Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së

” Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së

 


Zgjidhet Kryesia dhe drejtuesit e tjerë të Kryesisë dhe KDK-së

Është organizuar sot në ambientet e Hotel Tirana International mbledhja e parë e Komitetit të ri Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Objekti kryesor i kësaj mbledhje të parë të KDK-së së re të LSI-së ishte zgjedhja e kryetarit të ri të saj dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. 250 anëtarët e KDK-së votuan në mënyrë elektronike edhe për Zv kryetarin e LSI-së dy nënkryetarët dhe për Sekretarin e Përgjithshëm. Në fillim të mbledhjes fjalën e mori Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta  i cili i falënderoi dhe një herë të gjithë delegatët që ishin të pranishëm në Konventën Kombëtare Zgjedhore të cilët sipas z. Meta kontribuuan në mënyrë tepër aktive dhe të përgjegjshme në suksesin e kësaj konvente. Z. Meta i bëri dhe një herë thirrje klasës politike shqiptare për krijimin e një klime sa më konstruktive për procesin e integrimit por edhe për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas tij do të ishte e papranueshme që në këtë moment të rëndësishëm bashkimi dhe vetëdije mbarëkombëtare të jepnim mesazhet e festave paralele “Ndaj edhe për këtë duhet dialog duhet edhe për këtë bashkëpunim sepse këtu nuk do të jenë vetëm të gjithë shqiptarët e Shqipërisë por do të vijnë shqiptarë nga e gjithë bota do të vijnë personalitete ndërkombëtare për të nderuar kombin tonë dhe jo thjesht qeverinë apo opozitën tonë. Kjo kërkon një bashkërendim kërkon një ndërgjegjësim të momentit që kalojmë dhe që na teston e që e rrit më tej rolin e Shqipërisë apo e dëmton këtë rol në të ardhmen. Unë besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve për të demonstruar pjekuri rritje dhe fuqizim si vend e si komb në këtë 100-vjetor që po vjen” tha ndër të tjera z. Meta. Më pas Komiteti Drejtues Kombëtar vijoi me zgjedhjen e Komisionit të Votimit anëtarë të të cili u zgjodhën Petrit Sinaj Jori Prifti dhe Fatmir Fagu. Mbledhja e KDK-së procedoi më tej me procesin e votimit në mënyrë elektronike. Pas përfundimit të këtij procesi u printua po në mënyrë elektronike raporti i plotë i rezultateve. Kryetari i Komisionit të Votimeve Petrit Sinaj publikoi më pas rezultatet sipas të cilave kryetarja e re e Komitetit Drejtues Kombëtar do të jetë Erisa Xhixho. Zv. Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim që nga sot do të jetë z. Petrit Vasili. Komiteti Drejtues Kombëtar konfirmoi si Sekretar të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama. Gjithashtu Komiteti Drejtues Kombëtar vendosi që Klajda Gjosha dhe Ylli Manjani të jenë nënkryetarët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i Komisionit të Votimeve Petrit Sinaj publikoi gjithashtu edhe rezultatin e plotë të votimeve për anëtarët e rinj të Kryesisë së LSI-së të cilët do të jenë 25 anëtarë.  Në një deklaratë të posaçme për shtyp pak orë më vonë gjatë pasdites së sotme Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama pasi publikoi të gjithë emrat të cilët do të jenë anëtarë të Kryesisë së LSI-së u shpreh se në përbërje të kryesisë së re për herë të parë një forcë politike në Shqipëri arrin të bëjë realitet parimin e barazisë gjinore duke bërë të mundur që në këtë forum 50 për qind e përbërjes të jetë nga gratë dhe vajzat dhe njëherësh 30 për qind e kryesisë të jetë me anëtarë të propozuar dhe të zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim. “Pas përfundimit të një procesi të gjatë të ristrukturimit reformimit dhe riorganizimit tërësor të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas Konventës Kombëtare Zgjedhore e cila miratoi programet e rëndësishme që kanë të bëjnë me gjithë ecurinë dhe veprimin politik organizativ dhe elektoral të LSI-së pas kësaj Konvente pas zgjedhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar nga Konventa sot siç jeni në dijeni edhe për shkak të transparencës dhe transmetimit mediatik që iu bë asaj Komiteti Drejtues Kombëtar votoi dhe zgjodhi strukturat e tjera drejtuese dhe unë jam tani këtu për të komunikuar që kryesia e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim përbëhet nga 25 anëtarë. Në përbërje të kryesisë së re për herë të parë një forcë politike në Shqipëri arrin të bëjë realitet parimin e barazisë gjinore duke bërë të mundur që në këtë forum 50 për qind e përbërjes të jetë nga gratë dhe vajzat dhe njëherësh 30 për qind e kryesisë të jetë me anëtarë të propozuar dhe të zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim. Standarde të tilla tregues të tillë dëshmojnë jo vetëm faktin që Lëvizja Socialiste për Integrim i kthen në realitet angazhimet e saj.  Por këto përbëjnë edhe një vlerë të spikatur dhe natyrisht për shkak të ambicies sonë të angazhimit tonë të përkushtimit tonë në raport me standardin ku duam ta çojmë Shqipërinë nën moton ‘të ecim më shpejt ne këto tregues i kemi bërë realitet që në Konventën tonë Kombëtare në Komitetin Drejtues Kombëtar dhe në kryesinë e re” tha z. Rama. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së “Kryesia e re Komiteti i ri Drejtues Kombëtar Konventa e re dhe e gjithë delegatët e saj në proces do të nisin punën që nesër për të kthyer të gjithë atë çfarë u vendos në këto forume të rëndësishme në një program veprimi dhe angazhimi real në komunikim të vazhdueshëm permanent me qytetarët shqiptarë që të gjithë së bashku të ecim më shpejt që Shqipëria të ecë më shpejt drejt familjes europiane drejt realizimit të kësaj aspirate kombëtare”.  Kjo mbledhje e parë e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen pak ditë pas mbajtjes së punimeve të Konventës Kombëtare të LSI-së e cila n&e
uml;përmjet një procesi model dhe shumë të suksesshëm votimi dhe numërimi elektronik ku 2107 delegatë të LSI-së votuan për anëtarët e rinj të KDK-së.

Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së

Mirë se u mblodhët në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar. Dua t’ju uroj dhe një herë suksese në përmbushjen e angazhimeve të marra nga Konventa jonë zgjedhore. Po kështu dua të falënderoj dhe një herë të 2200 delegatët që kontribuuan në mënyrë tepër aktive dhe të përgjegjshme në suksesin e kësaj konvente. Është detyra jonë si Komitet Drejtues Kombëtar që të ndjekim zbatimin e vendimeve dhe të objektivave që vendosi kjo konventë në të gjitha drejtimet. Në radhë të parë në drejtim të forcimit të LSI-së të forcimit të demokracisë së saj të funksionimit të saj të konsolidimit të forumeve të saj. Në drejtim të përmirësimit të rolit të saj në qeverisjen e vendit të rritjes së rolit të saj si forcë e angazhuar thellësisht për integrimin evropian të vendit për krijimin e një klime sa më konstruktive për procesin e integrimit por edhe për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Do të ishte e papranueshme që në këtë moment të rëndësishëm bashkimi dhe vetëdije mbarëkombëtare të jepnim mesazhet e festave paralele. Ndaj edhe për këtë duhet dialog duhet edhe për këtë bashkëpunim sepse këtu nuk do të jenë vetëm të gjithë shqiptarët e Shqipërisë por do të vijnë shqiptarë nga e gjithë bota do të vijnë personalitete ndërkombëtare për të nderuar kombin tonë dhe jo thjesht qeverinë apo opozitën tonë. Kjo kërkon një bashkërendim kërkon një ndërgjegjësim të momentit që kalojmë dhe që na teston e që e rrit më tej rolin e Shqipërisë apo e dëmton këtë rol në të ardhmen. Unë besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve për të demonstruar pjekuri rritje dhe fuqizim si vend e si komb në këtë 100-vjetor që po vjen. Nuk dëshiroj që të zgjatem më tej sepse detyra jonë tani është që të krijojmë forumet e tjera që ka kompetencë Komiteti Drejtues Kombëtar Kryesinë të zgjedhim drejtuesit e tjerë të Kryesisë dhe të këtij komiteti. Dua të kërkoj mirëkuptimin e të gjitha burrave por jemi të detyruar që të aplikojmë për zgjedhjen e Kryesisë e cila unë propozoj që të mos jetë më shumë se 25 anëtarë 50% me 50% zgjedhjen përveç kryetarit. Unë besoj në mirëkuptimin dhe solidaritetin e burrave pavarësisht se jam i bindur që një pjesë e mirë do të duan kohë që ta mirëkuptojnë këtë parim. Dua njëkohësisht që të gjithë ata që nuk kanë dalë anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të paraqiten pranë Sekretarit të Përgjithshëm për tu njohur me rezultatet e shpallura në mënyrë elektronike me minuta me sekonda me klikime dhe me gjithë renditjen në çdo kohë. Votimi elektronik është 100 herë më i mirë se sa ato votimet që ishim mësuar të bënin në të gjithë Shqipërinë me kutitë që vendoseshin nga anëtarët e Komisionit të Votimit. Ky është votimi më transparent më i pastër më i saktë më i ndershëm. Kjo natyrisht që nuk do të thotë që gjykimi ka qenë absolut për të gjithë sepse edhe njohja nuk ka qenë absolute për të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar por votimi më i mirë që ne mund të realizonin ishte ky dhe risia që sollëm. Ndaj duhet të fillojmë nga puna sepse përsëri do t’i nënshtrohemi votimit elektronik në mënyrë që rezultatet të dalin sa më shpejt. Falënderoj median për pjesëmarrjen dhe i ftojmë që vazhdimisht të jenë pjesë e procesit të votimit dhe të shpalljes së rezultateve. Edhe monitorimi i medieve na ka ndihmuar dhe na ndihmon për procese transparente.

0x323031322d31302d3331 AKTIVITETE _MG_3180.JPG ”