Mblidhet Komiteti Kombetar Drejtues i LSI

Mblidhet Komiteti Kombetar Drejtues i LSI

Mblidhet Komiteti Kombetar Drejtues i LSI

KDK vendosi:  Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së të zgjidhet Luan Rama N/Kryetar Petrit Vasili dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çela.

Komiteti Drejtues Kombëtar (KDK) forumi më i lartë drejtues i LSI-së diskutoi për situatën politike që po kalon vendi organizimin e LSI-së në kuadër të përballimit të sfidave te ardhëshme si dhe rolin i LSI-së në proceset integruese të vendit dhe në qeverisje. Gjithashtu gjatë takimit përfaqësuesit e LSI-s në Qeveri bënë një pasqyrë të punës së arritur deri më sot pas tetë muajsh qeverisje si dhe prezantuan projektet për të ardhmen.
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi u ndal në kontributin që ka dhënë LSI-ja gjatë kësaj kohe në qeverisjen e vendit duke theksuar në mënyrë të veçantë procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin në Bashkimin Europian.
 
Z. Meta theksoi se LSI-ja ka dhënë kontribute të rëndësishme jo vetëm për qeverisjen e vendit por edhe duke intensifikuar përpjekjet për integrimin në BE. Ndër të tjera ai theksoi LSI-ja do të vazhdojë të jetë një forcë kontribuuese për arritjen e standardeve europiane dhe ftoi që pjesë e kësaj alternative të bëhet dhe opozita duke hequr dorë nga retorika negative.
Kryetari i LSI-së z. Meta duke folur për kontributin e LSI-së- theksoi se në vazhdën e garantimit të standardeve duhet të jetë dhe përgatitja e Kodit Zgjedhor. Proces në të cilin LSI-ja do ti kushtojë rëndësi angazhimit për një “një reform& ndryshe nga reforma e bërë për zgjedhjet e 28 qershorit sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
 
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Kryetari i LSI-së z. Meta thekoi se afrimi i zgjedhjeve lokale duhet të shoqërohet dhe më përgatitjet përkatëse nga LSI-ja duke i kushtuar rëndësi problemeve që kanë qytetarët por dhe profilit të kandidatëve që do të përfaqësojnë LSI-në në këto zgjedhje.
 
Ministrat Dritan Prifti dhe Petrit Vasali gjatë takimit pasqyruan para anëtarëve të KDK-së reformat e ndërmarra gjatë këtyre të tetë muajve qeverisje.
 
Në përfundim të takimit Komiteti Drejtues Kombëtar bënë disa ndryshime në lidershipin e LSI-së. Me propozim të sekretariatit dhe me votim unanim nga të pranishmit u vendos Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së të zgjidhet Luan Rama N/Kryetar Petrit Vasili dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çela.
 
 
 
 Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir META mbajtur sot gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK).
 
Meta: Opozita kundër integrimit të vendit
 
Meta: Rama ofron alternativën e Kirgistanit.
 
Meta: LSI garanci për qeverisjen e vendit.
 
Meta : PSasnjë kontribut për liberalizimin e vizave.
 
Jemi mbledhur për të ndarë së bashku konsideratat për situatën politike të deritanishme por edhe ato të pritshme dhe njëkohësisht për të shtuar kontributin tonë të përbashkët jo vetëm për përmirësimin e qeverisjes së vendit por në mënyrë të veçantë edhe për përballuar me sukses sfidat e ardhshme.
 
Në këtë kontekst do të theksoja se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme vendore të cilat po trokasin dhe do të jenë një test shumë i rëndësishëm për forcën tone politike.Por jo vetëm kaq edhe një mundësi e shkëlqyer për të treguar rritjen e vlerësimit të qytetarëve shqiptarë për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe jo vetëm të tregojmë se rezultati i LSI-së në 28 qershor për shkak të një kodi diskriminues vetëm ndaj saj nuk ka asnjë lidhje me realitetin elektoral që ekziston në Shqipëri dhe gjithashtu për të treguar se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u krijua për ti shërbyer interesave të një grupi të caktuar por është një forcë politike që hapur një rrugë të re dhe afatgjatë në Shqipëri me një investim gjatë këtyre viteve por edhe gjatë kësaj periudhe në qeverisjen e vendit është në shërbim të zgjerimit dhe intensifikim të kësaj rruge të re për politikën shqiptare që është rrugë e integrimit në Evropë që është rruga e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit rruga e dialogut politik e një konsensusi gjithë një më të gjerë social pasi dihet që në Shqipëri sot ofrohet edhe një alternativë tjetër që është alternativa për fat të keq e shprehur nga vet ata e Kirgistanit. Pra e shtyrjes së Shqipërisë në shkretëtira politike të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin në të cilin ndodhet ky vend si një vend anëtar i NATO-s për shkak të atij angazhimi dhe kontributi të jashtëzakonshëm të të gjithë shqiptarëve por njëkohësisht edhe për atë stad në të cilin sot ndodhet Shqipëria tetë muaj pas krijimit të kësaj qeverie koalicioni.
 
Është paradoksale t’ju kujtoj se ditën që dorëzohet Pyetësori i KE me përgjigjet e tij në Bruksel po atë ditë në Tiranë kryetari i partisë më të madhe të opozitës bën thirrje për mosbindje civile bën thirrje për konfrontim civil pikërisht për të dëmtuar dhe penguar përshpejtimin e procesit integrues në Evropë që është në interes të gjithë shqiptarëve përtej së majtës dhe përtej së djathtës.
 
