16 Feb Manjani: Politika bllokuese e rrugës së vetme së fundmi po bojkoton dhe median e lirë.
” Manjani: Politika bllokuese e rrugës së vetme së fundmi po bojkoton dhe median e lirë. Braktisja e studios televizive ORA NEWS vetëm pak ore me pare nga ana e kandidatit te rrugës se vetme është në fakt një shprehje nervoze dhe njëkohësisht e sinqerte e strategjisë së Rrugës së vetme për të mos komunikuar me qytetarët pa lere pastaj me kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”.
Ka një braktisje të dukshme të debatit politik në media nga ana e Kandidatëve të rrugës së vetme. Kjo braktisje tregon në fakt se ata nuk kanë hyre në zgjedhje si alternativë konkurruese por si forcë bllokuese dhe dëmtuese të procesit të zgjedhjeve.
E kuptojmë zotin Shkëmbi në Pogradec se nuk ka c’tu thotë qytetarëve të Pogradecit për lejet e ndërtimit që ka dhënë në favor të shokëve të rrugës së vetme në Tiranë. Ashtu siç kuptojmë qartësisht të gjithë shokët e tij në të gjithë vendin që nuk kanë asnjë alternativë projekt apo ide për të konkurruar në këto zgjedhje.
E kuptojmë gjithashtu Ramën Shkëmbin dhe gjithë rrugëtarët e vetëm se I urrejnë ne kulm qytetarët shqiptar që po I braktisin çdo ditë por I ftojmë ata të qetësohen dhe te kenë kurajon ti informojnë ato sipas ligjit.
Por nuk mirëkuptojmë as Shkëmbin e as guralecët e rrugës së vetme teksa përpiqen të vënë në vështirësi organizative median e lirë që po pasqyron këtë fushatë jo pa vështirësi. Qëllimi i tyre është i qartë mbyllja e gojës së medias duke u fshehur pas parimit të balancës politike. Kështu e koncepton rolin e medias rruga e vetme.
Njëkohësisht LSI e angazhuar në “Aleancën për Qytetarin” do të vazhdojë komunikimin me qytetaret dhe është e gatshme të debatojë me cilindo kandidat me projekte konkrete. Në do të vazhdojmë komunikimin tonë sepse në demokraci ka një rrugë të vetme dhe ky është debate dhe komunikimi. Heshtja dhe braktisja janë sindroma diktaturash prej të cilave shqiptarët janë ndare 20 vite më pare.
0x323031312d30342d3136 Y.Manjani konference.jpg 15:1)”