Mbi 2 mijë të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim të Tiranës

Mbi 2 mijë të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim të Tiranës

Mbi 2 mijë të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim të Tiranës japin garancinë për fitoren e LSI në 28 Qershor në Amfiteatrin e Liqenit Artificial

Meta: Koha për Veprim është Koha për Rininë

Meta: Vetëm politika e LSI dhe qeverisja e saj e ardhshme nga LSI do të garantojë punësim dhe mundësi për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë që të punojnë dhe të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim madhështor në Amfiteatrin në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Mbi 2 mijë të rinj e të reja kryeqytetas me energji dhe entuziasëm të jashtëzakonshëm premtuan mbështetjen e tyre të pakursyer për liderin e LSI z.Ilir Meta dhe për fitoren e LSI në 28 Qershor. Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho evidentoi Planin për Veprim që ka LSI për rininë.
Ndërsa duke marrë fjalën përmes një entuziasmi dhe energjie rinore lideri i LSI u shpreh se Koha për Veprim në radhë të parë është Koha për Rininë. Të jeni të sigurtë se nuk do të zhgënjeheni nga Ilir Meta se jam i vendosur t’ju udhëheq në një fitore sepktakolare në 28 Qershor sepse Ilir Meta ndryshe nga alternativat e tjera të lodhura nga korrupsioni i pushtetit ka me vete një forcë të jashtëzakonshme forcën më të madhe rinore në Shqipëri Lëvizjen Rinore për Integrim. Ndaj jam i lumtur të jem me ju këtu tha Meta ashtu siç kam qenë i lumtur të jem gjithmmonë me të rinjtë dhe të rejat e LRI në të gjithë Shqipërinë që nga themelimi i LSI. Jemi në një moment fatlum se vetëm  një muaj na ndan nga dita e takimit me historinë se 28 Qershori është vërtetë një ditë historike sepse do ndahemi me rregjimin korruptiv i dy forcave të vjetra që nuk mund të ofrojnë më asnjë alternativë shpresëdhënëse për rininë e Shqipërisë që e kanë lënë pa punë rininë e kanë lënë pa ambjente sportive pa ambjente kulturore dhe i përdorin të rinjtë vetëm për fasada.
Ku i kanë të rinjtë e forumeve të tyre si kandidatë për deputetë? Asgjëkundi nuk i kanë. Ndërsa një ndër tre kandidatët kryesorë të LSI është kryetarja e LRI Erisa Xhixho.
Meta u shpreh se parlamentit të Fazlliçëve dhe të Megadushkut po i vjen fundi. Ndaj koalicioni ynë është në rrugën e sigurtë të fitores dhe të jeni të sigurtë se në 29 Qershor fitorja i buzëqesh LSI-së i buzëqesh koalicionit tonë. Të jeni të sigurtë  se me vendosmërinë tonë me programin tonë me vizionin tonë me shpirtin tonë idealist me fuqinë tonë do ta motivojmë  elektoratin progresist dhe opozitar për të mundur Sali Berishën në 28 Qershor. Ilir Meta do punojë pa u lodhur në këtë muaj që ka mbetur për të unifikuar sa më shumë faktorë progresistë dhe opozitarë kundër Sali Berishës dhe njëkohësisht për të bashkuar opozitën e sotme dhe maxhorancën e 29 Qershorit u shpreh kreu i LSI. Meta theksoi se intrigantët janë të pashpresë për të përçarë të majtën dhe forcat progresiste sepse janë burracakë sepse nuk kanë asnjë vlerë njerëzore morale politike dhe shoqërore.
Ora e takimit me historinë po vjen tha Meta dhe ne do të mblidhemi këtu për të festuar fitoren në mesnatën e 28 Qershorit pikërisht në Tiranë në Durrës ku nesër do të hapim fushatën elektorale në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Sepse rinia e Shqipërisë nuk mund të jetë më fasadë e politikanëve që u ka kaluar koha. Rinia e Shqipërisë do të jetë vetvetja rinia e Shqipërisë do mundësi për punësim dhe vetëm politika e LSI dhe qeverisja e saj e ardhshme nga LSI do të garantojë punësim dhe mundësi për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë që të punojnë dhe të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre.

 

0x323030392d30352d3237 Meta takim me te rinjte 1.JPG 23:34)