Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI. Miratohen komisionet politike pranë LSI

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI. Miratohen komisionet politike pranë LSI

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI. Miratohen komisionet politike pranë LSI Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) të saj. Në këtë mbledhje u miratua ristrukturimi i komisioneve politike pranë LSI të cilët do të marrin përgjegjësinë e hartimit të politikave organizimit të debateve mbi problematika dhe tema të ndryshme duke afirmuar më tej qëndrimet e LSI për çështje të ndryshme. Këto komisione do të jenë: Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe Çështjeve Elektorale Komisioni i Politikës së Jashtme Komisioni i Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit të Biznesit Komisioni i Energjetikës dhe Infrastrukturës Komisioni i Çështjeve Sociale Punësimit dhe Shanseve të barabarta Komisioni i Bujqësisë Ushqimit dhe Mjedisit Komisioni i Shëndetësisë Komisioni i Arsimit dhe Shkencës Komisioni i Artit dhe Kulturës Komisioni i Sporteve Komisioni i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme si dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare.   
 
Ndërkaq në fjalën e tij në këtë takim Kryetari i LSI z.Ilir Meta përveç të tjerave evidentoi edhe tre sfidat e LSI për vitin e ardhshëm të cilat janë kontributi i LSI për njohjen e pavarësisë së Kosovës kontributi për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe Reforma Zgjedhore bashkë me zgjedhjet e ardhshme lokale.  0x323030352d31322d3237 AKTIVITETE 14:2)