Ne jemi krenar për një zgjedhje të vështirë që kemi bërë pas 28 qershorit e cila është konfirmuar qartë si zgjidhja më e drejtë dhe që ka konsoliduar akoma më tej profilin e Lëvizjes Socialiste për Integrim brenda dhe jashtë vendit si forcë konstruktive si forcë që sjell shpresë dhe besim si forcë që i kontribuon normalitetit demokratik që punon për stabilitetin makroekonomik të vendit që punon për zhvillimin ekonomik të vendit. Këto kohë shumë të vështira për të gjithë botën edhe për shtetet më të zhvilluara kur dihet se Shqipëria pavarësisht nga vështirësitë ende të shumta po realizon një performancë të vlerësueshme duke qenë një nga të paktat vende në Evropë që ka një rritje të qëndrueshme dhe pozitive ekonomike.
 
Nd&e
uml;rkohë ekziston edhe një alternativë tjetër ajo e përhapjes së panikut ajo e dëmtimit të besueshmërisë së vendit tek investitorët me qëllim për t’i larguar nga vendi apo dhe më keq ajo e denigrimit të sistemi bankar i cili është shumë i qëndrueshëm dhe i garantuar duke vënë në pikëpyetje të mëdha jo vetëm për seriozitetin e kësaj alternative por edhe për qëllimet e saj të mbrapshta që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët e saj shqiptarë.
 
Unë falënderoj dhe shpreh vlerësimet më të mira për gjithë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha nivelet e qeverisjes që kanë kontribuar në mënyrë të veçantë gjatë kësaj kohe për dy nga aksionet më të mëdha dhe që janë zhvilluar paralelisht një rast ky i paprecedent edhe për vende të tjera për ndërmarrjen më të madhe të gjithë qeverisë dhe administratës për t’ju përgjigjur në një kohë rekord Pyetësorit të Komisionit Europian. Së dyti për ndërmarrjen tjetër po kaq të madhe për përmbushjen në një kohë rekord të të gjitha detyrimeve të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.
 
Është për të ardhur keq që në këtë angazhim për dy gjëra të mëdha që kanë të bëjnë me interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve shqiptarë jo vetëm nuk kemi ndjerë mbështetjen dhe ndihmën e forcave të caktuara në opozitë por përkundrazi  vëmë re një mungesë përgjegjësie dhe një pasion fatkeq për të nxirë çdo gjë ndërkohë që nuk i bëjnë pyetjen vetes; Po ne çfarë kontributi dhamë për këto procese?
Është shumë e drejtë se përse shqiptarët sot kërkojnë që procesi i liberalizimit të vizave të ishte bërë që dje që pardje por unë mendoj se nuk kanë aspak të drejtë ata të cilët i kanë patur mundësitë për të realizuar shumë nga këto detyrime të këtij udhërrëfyesi që duke mos dhënë asnjë kontribut duke mos ardhur në Parlament që të votonin ligjet që duheshin për këtë proces kaq të rëndësishëm duke mos realizuar asnjë interpelancë përkundrazi vetëm kanë synuar dhe synojnë të frenojnë të bllokojnë një proces i cili jo vetëm është njohur nga partnerët ndërkombëtarë si shumë i suksesshëm i verifikuar në vend por njëkohësisht dhe një proces që u intereson gjithë qytetarëve shqiptarë.
 
Ndërkohë që ne punojmë për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon për të shpejtuar integrimin europian të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor njëkohësisht shikojmë dhe një alternativë tjetër e cila synon me pasion fals patriotik të na ktheje me dekada për të mos thënë shekuj mbrapa në marrëdhënie me fqinjët tanë që do të thotë se synon të shkatërrojë atë vlerë të jashtëzakonshme që ka Shqipëria sot për komunitetin ndërkombëtarë dhe aleatët tanë më të mëdhenj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për NATO-n dhe për BE-në si vendi i cili luan rolin më kyç në Ballkanin Perëndimor për të mundësuar paqen dhe stabilitetin dhe për të përshpejtuar integrimin e tij.
 
Pavarësisht nga të gjitha këto shqetësime dhe vërejtje që keni jemi të hapur për të bashkëpunuar dhe nxitur të gjithë faktorët në vend sepse ju e dini se ky është vendi i të gjithëve ky nuk është vendi shumicës dhe nuk është vetëm vendi i pakicës sepse shumicat dhe pakicat janë ndërruar dhe do të ndërrohen edhe në të ardhmen sepse ky është një vend normal demokratik një vend që është pranë integrimit në Bashkimin Europian ky është një vend i cili jep shpresë dhe besim për të gjithë dhe këtë gjë më mirë sesa kushdo e tregon rendja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri. Projekte jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të mëdha që do ta forcojnë pozitën strategjike të Shqipërisë për zhvillimin e gjithë rajonit tonë.
Unë do të doja të theksoja rëndësinë që vazhdimit të kontributit tonë në qeverisjen e vendit në mënyrën më aktive dhe konstruktive duke u kërkuar gjithë përfaqësuesve tanë të demonstrojnë jo vetëm profesionalizëm dhe aftësi por edhe integritet dhe njëkoësisht përkushtim në zbatimin e ligjit. Duke qenë se është hera e parë që Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë e re politike merr pjesë në qeverisjen e vendit kjo është edhe një periudhë e rëndësishme dhe përcaktuese për të ardhmen e kësaj force politike dhe për vlerësimin që do të japin të gjithë qytetarët shqiptarë për të.
 
Unë dua të shpreh bindjen time të plotë se objektivat tona të shpallura edhe në Planin për Veprim do të realizohen në kohën e duhur sipas axhendës edhe qeverisë edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim sipas mundësive në rritje të situatës ekonomike dhe financiare të vendit pasi në fund fare ne nuk do vlerësohemi nga ato që thotë njëri apo tjetri