17 Feb Manjani :_36
” Manjani :_36725_ anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë
Nesër më datë 20 Tetor 2012 _36725_ anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë. Ky moment shënon fillimin e rikompozimit të forumeve drejtuese të partisë.
__159___ qendra votimi në gjithë Shqipërinë do të çelen nesër në orën 08.00 të paraditës për të votuar për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Nesër garojnë dy kandidatë : Ilir Rexhep Meta dhe Luan Mersin Rama. Të dy kandidatët janë renditur në fletën e votimit modeli I së cilës është bashkëngjitur.
Në cdo qark është ngritur dhe funksionon një komision Zonal i cili koordinon gjithë procedin e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve në cdo qendër votimi të ngritur në nivel bashkie apo komune. Janë shpërndarë tashmë të gjitha materialet e votimit si; fletë votimi modele pocesverbalesh vula; kuti votimi e matriale të tjera të nevojshme për votim.
Votimi zgjat deri në orën 17.00 orar ky mjaftueshëm për të gjithë anëtarët e partisë për të zgjedhur alternativën që dëshirojnë.
Numërimi i votave do të bëhet në nivel qarku nga grupet e numërimit në komisionet zonale të zgjedhjeve.
Ky është vetëm hapi i parë i rinovimit të forumeve drejtuese. Javën e ardhme do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI e cila me votim e numërim elektronik do të zgjedhje kryesinë e partisë. Kjo risi teknologjike aplikohet për herë të parë në një parti politike.
Komisioni qëndror I zgjedhjeve do të njofotjë opinionin pubik për zhvillimet e mëtejshme të procesit zgjedhor.
0x323031322d31302d3139 _LSI_-_FLETË_VOTIMI.jpg 13:37)”