Manjani :Edi Rama të kërkojë ndjesë viktimave të 21 Janarit

Manjani :Edi Rama të kërkojë ndjesë viktimave të 21 Janarit

Manjani :Edi Rama të kërkojë ndjesë viktimave të 21 Janarit

Deklaratë për shtyp.

Ylli MANJANI
Sekretar për Çështje Zgjedhore në LSI

Manjani :Edi Rama të kërkojë ndjesë viktimave të 21 Janarit

Një vit më parë shefi i opozitës Shqiptare pasi sajoi me dashje direkte një të ashtu- quajtuar video-përgjim nxiti turma të dhunshme kundër institucioneve të vendit dhe rendit kushtetues.  Gjatë gjithë vitit të shkuar e deri më datë 16 të këtij janari shqiptarët panë të cmontohen një e nga një të gjitha elementet e skenarit të dhunës nëpërmjet mashtrimit të opinionit publik nga zoti Edi Rama. 
Pjesë e rëndësishme e këtij skenari dhune u bënë edhe produktet e halucinacioneve (fatkeqsi njerzore kjo) të ish-ministrit të Ekonomisë sot me detyrën e Limonit të shtrydhur në partinë e Edi Ramës. Them limon i shtrydhur sepse produktet e tij të halucinacionit tashmë mesa duket nuk i interesojnë më regjisorit të tij politik.
Zotërinjtë limonë të shtrydhur që kapën veten në flagrancë duke ndarë jo thjesht euro të fëlliqura por interesa korruptive në kurriz të detyrave publike që mbanin dhe që u vunë në dispozicion të dhunës dhe destabiliteti kushtetues nuk kanë pasur e as kanë mbështetje politike nga LSI. Ata prej kohësh gëzojnë mbështetjen dhe mbrojtjen politike të partisë së zotit Rama (jo partisë së socialistëve shqiptarë).
Duam sot të sigurojmë opinionin publik se as streha politike e partisë së zotit Rama e as imuniteti juridik i prokurorisë së Republikës nuk i shpëton dot ata nga përgjegjësia para ligjit. Këta zotërinj janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 Janarit dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans t’i shpëtojnë drejtësisë. Për këtë jemi të bindur tashmë në provat që kanë lëne vetë këtë radhë me zë e me figurë. Kam edhe autorizimin e zotit Braho të kërkoj ndjesë nëse për arsye etike zëri ishte i ulur mbrëmë në atë video të tmerrshme që pamë.
LSI denoncon sot edhe njëherë publikisht se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura që vijnë nga pushteti i pamerituar i përfaqësuesve publikë (sot limonë të shtrydhur) është e pa pranueshme dhe madje e dënueshme.
Ne nuk kemi punë me fatin politik e personal të askujt që ka probleme me ligjin dhe me drejtësinë. Por si parti politike kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend minimalisht tu kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top ndërkohë që vetë u fshehën pa burrësisht dhe fërkuan duart kur numëruan viktimatqë ju interesuan paturpsisht.
Ndjesa është element njerezor i domosdoshëm në politikë pendesa nuk i duhet askujt! E nëse lideri i dhunës vazhdon të përdorë pendesën si mjet komunikimi atëhere zoti i ruajt të gjitha ata që i shkojnë pas këtij njeriu!

0x323031322d30312d3230 Ylli-Manjani.jpg 13:57)