo vetëm që nuk është zbehur gjatë këtij viti por ky vit ka qenë i mjaftueshëm për të reflektuar dhe për të përmirësuar punën tonë në qeverisjen e vendit dhe sidomos raportin tonë me njerëzit tonë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së. Meqenëse këtu jemi përpara anëtarëve të LSI-së së kryeqytetit unë ju falënderoj edhe një herë për atë që keni bërë deri tani dhe jam plot besim se në ekipin e ri dhe plot ambicje të drejtuar nga Prof. Dr. Shezai Rrokaj në zgjedhjet e ardhshme LSI-ja do të arrijë një rezultat spektakolar në kryeqytet në mënyrë që Tirana të jetë e qytetarëve të saj. Që Tirana të jetë e të rinjve të saj që Tirana të jetë e të moshuarve që aq shumë kanë sakrifikuar për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Ne kemi shumë detyrime ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve. Sepse ne nuk i kthejme kurrizin anëtarëve dhe simpatizantëve pasi vimë në pushtet.

 

Për gjashtë vjet anëtarët dhe simpatizantët tanë kanë qënë në një presion të vazhdueshëm anti-demokratik për shkak të zgjedhjeve dhe kodeve anti-LSI. Por vullneti ynë për të punuar dhe për të respektuar kushtet e garës kur i vendosin të tjerët vullneti ynë për ta parë demokracinë si një proces të pa ndërprerë na ka bërë të jemi sërisht sot më të fortë dhe më të bashkuar si asnjëherë tjetër sepse kjo forcë politike ka energji rinore të pa shtershme.

 

Ne jemi në një koalicion me PD për shkak të marrëveshjes e cila është marrëveshja për integrim dhe ne i kemi qendruar dhe do i qëndrojmë kësaj marrëveshje sepse ajo është në interesin e të gjithë qytetarëve shqiptar. Sepse ajo është në shërbim të të gjithë shqiptarëve pa dallim partiake sepse interesat e vendit janë interesat më të rëndësishme për LSI.

Ne e kemi ruajtur dhe do e thellojmë indetitetin tonë si forcë politike e të majtës europiane si një forcë politike që në themelin e saj ka solidaritetin dhe humanizmin si forcë politike që ka prokupim kryesor shtresat më në nevojë të shoqërisë sonë.

 

Ne jemi të sigurtë që sfidat e ardhshme janë ato sfidat ku ne do të hyjmë krenarë ku ne do të hyjmë me besim të plotë ku ne kemi bërë zgjidhjen më të mirë për qytetarët dhe për Shqipërinë. Janë sfidat ku ne do të dalim fitues sepse shqiptarët janë lodhur nga politika destruktive sepse shqiptarët janë lodhur nga bojkotet të cilat cënojnë interesat e vendit sepse shqiptarët janë lodhur me fjalime anti-amerikane dhe anti-europiane.

Shqiptarët janë më të vendosur se kurr për integrim për dinjitet dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

0x323031302d31302d3131 LSI_(10).JPG 22:00)